Sunday, October 26, 2014

Ngrihet Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqyrtoi dhe votoi kandidaturat për gjyqtarët, që do të përbëjnë trupën gjyqësore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si dhe plotësimin e disa vendeve në Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë në rrethe. Për vendet e mbetura pa u plotësuar në Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Këshilli vendosi unanimisht përcaktimin e një afati të ri, brenda të cilit konkurrentët fitues të testimit të paraqesin kërkesë të re. Ky afat do të përfundojë në orën 16.00 të datës 10 korrik 2013.

Për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë:
1.    Afërdita Maho
2.    Arbena Ahmeti
3.    Avni Sejdi
4.    Bernina Kondi
5.    Bezart Kaçkini
6.    Elda Vrioni
7.    Elvana Çiçolli
8.    Emiljano Ruli
9.    Enerjeta Shehaj
10.    Erarbër Madhi
11.    Eriol Roshi
12.    Gentian Hamiti
13.    Gentian Medja
14.    Gentiana Muçaj
15.    Nafije Curri
16.    Selvie Gjoçaj

Për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës:
1.    Bari Shyti
2.    Elidon Papazisi
3.    Genci Sinjari

Për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë:
1.    Etleva Gjamo
2.    Sokol Ibi

Për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër:
1.    Valbona Durraj


Plotësohen 7 vakancat në Gjykatën e Apelit Tiranë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqyrtoi dhe votoi kandidaturat për gjyqtarë, për plotësimin e 7 vendeve vakante, në Gjykatën e Apelit Tiranë. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve të mëposhtëm:
1.    Agim Bendo
2.    Ervin Metalla
3.    Fatmira Hajdari
4.    Ilir Mustafaj
5.    Marie Qirjazi
6.    Ridvan Hado
7.    Shkëlqim Mustafa

Miratohen aktet e vlerësimit  profesional dhe etik për 11 gjyqtarë

Me propozim të disa anëtarëve të tij, Këshilli vendosi të shpallë si kryetar të Gjykatës së Apelit Gjirokastër zotin Dritan Banushi. Gjithashtu, KLD vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit. KLD në mbështetje të Ligjit Nr. 8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar dhe të vendimit Nr. 193/2, datë 11.05.2006 "Sistemi i vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve", i ndryshuar, pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, miratoi aktet e vlerësimit profesional dhe etik për 11 (njëmbëdhjetë) gjyqtarët e mëposhtëm:

-    Erarbër Madhi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë 
-    Etleva Gjamo, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
-    Afërdita Lika Maho, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
-    Olsi Xhavella, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
-    Hektor Sinani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
-    Enkelejda Doda, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë
-    Klodiana Gjyzari, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
-    Nazmi Troka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat
-    Arqile Basho, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
-    Herila Çela, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
-    Blerta Çibuku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Video - Momenti i ekzekutimit te biznesmenit Santo

Facebook Fun Page

Kerko Lajme

Suplement ne EKSPRES.AL

Me te Lexuarat


Warning: Invalid argument supplied for foreach() in W:\inetpub\vhosts\rilindjademokratike.com\httpdocs\web\modules\mod_mostread\helper.php on line 75

Login Form