Friday, August 22, 2014

Prerja e paligjshme e pyjeve, procedohen penalisht 4 persona

Prerja e paligjshme e pyjeve ka proceduar penalisht katër persona, një prej të cilëve funksionar shteti. Aksioni i zhvilluar ditën e premte synon parandalimin e prerjeve të paligjshme. Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier procedoi në gjendje të lirë, Shefin i Manaxhimit të Pyjeve në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Fier si dhe Administratorin e firmës "D.SH.P.K". Këta shtetas akuzohen se ka dhënë leje përmes shpërdorimit të detyrës për shfrytëzimin e një zone pyjore në bregdet, ndërkohë që është proceduar dhe administratori për prerjen e pyjeve në këtë zonë në bregdetin e Fierit.

Policia e Korçës procedoi në gjendje të lirë dy shtetas: K.J., 36 vjeç, banues në Drithas, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë rreth orës 22.30, në hyrje të qytetit të Maliqit, teksa në mjetin tip "Benz Mercedes" kishte ngarkuar 7 metro sterë lëndë drusore, të cilat i kishte prerë pa leje në pyllin e fshatit Moglicë. "Blutë" kapën në flagrancë një tjetër person me inicialet  T.F., 22 vjeç, banues në Pirg te Korçës. Ky person rreth orës 23.30, në hyrje të qytetit të Maliqit, u kap duke ngarkuar në mjetin tip "IFA", një sasi  lëndë drusore, të cilat i kishte prerë pa leje në pyllin e fshatit Moglicë. Për të dyja rastet lënda drusore u bllokua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prerje e pa ligjshme e pyjeve".

Login Form