Sunday, October 26, 2014

Poeti kërkoi t’i falej jeta, Kristaq Rama firmosi varjen

Më 9 gusht 1988, familjarët e Havzi Nelës kërkonin faljen e jetës dhe anulimin e vendimit për ekzekutim me varje të të afërmit të tij, por Presidiumi i Kuvendit Popullor, pjesë e së cilit ishte edhe Kristaq Rama nuk e pranoi.

Më 2 mars 2012, familjarët dhe shtresa e të përndjekurve politikë kërkon pendesën e djalit të atij që firmosi dënimin me vdekje të Havzi Nelës, por Kristaq Rama nuk pranon. Kjo është tragjedia, e cila ka përfshirë sërish familjarët e Havzi Nelës, kur 25 vite pas ekzekutimit të tij me firmën e Kristaq Ramës, djali i tij i mashtron për mbështetje ndaj viktimave të komunizmit dhe harron të kërkojë falje. Dekreti që dënoi me varje në litar poetin Havzi Nela në ditët kur diktatura po jepte shpirt, mban firmën e Kristaq Ramës, babait të kryetarit të PS, Edi Rama. Havzi Nela u arrestua më 15 qershor në katundin Brekijë. 15 qershor, ora 12 e mesditës - nis procesi hetimor. 24 qershor 1988 - dënimi i katërt, ose dënimi fatal. 25 qershor - bën ankim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 16 korrik - Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Kukës, pas firmosjes që kishte bërë Kristaq Rama. Më 2 gusht, Presidiumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin për ekzekutimin e Havzi Nelës. Më 10 gusht 1988, ora 2:00 pas mesnate kryhet ekzekutimi me varje në Kukës, tek stacioni i autobusëve.

Dokumenti

Dokumenti i Ministrisë së Brendshme, që mban firmën e ish-ministrit komunist, Hekuran Isai, mban datën 9 gusht 1988 dhe i drejtohet Degës së Brendshme të Kukësit, së cilës i kërkohet dënimi me vdekje i poetit. Ministria njofton degën e zonës se, Presidiumi i Kuvendit Popullor nuk i fali jetën të dënuarit. Vendimi ka dhe emrat e firmëtarëve të Presidiumit, mes tyre edhe Kristaq Rama, i ati i kryesocialistit Edi Rama. Emrat e aparatit të Presidiumit Popullor nisin me ish-presidentin Ramiz Alia, Rita Markon, Xhafer Spahiun, Emine Gurin, Sihat Tozajn, Eleni Selenicën, Faik Çinajn dhe vijon më tej me emrat e Kristaq Ramës, Lumturi Rexhës, Petrit Gaçes, Rrahman Hankun, Simon Ballabanin, Sotir Koçollarin, Stefan Qirjakon dhe Terezina Marubin. Të gjithë këta persona kërkuan ekzekutimin me varje të poetit Havzi Nela dhe vetëm disa muaj para rënies së perdes së komunizmit, në një kohë kur familjarët e tij kishin kërkuar faljen e jetës, gjakatarët vendosën ta dënojnë Nelën me varje në mes të qytetit të Kukësit. Mbi të rëndonte akuza e krimeve kundër shtetit për dy herë radhazi, ndërkohë që vendimi përfundimtar ishte varja në litar.

Kush ishte Havzi Nela

Poeti Havzi Nela ka lindur më 1934 në Kollovoz të Kukësit. Ai ishte njëri nga ata njerëz që s’u pajtua asnjëherë me të keqen. Qysh në shkollë të mesme nisi të formësohet dhe të marrë frymë ndjenja e rebelizmit ndaj padrejtësive të sistemit që po i ngrinte në sistem. Pasi kishte kryer shkollën pedagogjike në Shkodër, ai fillon punën në rrethin e Matit, por u bënë shkak disa vjersha që iu gjetën, të cilat siç duket ishin të “papëlqyera” për pushtetin dhe pushtetarët e asaj kohe dhe pushohet nga puna. Më 22 maj 1967 - dënohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë, ndërsa bashkëshortja e tij me 10 vjet të lirisë. Më 8 gusht 1975 - ridënohet me 8 vjet heqje lirie. 19 dhjetor 1986 - lirohet nga burgu. 12 tetor 1987 - internohet në Arrën. 15 qershor - arrestimi në katundin Brekijë. 15 qershor, ora 12 e mesditës - nis procesi hetimor. 24 qershor 1988 - dënimi i katërt, ose dënimi fatal. 25 qershor - bën ankim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 16 korrik - Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Kukës. 2 gusht - Presidumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin për ekzekutimin e Havzi Nelës. 10 gusht 1988, ora 2:00 pas mesnate - ekzekutimi me varje në Kukës, tek stacioni i autobusëve. 10 gusht, ora 11:00 e paradites – trupi hiqet nga vendi i ekzekutimit. 11 gusht, ora l:00 pas mesnate - trupi futet në gropë.

Kalvari i vuajtjeve të poetit

Për të vëzhguar tablonë e mundimeve të Havzi Nelës, në rast se e heqim kapakun për të parë ferrnajën, me lehtësi mund të vërejmë se fijet e saj janë futur në trupin e tij si gjilpëra tejpërtej:
22 maj 1967 - dënohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë, ndërsa bashkëshortja e tij me 10 vjet të lirisë.
8 gusht 1975 - ridënohet me 8 vjet heqje lirie.
19 dhjetor 1986 - lirohet nga burgu.
12 tetor 1987 - internohet në Arrën.
15 qershor - arrestimi në katundin Brekijë.
15 qershor, ora 12 e mesditës - nis procesi hetimor.
24 qershor 1988 - dënimi i katërt, ose dënimi fatal.
25 qershor - bën ankim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
16 korrik - Këshilli gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Kukës.
2 gusht - Presidumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin për ekzekutimin e Havzi Nelës.
10 gusht 1988, ora 2 mbas mesnate – ekzekutimi me varje në Kukës, tek stacioni i autobusëve.
10 gusht , ora 11 e paradites – trupi hiqet nga vendi i ekzekutimit.
11 gusht, ora l mbas mesnate - trupi futet në gropë.
1. Tek fletorja numër 1, kur ka shkruar poemën "Konferenca e Helsinkit", dhe "Tirani ynë", në faqen 21 ka lënë edhe këtë shënim:
"Kjo poemë që unë e ruaj akoma në mendje, mendoj se asht ma e mira nga këto që kam krijue në burg dhe që i ve vulën periudhës trevjeçare në Shqipni. Ka mbrend epikë dhe satirë, por ma tepër përmban gjendjen e mjerueme të popullit shqiptar dhe terrorin e egër që ushtrohet mbi të dhe demaskimin e hapun që i bahet sistemit politik të kohës nëpërmjet demaskimit që u bahet udhëheqësve të sotëm shqiptarë; të atyne që vdiqën dhe atyne që janë gjallë. Shtylla qëndrore e urrejtjes dhe e demaskimit tim qëndron Hoxha.
I lutem atij që do të mund t'ia dorëzoj dhe që nuk di se kujt mund t'ia dorëzoj, të m'i ruejë me shumë kujdes dhe asnjiherë të mos i mbajë pranë vetes".
Qafë-Bar, më 5 shkurt 1983

Poezi e Havzi Neles

KUR TË VDES

Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: "Ndjesë pastë!"
A e dini se çfarë kam hjekë
Unë, poeti zemërzjarrtë?

Kur të pyesni: "Ku e ka vorrin?"
Kur t'kërkoni me ma gjetë.
Thoni: "Ai urreu mizorin".
Thoni: "Dheu s'ka me e tretë".

Thoni: "Ai e deshi jetën,
Jeta n'vuetje e dërmoi".
Thoni se ka mbrojte të drejtën,
Grusht tiranësh nuk duroi.

Thoni: "Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t'errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim".

Thoni: "Dritë ai kërkoi,
E vetë dritë nuk pa me sy"
Thoni: "Për njerzinë këndoi,
E për vete mbajti zi".

Thoni se e qërroi terri
Thoni: "Dielli nuk u ngrohu".
Thoni se e trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha: "Çohu!"

Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nis me këndue.
Mbi vorr tim me gur'e ferra,
Nji tufë lule me ma lëshue.

Prekni vorrin, mos ngurroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur t'a ngushëlloni,
Thoni:"Gjallë kurkush s'ka mbetë”!

Përgatiti:
Arben SHAHINI

 

 

Video - Momenti i ekzekutimit te biznesmenit Santo

Facebook Fun Page

Kerko Lajme

Suplement ne EKSPRES.AL

Me te Lexuarat


Warning: Invalid argument supplied for foreach() in W:\inetpub\vhosts\rilindjademokratike.com\httpdocs\web\modules\mod_mostread\helper.php on line 75

Login Form