Friday, October 31, 2014

Rritja e pagave dhe pensioneve nis nga 15 korriku

Kryeministri Sali Berisha garantoi dje shqiptarët se rrogat dhe pensionet do të rriten. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se do të bëhet si edhe është premtuar. “Të dashur miq, rrogat dhe pensionet do të rriten. Ne mbajmë premtimet! sb”, shkruan Berisha. Për të tetin vit radhazi, qeveria e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha ka marrë vendimin për të rritur pagat dhe pensionet duke ndikuar sërish në rritjen e të ardhurave të plot 840 mijë familjeve. Prej 15 korrikut, rritja e pensioneve nis për të gjithë pensionistët. Janë mbi 600 mijë të moshuar që përfitojnë nga vendimi i qeverisë për rritjen e pagesës së moshës së tretë, të të gjithë kategorive. Fondi prej 1.6 miliardë lekësh mbulon rritjen e gjithë pensioneve. Rritja prej katër për qind do të thotë se pensioni minimal i pleqërisë pëson një rritje prej 445 lekësh në muaj. ISSH do të fillojë me rritjet e pensioneve dhe nga 15 korriku të gjithë pensionistët që do të marrin pensionin pranë qendrave paguese do t’i tërheqin ato me gjithë rritjen. Rritjen në masën 4% do e përfitojnë të gjithë pensionet e pleqërisë, pensionet familjare dhe të invaliditetit të qytetit, ndërsa rritjen në masën 5% do e përfitojnë të gjithë pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjar në fshat. Po kështu, rritjen në masën 4% do e përfitojnë edhe të gjithë pensionet e ish-ushtarakëve të caktuara dhe rillogaritura sipas Ligjit 10142, datë 15.05.2009, trajtimet e veçanta të pilotëve fluturues, të detarëve, të ish-punonjësve të ndërmarrjeve ushtarake, të ish-punonjësve të nëntokës, si dhe pensionet suplementare të profesorëve, shprehen burimet zyrtare pranë ISSH-së. Në total numri i përfituesve nga rritja e pensionit është mbi 600 mijë persona, nga të cilët 291.893 pensione pleqërie urbane, 50 167 pensione invaliditeti urbanë dhe 50 656 pensione familjare urbane. Në fshat, përfitojnë mbi 160 188 pensionistë, si dhe mbi 30 900 persona nga programe speciale si ushtarakë, minatorë, punonjës të ish-industrisë ushtarake/pilotë/detarë dhe profesorë, bëjnë të ditur ekspertët. Pas kësaj rritjeje, pensionisti, krahas të ardhurave nga pensioni do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera, që jepen me vendime të veçanta të qeverisë, si 150 lekë kompensim në muaj për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike të pensionistit.
N. MERSINLLARI

Video - Momenti i ekzekutimit te biznesmenit Santo

Facebook Fun Page

Kerko Lajme

Suplement ne EKSPRES.AL

Me te Lexuarat


Warning: Invalid argument supplied for foreach() in W:\inetpub\vhosts\rilindjademokratike.com\httpdocs\web\modules\mod_mostread\helper.php on line 75

Login Form