Thursday, September 18, 2014

Çmimi i biletave të transportit do të rritet me 25%

Rritja e çmimit të karburantit për shkak të paketës së re fiskale që po zbatohet nga qeveria në këtë Vit të Ri, rikthen kërkesat e shoqërive të transportit për rritjen e çmimit të biletave për autobusat që transportojnë pasagjerë, nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas. Sipas drejtuesit të kësaj shoqërie në Kukës, Sadri Laçi, rritja e çmimit të biletës është e pashmangshme, duke qenë se aktualisht drejtuesit e autobusave po punojnë me humbje, duke qenë se është rritur jo vetëm çmimi i naftës, por edhe pjesëve të këmbimit. Ai shton se, në total vlera e çmimit do të rritet me 25 për qind. Shoqëritë e transportit, duke parë rritjen e çmimit të naftës, thonë se ka vetëm një rrugë për parandalimin e rritjes së çmimit të biletave, që është ajo e rimbursimit të kësaj shume nga ana e shtetit, ndonëse qeveria e ka refuzuar kërkesën për rimbursimin e akcizës të karburanteve për shoqëritë e transportit publik. Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Financave ka vendosur të liberalizojë çmimin e biletës së autobusit. Kjo do të thotë që, kompanitë do ta vendosin vetë çmimin e biletës dhe abonesë, çka është në thyerje totale të ligjit. Këto kompani janë licencuar në kushtet e monopolit për të ofruar një shërbim publik. Pozita e monopolit u është ofruar që të mund të realizojnë fitime të arsyeshme, ndërsa u ofrojnë një shërbim të përballueshëm për qytetarët. Kërkesat e Shoqatës Kombëtare të Transportit qytetas për rritje të biletës së transportit urban nga 30 lekë në 50 lekë, sollën në fillim reagimin e shoqatave që mbrojnë të drejtat e konsumatorit. Këto të fundit në takimin që ishte bërë nga Shoqata e Transportit Qytetas nuk ishin ftuar, edhe pse mbrojnë interesat e pasagjerëve, buxheti i të cilëve është kryesori që preket. Por, me rritjen e akcizës së naftës, kompanitë e transportit urban paralajmërojnë se çmimi i biletës nga 50 lekë që ishte kërkuar do të shkojë në 70 lekë. Nga ana sociale, çmimi i biletave është brenda limitit të fuqisë blerëse të konsumatorëve dhe çdo rritje sado minimale, do të dëmtonte rëndë ekonominë familjare të kësaj kategorie të popullsisë.

700 lekë bileta e linjave urbane brenda Tiranës

Vetëm pak ditë më parë operatorët e linjave urbane deklaruan se duan që çmimi i biletave të autobusëve të jetë 700 lekë. Tani qeveria ia ka përmbushur dëshirën atyre në kurriz të qytetarëve. Ministria e Financave ka vendosur të liberalizojë çmimin e biletës së autobusit. Kjo do të thotë që kompanitë do ta vendosin vetë çmimin e biletës dhe abonesë, çka është në thyerje totale të ligjit. Këto kompani janë licencuar në kushtet e monopolit për të ofruar një shërbim publik. Pozita e monopolit u është ofruar që të mund të realizojnë fitime të arsyeshme, ndërsa u ofrojnë një shërbim të përballueshëm për qytetarët. Tani që ata vendosin të rrisin çmimin sipas planeve të tyre të brendshme financiare, duhet që edhe pozitën e monopolit të mos e gëzojnë më. Prandaj, nëse qeveria liberalizon çmimin, duhet të liberalizojë edhe hyrjen në treg të operatorëve të tjerë. Mendoj se heqja e të gjitha barrierave të hyrjes do të jetë zgjidhja më e drejtë për shërbimin e transportit publik. Furgona, autobusë dhe mikrobusë mund të ofrojnë këtë shërbim me tarifa konkurruese. Kështu, tregu i lirë do të tregojë se cili është niveli i drejtë i çmimit. Tani kompanitë do e vënë çmimin vetë. Rreziku qëndron në faktin se i hiqet e drejta institucioneve të kontrollojnë abuzimet dhe çmimet pritet që të shkojnë në stratosferë dhe do e bëjnë gati të pamundur udhëtimin edhe me autobusë. Vetëm pak ditë më parë, operatorët e këtyre linjave urbane deklaruan se kërkojnë që çmimi i biletave të autobusëve të jetë 700 lekë. Tani, qeveria ia ka përmbushur dëshirën këtyre operatorëve në kurriz të gjithë shqiptarëve, që përdorin këto mjete të transportit publik. Tani qeveria po u thotë vendosni çmimet sa doni dhe mos pyesni për njeri.

Video - Momenti i ekzekutimit te biznesmenit Santo

Facebook Fun Page

Kerko Lajme

Suplement ne EKSPRES.AL

Me te Lexuarat


Warning: Invalid argument supplied for foreach() in W:\inetpub\vhosts\rilindjademokratike.com\httpdocs\web\modules\mod_mostread\helper.php on line 75

Login Form