Home l Redaksia l Forumi l Rreth Nesh l Arkiva l Kontakt l E-Mail l Login l Regjistrohu

 

 
Grupi Parlamentar
Presidenti
Parlamenti
 Seksionet
 Planet
 Lidhje
lGazeta TemA
lVoice Of America
lBBC Online
lDeutsche Welle
lQIK
lPanorama
lNewsWeek
lTime
lWashington Times
lWashington Post
lNew York Times
lWall Street Journal
 Kryeredaktor Bledi Kasmi

Suplement

Pikat e forta dhe tė dobėta tė kandidatit republikan pėr zgjedhjet presidenciale

Njė hero amerikan. Kush ėshtė John McCain?

Ėshtė pak e kujtueshme sot qė karriera politike e John Sidney McCain III, njė karrierė tani tėrėsisht e zhytur nė mitologji, filloi me ndihmėn e disa rastėsive. Nė vitin 1973, ai u kthye nė Washington nga katėr vitet e gjysmė burg nė Vietnamin e Veriut ose, e thėnė mė teknikisht, nė Arlington tė shtetit Virginia, e cila ka qenė shtėpia e fėmijėrisė sė tij pėr mė shumė vjet se nė ēdo vend tjetėr qė kish ndjekur babain e tij, njė admiral i famshėm me katėr yje, nė emėrimet e marinės tė McCain senior. Ai qe njė prej 591 tė burgosurve tė luftės qė i riatdhesuan herėt nė atė vit si pasojė e Operacionit "Homecoming" dhe u zgjodh nga redaksia e US News & World Report si njė prej tė burgosurve tė luftės tė kthyer qė do t'i jepej njė vend nė faqet e saj pėr tė shpjeguar vuajtjet e tij (tė kesh njė baba tė famshėm, nuk tė dėmton asnjėherė), qė i solli atij tė njėjtėn lloj vėmendjeje dhe vlerėsimi qė mė parė, pėr qėllime tė ndryshme, ishte treguar ndaj tė resė Hillary Diane Rodham dhe tė riut John Forbes Kerry.

Nė vitin 1977, ai mbante postin e ndėrlidhėsit detar me Kongresin, pozita e vjetėr e tė atit dhe menjėherė pas kėsaj mori rangun e kapitenit. Qe nė Capitol Hill qė ai u takua dhe zuri miqėsi me senatorė tė rėndėsishėm - Gary Hart i Colorado, William Cohen i Maine dhe, mbi tė gjitha, John Tower i Texas, individi me tė cilin qe mė i afėrt gjatė njė periudhe tė jetės sė tij qė pėrfshiu pjesėn e tij tė dehjes dhe prishjen e pariparueshme tė martesės sė tij me gruan e parė, Carol. Kur u pyet tė shpjegojė prishjen e martesės nė fundin e viteve '70, ajo tha: "Ia atribuoj mė shumė atė Johnit qė po afronte tė 40-at dhe qė donte tė ishte 25 sėrish sesa ēdo gjėje tjetėr". Por kjo qe copa e parė e fatit, pasi ndarja nga Carol i mundėsoi atij qė tė "ndiqte" Cindy Hensley, njė arizonase 17 vjet mė e re, tė cilėn ai e takoi teksa po bėnte pushimet nė Honolulu nė vitin 1979 (ishte i ndarė) dhe me tė cilėn qe nė dashuri, ka shkruar ai, nga fundi i natės sė parė sė bashku.

Ata u martuan nė maj 1980 dhe nga ky bashkim rodhėn fatet e tjera. Fakti qė ajo jetonte nė Arizona nėnkuptonte se McCain do tė lėvizte nė njė shtet - me tė cilin ai kish pasur akoma mė pak lidhje sesa Hillary Clinton kishte pasur me New York mė 1999 - popullsia nė rritje e tė cilit do t'i siguronte njė vend nė Kongres pas censusit tė vitit 1980, njė rrethanė nė tė cilėn syri i tij ishte fiksuar me zgjuarsi. Backgroundi i saj - babai i saj, Jim, drejtonte shpėrndarjen mė tė madhe tė birrės Anheuser-Busch tė vendit - nėnkuptonte se ai do tė kishte paratė dhe lidhjet pėr tė prezantuar karrierėn politike, tė cilėn ai po e lakmonte qysh kur filloi tė takonte ata individė tė famshėm. McCain pothuajse nuk njihte asnjeri nė Arizona, por tashmė po u tregonte shokėve nė vitin 1981 se ai do tė sulej nė karrigen e re nė vitin 1982 dhe mė pas tė pasonte Barry Goldwater nė Senat kur ai tė tėrhiqej. Mė pas, njė copė fati i keq: zona e re do tė nxirrej nė Tucson, jo Phoenix, por kjo shpejt do tė pasohej nga fati mė i madh i tė gjithėve: John Rhodes, republikani i Phoenix, qė ishte lideri i pakicės nė Dhomė, papritmas shpalli tėrheqjen e tij. Ēifti McCain jetonte pak jashtė nga zona Rhodes, por paratė e Cindy siguruan qė ata tė ishin nė gjendje tė blenin njė shtėpi nė tė dhe tė shkonin e tė banonin menjėherė. Gjatė njė primareje kundėr tri republikanėve tė tjerė, ai pashmangshmėrisht u damkos si aventurier dhe oportunist.

I konfrontuar me kėto akuza nė forumin e kandidatėve, ai dha njė pėrgjigje qė do t'i jepte atij postin dhe do tė parashikonte llojin e shkathtėsisė retorike qė i ka impresionuar kėshtu gazetarėt. Pika e shprehur nė fjalinė e fundit tė komentit tė tij nuk shkoi dėm: Dėgjo, mik! Kam kaluar 22 vjet nė Marinė. Babai im ka qenė nė Marinė. Gjyshi im ka qenė nė Marinė. Ne nė forcat e armatosura tentojmė tė lėvizim shumė. Na duhet tė jetojmė nė tė gjitha pjesėt e vendit, nė tė gjitha pjesėt e botės. Do tė doja, ashtu si ty, tė kisha luksin qė tė rritesha, tė jetoja dhe ta kaloja tė gjithė jetėn nė njė vend tė bukur si Distrikti i Parė i Arizonės, por kam qenė duke bėrė gjėra tė tjera. Nė fakt, kur mendoj pėr kėtė tani, mė rezulton se vendi qė kam jetuar mė gjatė nė jetėn time ka qenė Hanoi.

Siē vėren Matt Welch tek libri i tij McCain: The Myth of a Maverick, kjo nuk qe tamam e vėrtetė, por pėrmendja e Virginia-s veriore, ku ai kish jetuar nė shumatore njė dekadė apo mė shumė, vėshtirė se do t'i kish shėrbyer pikės sė dėshiruar. Siē ka treguar karriera e McCain, nganjėherė narrativ ėshtė shumė mė e fuqishme sesa faktet e thjeshta. 26 vjet mė vonė, McCain ka siguruar emėrimin presidencial republikan dhe prezantuar fushatėn e tij tė pėrgjithshme zgjedhore, vetė kjo rezultat koincidencash akoma mė fatlume: vendimi i pashpjegueshėm i Rudy Giuliani pėr tė mos marrė pjesė nė tė gjitha kontestimet e para, paqėndrueshmėria e Mitt Romney nė skenėn kombėtare, mungesa e konsensusit lidhur me njė zgjedhje "vėrtet konservatore" dhe raportimet e shtypit qė sugjeronin se plani fillimisht jo popullor lidhur me Irakun, nė tė cilin kish vendosur bastin e tij nė fund tė 2006 kur Presidenti Bush po merrte nė konsideratė raportin e Iraq Study Group, po fillonte tė arrinte disa suksese.

Sipas tė gjitha gjasave, ky duhet tė ishte njė vit demokrat, por demokratėt janė zėnė nė betejė tė ashpėr, duke siguruar njė copė finale fati qė e pret McCain nė atė qė ai do tė ndeshet me njė njeri me ngjyrė qė jo mė "e tejkalon racėn" nė ēdo gjė, siē bėnte pak muaj mė parė. Karriera e McCain ėshtė ndėrtuar gjithashtu nė mėnyrė tė pamohueshme mbi aftėsinė dhe urtėsinė e pazakontė midis politikanėve bashkėkohorė amerikanė. Nuk ėshtė se ai ka qenė as ndonjė ligjvėnės veēanėrisht i arrirė, megjithėse kalimi i McCain-Feingold Bipartisan Campaign Reform Act ("Bickra" nė zhargonin parlamentar) deshi vite dhe shumė vendosmėri, siē tregon Elizabeth Drew nė librin e saj interesant Citizen McCain tė vitit 2002, as nuk ka qenė shėrbyes veēanėrisht energjik i zgjedhėsve tė tij tė Arizonės. Bile Welch thekson se McCain "ka famė tė keqe anembanė shtetit tė tij si njė njeri qė nė mėnyrė elegante shmang pėrzierjen me njerėz tė thjeshtė". Por, sigurisht, ajo ēka McCain ka qenė dhe mbetet ėshtė njė strateg i shkėlqyer i kulturės sė Washington dhe veēanėrisht i arbitrave tė opinionit nė shtypin kombėtar. "Shtypi e do McCain", tha Chris Matthews nė vitin 2006. "Ne jemi baza e tij". McCain e kupton nė mėnyrė intuitive sesi reputacionet krijohen dhe ruhen. Siē theksojnė David Brock dhe Paul Waldman tė grupit jo fitimprurės "Media Matters for America" nė librin Free Ride: John McCain and the Media, McCain e ka "prishur kodin e medias" tė mėnyrės sesi t'i kthejė kėta kundėrshtarė tė dukshėm nė aleatė tė tij dhe, nė shumė raste, bile nė apologjetė tė tij. Ai u bė i parapėlqyeri i shtypit mė 1999 dhe 2000, gjatė garimit tė tij tė parė presidencial, ditėt e famshme tė "Straight-Talk Express". Qysh atėherė, ai e ka transformuar veten nė njė politikan konservator shumė ndryshe dhe shumė mė konvencional, por fakti i kėtij transformimi akoma nuk ka zėnė realisht vend nė shtypin kombėtar. Pėr pasojė, ekziston shpresa - ose frika midis liberalėve - se masmediat do t'i japin McCain tė drejtėn e ēdo dyshimi kundėr Barack Obama. Tendenca tashmė vėrehet aty-kėtu: eliminimi i propozuar i taksės sė gazit federal pėr periudhėn e verės, i mbėshtetur fillimisht nga McCain dhe mė pas nga Clinton, rezultoi nė marrjen e shumė mė tepėr kritikave nga ana e Clinton sesa nga McCain.

Miti i McCain, i ngritur nė burgun Hoa Lo

Miti i McCain, ashtu siē e njohim ne, ėshtė ndėrtuar mbi periudhėn e tij 5 vjet e gjysmė tė arrestimit nė burgun Hoa Lo, i mbiquajtur "Hanoi Hilton". Ai po kryente njė mision bombardimi nė tetor tė vitit 1967. Avioni i tij u qėllua, ai ra me parashutė nė mes tė njė liqeni nė Hanoi dhe, me dy krahė dhe njė gju tė thyer, arriti tė kapė bregun. Ai u rrah me grushta e shkelma - i doli kocka nga gjuri i djathtė - dhe u dėrgua nė Hoa Lo. Rrėmbyesit e tij nuk ia rregulluan frakturat dhe e torturuan nė mėnyrė tė rregullt, duke u pėrpjekur t'i nxirrnin pranime false. Kur mėsuan se ai kishte njė baba tė famshėm - i cili nė vitin 1968 ishte komandant i tė gjithė forcave detare amerikane nė paqėsor - e ofruan atė pėr lirim tė parakohshėm pėr motive publiciteti.

Pėr shkak se rregullat ushtarake specifikonin se tė burgosurit e kapur duhet tė liroheshin sipas renditjeve qė qenė kapur, ai refuzoi, duke kaluar pjesėn mė tė madhe tė arrestimit tė tij nė qeli izolimi. Kjo ėshtė njė histori e pabesueshme, e treguar nė mėnyrė mė bindėse nga David Foster Wallace. Gjithashtu, ky ėshtė lloji i duhur i heroizmit pėr njė luftė jo tė dėshiruar. Sikur McCain tė kish vrarė numrin mė tė madh tė verivietnamezėve, kush do ta pėrkujtonte atė? Sikur ai tė kish drejtuar njė sulm tė madh, shumica e njerėzve do tė ishin indiferentė ndaj tij ose - mė keq akoma - Seymour Hersh ose ndonjė gazetar investigativ tjetėr ka gjasa qė do tė kish gjetur deri mė tani sa gra dhe fėmijė tė pafajshėm qenė masakruar. Ajo qe vuajtje nė njė qeli, duke shėrbyer si njė lloj metafore pėr vuajtjen amerikane nė njė luftė tė cilėn shumė amerikanė e braktisėn herėt nė vetminė e tij, por njėkohėsisht duke vazhduar t'i qėndrojė besnik parimit nėn rrethanat mė tė paimagjinueshme, duke shpėrblyer pėr pasojė disa nocione tė nderit amerikan nė njė situatė tė turpshme, qė McCain u bė njė hero amerikan.

Kundėrshtarėt liberalė tė luftės, qė rrallė e pranuan brutalitetin represiv tė regjimit verivietnamez, qenė vėnė nė pozitė tė keqe nga historia dhe nga mėnyra sesi ai u torturua. Rrėfenja ka pasur njė efekt talismanik tė veēantė nė gazetarėt e brezit Baby Boomer, shumė prej tė cilėve ka mundėsi iu kundėrvunė luftės kur qenė tė rinj, nuk morėn pjesė nė tė ose tė dyja dhe, pėr pasojė, nė mėnyrė refleksive i dhuruan McCain autoritet tė madh moral. Brock dhe Waldman shkruajnė: Dhe pėrderisa pak prej reporterėve qė mbuluan atė qenė pėr vete nė forcat e armatosura nė Vietnam, ndoshta mund tė mos ketė pjesė faji tė involvuar apo tė paktėn ekziston besimi se nuk kanė fituar asnjė tė drejtė pėr t'i bėrė atij pyetje me spec.

Gazetarėt dėshmojnė se pėrvoja e tij prej tė burgosuri lufte nuk ėshtė vetėm shumatorja totale e "karakterit tė McCain, por pėrbėn lentet nėpėrmjet tė cilave karakteri nė vetvete duhet tė shikohet nė ēdo garė ku merr pjesė McCain. Edhe kėshtu, fitimi i statusit tė ikonės deshi pak kohė. Ai zuri faqet e para tė gazetave kombėtare si senator nė fundin e viteve '80, si pjesė e Keating Five, njė grupi senatorėsh qė kishin lobuar nė mbrojtje tė dėshtimit tė njė kompanie kursim-kredie, nė pronėsi tė Charles Keating, e cila ishte nėn investigim gjatė skandaleve kursim-kredi.

Keating kish bėrė fushata tė mėdha kontribuese, pėrfshi 112000 dollarė pėr McCain, ashtu si dhe udhėtime tė paguara pėr shtėpinė e tij nė Ishujt Bahamas. Por McCain qe mė pak i involvuar me Keating sesa disa senatorė tė tjerė dhe mori vetėm njė dėnim tė vogėl nga Komiteti i Etikės i Senatit, i cili tha se sjellja e tij ishte "e diskutueshme". McCain u duk se kish nxjerrė dy mėsime nga episodi. E para, ai vendosi se reforma e financimit tė fushatės ishte njė ēėshtje e rėndėsishme pėr t'u ndjekur (pjesėrisht nė thelb, pjesėrisht nė riparimin e reputacionit tė tij). E dyta, siē vėren Welch, ai mėsoi "beneficet praktike tė tejekspozimit mediatik": Nėpėrmjet dhėnies pėrgjigje nė njė seancė pyetjesh armiqėsore prej afėrsisht 2 orėsh tė plota, derisa gazetarėt i kanė ezauruar linjat e tyre tė investigimit, McCain e gjeti veten tė lavdėruar nga gazeta e qytetit tė tij tė lindjes, sepse nė mėnyrė kurajoze kish pranuar gabimet e tij.

Mė bėrjen e vetes disponibėl pėr pothuajse ēdo gazetar nė ēdo orė, ai gjeti se kish mbjellė disi simpati tė dobishme. Kėshtu qė dashuria me mediat lindi atėherė dhe hapja e re e McCain me shtypin mund tė jetė zgjeruar pėrtej thjesht "pranimit kurajoz tė gabimeve tė tij". Duke cituar njė artikull tė vitit 2000 nė Boston Globe, Brock dhe Waldman thonė se "ekziston dėshmi e konsiderueshme qė zyra e McCain qe burimi i rrjedhjeve... qė... minoi tre nga katėr senatorėt". Njė nga rrjedhjet e supozuara qe njė memorandum qė e bėri rolin e njė tjetėr senatori tė grupit Keating, Dennis De Concini e shtetit Arizona, tė dukej mė inkriminues sesa kish qenė e njohur.

Njė tjetėr rrjedhje e njė raporti paneli etik tė Senatit, i cili rekomandonte qė McCain tė vihej si objektiv hetimi, ēoi nė njė artikull tė New York Times tė nesėrmen. Nė vitin 1992, McCain mohoi nėn betim se ishte pėrgjegjės pėr ndonjė rrjedhje, por sipas Brock and Waldman njeriu qė drejtoi njė investigim tė rrjedhjeve pėr General Accounting Office ka thėnė se mendon se ka qenė McCain personi pėrgjegjės i tyre, ashtu siē besojnė edhe De Concini dhe ish-senatori republikan Warren Rudman. Pėrpjekjet pas Keating tė McCain lidhur me financimin e fushatės atashuar atij e lidhėn atė me njė ēėshtje qeverisjeje tė mirė, qė bordet editoriale liberale e adhurojnė. Gjithashtu, ajo e ndau atė nga shumica e kolegėve tė tij republikanė. Kjo ėshtė koha kur fjalėt "McCain" dhe "maverick" filluan tė shfaqen rregullisht sė bashku, po ashtu pėrsa u pėrket pėrpjekjeve tė tij gjatė tė njėjtės periudhė pėr tė rritur taksėn federake tė duhanit.

E gjitha kjo u kulmua nė konkurrimin e tij tė parė presidencial nė vitin 2000, kur gazetarėt habiteshin kur ftoheshin nė folenė e tij dhe ndanin mendimet e tij tė pafiltruara. Brock dhe Waldman citojnė njė editorial nga analisti konservator Andrew Ferguson qė pėrshkruan procesin joshės: Ja se ēfarė ndodh. Gazetari - le ta quajmė atė Joe - kėrcėn nė autobusin e vjetėr tė fushatės tė McCain, Straight Talk Express. Ai e njeh sharmin e mirėnjohur tė senatorit tė Arizona-s. Nuk do tė joshet. Duke biseduar ėmbėl, Joe e pyet pėr njė koleg republikan. Me solemnitet ironik, McCain i pėrgjigjet duke e pėrshkruar kolegun e tij senator me njė epitet anatomik. Kundėr gjykimit tė tij mė tė mirė, Joe shpėrthen nė tė qeshura. (Kurrė e dėgjuar kjo mė parė nga njė kandidat presidencial!). Ai bėn njė pyetje rreth jetės personale tė McCain dhe senatori pėrgjigjet pa hezituar, duke mos kėrkuar asnjėherė qė tė dalin nė jetėn private. (A ka ndonjė gjė qė ky njeri nuk do tė ishte i sinqertė?). Ēinteresimi i Joe tashmė po shembet kur McCain, nė mėnyrė informate, i pėrmend njė anekdotė vetėdenigruese nga koha e tij "nė burg". Gazetari e di se referenca ėshtė pėr vitet e McCain si i burgosur lufte nė Vietnam, nė kohėn kur Joe po fishkėllente nė formė proteste kundėr luftės nė Princeton. (Faj, faj, faj...). McCain e pyet Joe pėr fėmijėt e tij, me emėr, mė parė i rekomandon njė libėr tė ri qė ai ėshtė duke e lexuar, diēka papritmas letrare (tregime tė I.B. Singer?). Pa rėnė shumė nė sy, ai pėrmend njė artikull tė shkruar nga Joe - jo javėn e kaluar, por nė vitin 1993! Gazetari nuk ka votuar kurrė pėr njė republikan nė jetėn e tij, por tashmė e ka ngrėnė grepin.

Fushata djallėzore qė George W. Bush bėri kundėr McCain nė shtetin South Carolina, duke e detyruar atė mė sė fundi qė tė heqė dorė nga gara, pasi McCain kish fituar 7 primare, vetėm sa e bėri atė figurė akoma mė simpatike. Ai doli nga gara, gjėja mė e ngushtė qė politika amerikane kish patur me njė hero, bile edhe pėr shumė liberalė, ndoshta qysh nga koha e Bobby Kennedy. Gjatė viteve tė Bush, aureola u bė akoma mė e ndritshme. Sigurisht qė ai qe shumė i kėrkuar nga televizioni pas 11 shtatorit. Vula e tij qe vendimtare pėr "luftėn ndaj terrorit" tė Bush dhe akoma vazhdonte tė ecte andej-kėtej me mėnyrėn e tij.

Reforma e financimit tė fushatės mė sė fundi kaloi nė vitin 2002, mbi objeksionet zhurmėmėdha tė konservatorėve, tė cilėt vazhdonin ta urrenin McCain pėr shkak tė apostazive tė tij tė ndryshme dhe thjesht nė aspektin qė pėrderisa shumė liberalė dhe gazetarė e pėlqenin, atėherė diēka duhet tė mos funksiononte nė rregull. Ndoshta pėr disa momente tė vetėtimta, ai mendoi ofertėn e vitit 2004 tė John Kerry pėr tė qenė zėvendėsi i tij. Dashuria me shtypin vetėm u intensifikua. Ata pak qė u begenisėn tė ngrinin perden, sidomos ndėrsa vitet "Bush" ecnin dhe ai filloi tė pėrgatitej pėr vitin 2008, vėrejtėn se kishte aspekte tė personalitetit dhe tė jetės sė McCain qė nuk i pėrshtateshin tamam mitit. Ka tri aspekte kryesore tė tilla. Para sė gjithash, kemi problemin e gjendjes shpirtėrore tė famshme tė tij. Kjo e ka thithur herė pas here vėmendjen e shtypit, por realisht nuk e ka dėmtuar atė, pasi ėshtė shumė e lehtė ta transformosh "temperamentin e dhunshėm" nė "besime pasionante" dhe ta bėsh tė tingėllojė si pozitiv. Nė fakt, nuk ėshtė e tepėrt tė thuash se njė aspekt qė mund t'i kish dėmtuar pėr vdekje politikanėt e tjerė ėshtė pėrshkruar si fuqi: "Ana tjetėr e "pėrmbajtjes" ėshtė agresiviteti", shpjegoi nė njė vlerėsim tipik nga viti 2007 revista "The Economist". Brock dhe Waldman, Welch dhe Cliff Schecter shkruajnė secili gjerėsisht lidhur me zemėrimin e McCain, duke kataloguar ēaste tė tij qė lėshohet papritmas ndaj kolegėve senatorė e tė tjerėve, duke ushqyer mėrira pėr periudha tė gjata kohore dhe mė pas duke i mohuar prerazi thėniet zyrtare se ai ka humbur ndonjėherė qetėsinė dhe ushqyer mėrira.

Ēėshtja e dytė ėshtė mė substanciale dhe merret me kurrikulin politik tė McCain, me votimet e tij si senator dhe pozicionet qė po mban si kandidat presidencial. Nė shumė ēėshtje, ai ėshtė larg nga tė qenit koherent. Kronikat The Real McCain tė Schecter japin nė mėnyrė tė detajuar votimet dhe pozicionet e McCain, duke treguar se shpesh ato duket se pasqyrojnė hipokrizi, akrobaci dhe oportunitet tė pastėr mė shumė sesa kurajo politike pėr tė cilėn ai ėshtė i famshėm. Nė njė shembull domethėnės, McCain ka tėrhequr pozicion pikėrisht nga ēėshtja mė e parė qė i fitoi atij njė dashamirėsi tė tillė. Pak kohė pas miratimit tė projektligjit McCain-Feingold, McCain u zvordh me ēėshtjen, duke mbėshtetur reformėn e tė ashtuquajturve 527 grupeve qė mund tė shpenzonin shuma tė mėdha pėr reklama qė sulmojnė njė kandidat kundėrshtar dhe nuk tejkalojnė limitet nė kontribute (Swift Boat Veterans for Truth qe njė i tillė). Por nga korriku 2006, aleatėt e tij tė vjetėr lidhur me financimin e fushatės - senatori demokrat Russ Feingold, kongresmeni republikan Chris Shays dhe kongresmeni demokrat Marty Meehan - paraqitėn njė projektligj pėr tė konsoliduar financimin publik tė fushatave presidenciale. McCain e kish vėnė emrin e tij thelbėsisht nė tė njėjtin pjesė legjislacioni nė vitin 2006. Tre vjet mė vonė, mungonte. Mė herėt atė vit, McCain informoi nė mėnyrė unilaterale Federal Election Commission (me ligj, supozohej qė tė pyeste) se ai nuk do t'u pėrmbahej limiteve tė shpenzimit qė kish pranuar mė parė.

Potencialisht, ai pėrballet me ndėshkime tė rrepta financiare pse ka vepruar kėshtu, megjithėse FEC-ja ėshtė bėrė thellėsisht e politizuar dhe e ēalė. Nė ēdo rast, McCain nuk flet shumė sot rreth reformės sė financimit tė fushatės, duke e pėrqėndruar nė fakt retorikėn e tij rreth reformės nė ēėshtjen shumė mė tepėr pro konservatore tė shkurtimit tė shpenzimeve dhe alokimeve publike. Shembuj tė tillė janė tė shumtė. Fillimisht, ai votoi kundėr shkurtimeve tė taksave tė Bush, kurse tani mbėshtet zgjerimin e tyre. Lidhur me ēėshtjen e reformės sė emigracionit, njė tjetėr ēėshtje lidhur me pikėpamjet e tij qe mirėpritur nė shtyp dhe midis liberalėve, ai ka pushuar sė foluri rreth reformės sė "kuptueshme" qė do tė pėrfshinte njė shteg drejt shtetėsisė pėr emigrantė tė paligjshėm dhe fillonte tė theksonte gardhin kufitar.

Nė vitin 1999, ai thoshte: "Nuk do ta mbėshtesja anullimin e Roe v. Wade, qė mė pas do t'i shtrėngonte x numėr grash nė Amerikė qė tė bėnin operacione tė paligjshme dhe tė rrezikshme". Nė vitin 2006, ai tha se anullimi i saj "nuk do tė mė bezdiste aspak" dhe muajin e fundit fushata e McCain tregonte se ai nuk do tė vazhdonte mė mbėshtetjen e tij jetėgjatė pėr shtimin e pėrjashtimeve "pėrdhunim dhe incest" ndaj platformės republikane qė i kundėrvihet abortit.

Mė spektakolarja nga tė gjitha, njeriu qė u torturua nė mėnyrė tė pėrsėritur nga vietnamezėt, ka bėrė prapaktheu edhe nė ēėshtjen e torturės nga oficerėt amerikanė. Nė vitin 2005, ai futi nė Detainee Treatment Act, fjalor qė Bush nuk e pėlqeu pėr shkak se u ndalonte ushtarakėve tė pėrdornin disa metoda marrjesh nė pyetje. Vitin e ardhshėm, pasi Gjykata Supreme i kish kritikuar pozicionet e Administratės Bush lidhur me arrestimet nė vendimin e saj Hamdan v. Rumsfeld, McCain e luftoi Administratėn pėr aq gjatė sa arriti tė fitonte vėmendje tė favorshme nė shtyp, por nė fund - nė njė "kompromis" shumė tė diskutuar me Administratėn - ai deklaroi se ishte i kėnaqur me Military Commissions Act tė turpshėm, i cili pėrmbante masa qė i ndalonin tė arrestuarit nga sfidimi i bazės sė arrestimit tė tyre.

Ligji i jepte Shtėpisė sė Bardhė pushtetin pėr ta injoruar Konventėn e Gjenevės nėqoftėse donte. Regjistrimi tregon mė pas pesė ndryshime serioze pozicioni, katėr prej tė cilave nė disa prej ēėshtjeve mė kontradiktore pėrpara vendit dhe njė, lidhur me reformėn e financimit tė fushatės, qė qe njė prej arritjeve tė identifikuara mė afėr me tė. Sigurisht qė ēdo politikan tjetėr me kėtė kurrikulum do tė ishte quajtur "dredharak" (ai duket tė ketė mbetur konsistent lidhur me ngrohjen globale, ekzistencėn e tė cilės ai e pranon dhe qė thotė se do tė merret me tė). Libri i Brock dhe Waldman na jep shumė kuptim kritik lidhur me ēėshtjen e rėndėsishme sesi shtypi ka dėshtuar tė merret me veprimet e McCain. Ata nėnvizojnė se jo vetėm qė nuk ka patur asnjė akuzė pėr paqėndrueshmėri, por nė kompleks shtypi e mbrojti McCain nga akuza tė tilla, pasi u miratua Military Commissions Act: Megjithatė, nė javėn ose pak mė shumė midis shpalljes sė "kompromisit" dhe analizave mė tė hollėsishme tė produktit final, McCain u duk se u largua nga historia. Megjithėse ka pėrfituar lavdėrime ndėrsa negociatat po vazhdonin, sapo detajet e ligjit u bėnė tė njohura, vėshtirė ndonjė nė media e mbajti McCain pėrgjegjės pėr rolin e tij nė krijimin e tij.

Ekziston njė ēėshtje finale rreth McCain, tė riut dhe tė rishpikurit McCain, tė cilėn shtypi nuk e ka kuptuar aspak. McCain i viteve 1999 dhe 2000 po bėnte njė fushatė, e cila gjithashtu qe edhe lėvizje. Shprehja e tij mė e famshme ato ditė, tė cilėn ai e pėrdorte nė mėnyrė tė pėrsėritur, invokonte idenė e shėrbimit publik dhe zakonisht shkonte pak a shumė kėshtu, nga njė fjalim diplomimi nė Boston College, nė vitin 2006: Ata qė pretendojnė lirinė e tyre, por jo detyrimin e tyre qė e sigurojnė atė, jetojnė njė gjysmė jete, duke i pėrmbushur interesat e tyre personale me koston e respektit ndaj vetes. Por sakrifikoni pėr njė kauzė mė tė madhe se interesi personal dhe ju i investoni jetėt tuaja me lartėsinė e kėsaj kauze, respekti ndaj vetes ėshtė i siguruar.

Ky besim qe nė thelbin e fushatės sė mėparshme tė tij. Welch, redaktor editorialesh tek Los Angeles Times, me prirje libertare dhe njė ish-botues tek revista "Reason", i kushton hapėsirė tė konsiderueshme eksplorimit tė kėtij aspekti tė vlerave tė deklaruara tė McCain. Libri i tij ėshtė mė i miri i tė treve. Si libertar, Welch e gjen kuotimin e mėsipėrm rreth "sakrificės" monstruoz, njė recetė tė ambalazhuar pėr bukuri pėr vendosjen e njerėzve pėrpara lirisė individuale dhe kumbuese, por kjo ishte diēka qė shumė gazetarė, liberalė dhe veēanėrisht tė rinj, e gjetėn tėrheqėse. David Foster Wallace sigurisht e pėlqeu atė dhe nėnvizon nė esenė e tij se ideja qe pjesė e pandashme e tė gjithė paketės McCain - e folmja e drejtpėrdrejtė dhe vitet si i burgosur lufte kanė vendosur mbi McCain njė legjitimitet pėr tė kėrkuar sakrificėn e qytetarėve dhe kredencialet e tij e bėjnė thirrjen reale dhe jo "vetėm njė copė mė shumė e nonsensit tė parashkruar me kujdes, qė kandidatėt presidencialė na thonė teksa ecin pas biznesit personal tė pėrpjekjes pėr t'u bėrė" president.

Karakteri letrar mė i pėlqyer i McCain ėshtė Robert Jordan, aventurieri romantik i Hemingway nga libri "Pėr kė bien kėto kėmbana". Heroi filmik i tij ėshtė Emiliano Zapata i Marlon Brando. McCain thotė se beson nė "fatalizmin e mrekullueshėm" tė kauzave fisnike tė humbura dhe i ēorientoi gazetarėt nė vitin 2000 duke shfaqur mirėkuptim pas fitores sė tij nė New Hampshire dhe lehtėsim pas humbjes sė tij nė South Carolina. Pėrgjigje tė tilla i tėrhoqėn shumė njerėz. Pavarėsisht, ai ka dobėsi njėlloj tė dukshme. Ai ėshtė i ngarkuar me njė President aktual jo popullor, tė cilin gjithsesi do tė duhet ta pėrqafojė sepse do tė ketė nevojė tė nxjerrė ēdo votė nga ai 29 pėrqindėsh qė akoma e duan Bush. Humbjet e republikanėve tė kohėve tė fundit nė zgjedhjet speciale tė Dhomės, nė distrikte tė fuqishme republikane nė shtetet Illinois e Louisiana, sugjerojnė njė markė tė dėmtuar rėndshėm dhe deri mė tani McCain nuk e ka provuar veten si lloji i liderit qė nė mėnyrė thelbėsore mund ta ridefinojė partinė e tij. Sė fundi, mosha e tij mund tė ketė peshė.

Nėqoftėse zgjidhet, ai do tė bėhet 73 vjeē 7 muaj pas fillimit tė mandatit tė parė. Njė moment harrese ose dy - duke i ngatėrruar mė tej sunitėt dhe shiitėt, qė e ka bėrė dy herė deri mė tani - do tė rezultonte i dobishėm pėr kundėrshtarėt e tij. Por kryesisht demokratėt do tė duhet ta mundin McCain lidhur me substancėn. Ata do tė fillojnė me Irakun. McCain u kritikua shumė pėr njė deklarim tė mėparshėm se njė prani 100-vjeēare amerikane nė vend do tė ishte "nė rregull me mua". Kėshtu, nė njė fjalim tė 15 majit, ai u pėrkul pėrpara realitetit politik. Ai dhe se "midis kushteve qė kėrkoj tė arrij", do tė ishte njė fitore nė Irak dhe largimi i "shumicės sė burrave dhe grave nė shėrbim" nga viti 2013, por nuk paraqiti asnjė vizion analitik pėr mėnyrėn sesi do ta arrinte kėtė, dhe pėrpjekja pėr ta distancuar veten nga politika e luftės e Bush pas gjithė kėsaj kohe, mund tė zemėrojė mė shumė neokonėt nė bazėn e tij sesa tė qetėsojė votuesit e moderuar.

Retorika e tij lidhur me Iranin - e cila pashmangshmėrisht do tė jetė faktor nė ēdo zgjidhje - ka qenė luftarake. Ai e quan atė njė "shtet batakēi", duke pėrdorur qėllimisht njė fjalė tė pėlqyer nga fajkojtė e Luftės sė Ftohtė. Kohėt e fundit, ai tha se kurrė nuk nėnkuptonte me shprehjen "se duhet tė shkojmė e tė deklarojmė luftė". Lidhur me Lindjen e Mesme, ai tha nė fund tė prillit se "njerėzit duhet tė kuptojnė se unė do tė jem makthi mė i keq i Hamasit". Lidhur me kujdesin shėndetėsor, plani i McCain ėshtė i ndėrtuar rreth kompensimit taksor (5000 dollarė pėr familje) qė do tė mbulonte mė pak se gjysmėn e kostos sė planeve familjare mesatare tė sotme dhe do tė ēonte nė pėrjashtime tė larta dhe rrezik shumė mė tė madh. Nėqoftėse zbatohen, politikat e tij ekonomike do t'i kombinonin shkurtimet e taksave tė Bush me shkurtime mė tė mėdha shpenzimesh nė njė mėnyrė tė tillė qė mund ta destabilizonte Sigurinė Shėndetėsore dhe Kujdesin Mjekėsor, njė objektiv fiskal qė konservatorėt e kanė kėrkuar prej dekadash. Kohėt e fundit, ai shpalli se do tė emėronte gjykatės tė Gjykatės Supreme si John Roberts e Samuel Alito. Kėshtu qė ka shumė pėr kundėrshtarin pėr tė punuar. Fakti nėse kėto ēėshtje do tė fitojnė mė shumė peshė sesa spilat e jakave, priftėrinjtė apo fantazmat e Hanoit mund tė jenė fare mirė pikėpyetja e fushatės sė kėtij viti.

Pėrgatiti: ARMIN TIRANA

 

 

Ulėrima e Giresse

Masazhatorėt futen nė punė, ndėrsa regjia spanjolle heziton lidhur me Karl-Heinz Rummenigge, dukshėm i destinuar tė futet nė fushė. Nis koha shtesė dhe Franca sulmon akoma: pas njė goditjeje nga kėndi, kemi njė goditje dėnimi nga njė pozicion i prirur nga e djathta. Gjuan Giresse dhe nė qendėr tė zonės Marius Trésor ėshtė krejtėsisht i vetmuar. Lojtari nga Guadalupa koordinohet nė mėnyrė tė pėrkryer dhe nė gjysmėroveshjatė nga e djathta e pėrcjell topin nėn traversė. Ėshtė njė gol i shkėlqyer qė i mundėson Francės tė kalojė nė avantazh. Por Blutė nuk kėnaqen dhe sulmojnė akoma. Rummenigge e kupton se ėshtė momenti qė tė shpejtojė me nxemjen. Pas tri minutash shokimi vjen reagimi i Deutsche Mannschaft. Littbarski i vjedh topin Amoros, por Ettori e nxjerr topin nė goditje kėndi, duke shmangur njė situatė shumė tė rrezikshme. Tani, Gjermania reagon e frymėzuar nga sulmuesi i ri i krahut, Koln. Franca provon tė kundėrpėrgjigjet me Tigana (gjuajtje e dobėt jashtė). Minuta 98'. Futet Karl-Heinz Rummenigge nė vendin e Hans-Peter Briegel. Derwall luan kartėn e fundit me katėr sulmues. Tani, Gjermania Perėndimore sulmon masivisht.

Nuk ėshtė mė energjia pėr t'u mbrojtur me dyfishime, duelet janė tė gjithė njė me njė. Janvion e Trésor shpėtojnė dy herė pas situatash shumė tė rrezikshme. Franca mund tė kundėrsulmojė. Ėshtė njė kundėrsulm i manovruar, tė cilin e drejton Michel Platini, i cili pason nga e majta e zonės pėr Didier Six. Sulmuesi i krahut tė majtė pret kundėrshtarin e tij. Gjermania ėshtė e ēarė mė dysh. Katėr mbrojtės nė zonėn e rreptėsisė pėr tė markuar Rocheteau e Platini. Giresse e ka ndjekur aksionin dhe ndodhet nė hyrjen e zonės. Six i pason dhe shkurtabiqi bordolez shpėrthen njė tė djathtė tė jashtme qė pėrplaset fillimisht kundėr shtyllės sė brendshme dhe mė pas nė rrjetė. Ėshtė goli i mrekullueshėm 3-1. Giresse gėzon ashtu siē do tė bėjė 3 ditė mė pas Marco Tardelli.

E njėjta ulėrimė dhe i njėjti gėzim. Pėr shumė gazetarė transalpin, akoma sot imazhi i Giresse qė vrapon drejt stolit, i ndjekur nga Six, ėshtė mė i famshmi dhe mė mallėngjyesi i historisė sė futbollit francez, pėr tė rrėnqethur lėkurėn. Shokėt e vėnė pėrfund. Ėshtė minuta e 98', por mungojnė akoma 20 tė tilla, por pėr Francėn duket e mbaruar. Alain Giresse intervistohet 21 vjet pas kėsaj ndeshjeje legjendare, e cila akoma nuk ėshtė pėrtypur… "E themi gjithmonė midis nesh se arbitri Corver ka bėrė gjithēka pėr tė na bėrė tė humbasim, akoma nuk e kemi falur.

Do tė kishte aq shumė raste, nuk them, pėr tė na favorizuar, por tė paktėn pėr tė qenė objektiv"… Giresse e kujton akoma me pasion dhe brengosje atė natė qė hyri nė histori… "Pas pėrfundimit tė njėmbėdhjetė metėrshave jemi bėrė dordolecė, gjithēka qė po bėnim, e bėnim nė mėnyrė mekanike, duke pritur thjesht qė koha tė kalonte. Nuk mendonim pėr asgjė, vetėm pėr t'u larguar menjėherė dhe harruar gjithēka, por do tė ishte vetėm njė iluzion, pasi harresa nuk ka adhur kurrė. E kupton me kalimin e kohės se ėshtė e pamundur, se nuk do tė largohet kurrė. 21 vjet mė pas ėshtė gjithmonė atje, gjithmonė e nxehtė". Sigurisht, fakti qė nė vitin 1982 Six ishte lojtari i vetėm francez qė militonte nė njė kampionat tė huaj, ishte njė dobėsi e skuadrės franceze, lojtarėt e tė cilės akoma nuk qenė mėsuar tė bėnin llogari dhe, mbi tė gjitha, tė menaxhonin njė situatė avantazhi. 16 vjet mė pas, kur mė sė fundi Blutė do tė arrijnė ta fitojnė Botėrorin, njė pjesė e mirė e kėsaj fitoreje do t'i atribuohet mentalitetit fitues dhe aftėsisė pėr tė menaxhuar rezultatin, tė mėsuar nga lojtarėt e shumtė si Thuram, Zidane, Djorkaeff, Deschamps, Desailly qė militojnė nė kampionatin italian, por nė vitin 1982, Franca e Hidalgo fatkeqėsisht nuk dinte tė mbrohej, dinte vetėm tė sulmonte dhe pėrpara saj ishte duke u kryer ringjallja e Karl-Heinz Rummenigge. Pas 3-1, Gjermania Perėndimore vazhdon tė sulmojė me akoma mė shumė bindje. Nė minutėn e 101' anullohet pėr pozicion jashtė loje njė gol i Klaus Fischer. Franca e menaxhon ndeshjen nė zonėn e sulmit. Giresse rrėzohet nė hyrje tė zonės, por topi u mbetet pėr njė ēast Bluve, por Corver nuk fishkėllen.

Edhe Platini pėson njė pėrplasje tė rėndė, por loja vazhdon. Gjermania Perėndimore riniset dhe dy lojtarė francezė janė pėrtokė. Bossis humbet njė kontrast me Rummenigge, i cili, i ndihmuar nga Stielike e Littbarski, nis njė aksion tė rrezikshėm sulmi. Pikėrisht Littbarski penetron nė zonė nga e majta. Bossis e ka lėnė tė zbuluar zonėn e tij. Krosimi ėshtė i butė. Janvion do tė ishte nė avantazh, por Rummenigge lėshohet nė akrobaci me sparkatė dhe e prek topin pėrpara Janvion dhe Ettori. Ėshtė njė gol i mrekullueshėm prej klasit tė pafundėm i numrit 11 gjerman i cili rihap ndeshjen. Pėrfundon koha e parė shtesė dhe skuadrat ndryshojnė fushė. Franca fillon tė vuajė, situata ėshtė shumė e vėshtirė dhe kundėrshtarėt kanė shumė lojtarė me personalitet dhe pėrvojė pėr njė ndeshje tė tillė. Daljet sulmuese bėhen gjithnjė e mė pak tė shpeshta, topat bien si shi nė zonėn franceze: kilogramėt dhe centimetrat gjermane fillojnė tė ndjehen qė ēke me atė punė.

Rummenigge gjuan njė goditje tė shkurtėr nga kėndi me Kaltz, qė i shėrben si spond. Kalle e mban topin dhe pastaj ia pason Forster. Numri 5 hap topin nga e majta pėr Littbarski, i cili kroson nė qendėr nė shtyllėn e dytė. Janvion nuk ėshtė nė gjendje tė mbajė Hrubesch, i cili me kokė shėrben si torre pėr Fischer. Topi mbetet paksa prapa dhe qendėrsulmuesi i Koln duhet tė koordinohet pėr njė roveshjatė. Gjuajtja ėshtė e pėrkyer dhe pėrfundon nė kėndin e poshtėm nga e majta e Ettori, i cili mbetet i ngurrosur. Ėshtė 3-3 i Gjermanisė vetėm pas 2 minutash nga fillimi i kohės sė dytė shtesė. Platini ulėret, e ka me arbitrin qė nuk ka fishkėllyer dy ndėrhyrje tė ashpra, por sidomos do t'u ankohet shokėve tė tij. Po e kupton se ndeshja po i shpėton nga duart, pasi kishte besuar se po e mbante fuqimisht nė duar. Gjermania sulmon akoma. Pėr tė shmangur njė goditje nga kėndi, Amoros kapėrcen njė tabelė reklame Iveco, por rrėshqet dhe pėrfundon mbi njė fotograf. Rummenigge ėshtė i papėrmbajtshėm, ndryshon hap. Franca vuan akoma. Trésor, siē bėn me dije Larque, arrin ta mbajė mirė mbrojtjen, megjithatė problemi i markimeve nuk ėshtė zgjidhur akoma. Lojtarėt janė shumė tė lodhur dhe ndeshja i afrohet fundit pa aksione veēanėrisht tė rrezikshme, pėrjashto ndonjė rrėmujė nė zonėn franceze, dhe pėr herė tė parė nė historinė e Kupės sė Botės njė ndeshje vendoset me gjuajtjen e njėmbėdhjetė metėrshave.

Pėrgatiti: ARMIN TIRANA

 

 

Enigma e dyfishtė e vrasėsit tė anonimeve, mes tyre dhe njė shqiptare

Njė shkrimtar, njė mister - Donato Bilancia

Kur mė kėrkojnė tė shkruaj njė roman tė verdhė (kam shkruar vetėm njė tė tillė dhe sui generis, Gialloparma) nuk mendoj pėr njė vrasje specifike, pėr njė vrasės specifik tė regjistruar nė kronikėn e zezė, mbi tė cilėn tė zhvillohet njė hetim objektiv. Pėr njė konjukturė qė nuk ėshtė paradoks, por pėr njė interpretim alegorik tė realitetit. Njė njeriu qė ka shkruar njė roman tė verdhė nėpėrmjet vetvetes, sikur trupi i tij, mendja e tij, tė qenė njė grumbull letrash mbi tė cilat tė shtrijė njė histori kriminale me njė kokė e njė bisht, duke e humbur shumė shpesh fillin. Mendoj pėr Donato Bilancia. Shumė defekte autori, prej komediani tė perversitetit: tepri kompleksesh, fantazie makabre, tejekzagjerimi i tė keqes, kontradiktash nė mėnyrėn e sjelljes.

Po, njeriu ėshtė pikėrisht Donato Bilancia. E asimiloj aventurėn e mallkuar tė tij nė njė grumbull fletėsh plot me tė fshira, shėnime anash, shprehjesh tė shkruara me bojė tė kuqe si gjaku, si zemėrimet e njė autori qė nuk ia del dot me skemėn e tij. Tė dhėna faktike: Bilancia mbetet vrasėsi mė i famshėm i Italisė. Askush nuk ka vrarė si ai. Arsyet? Njė lukuni motivesh, pa qenė asnjėri prej tyre nė dukje tė mbizotėrojė. Avokatit Nino Marazzita i deklaron: "Unė i pari jam i interesuar tė kuptoj. Kam nevojė tė bėj njė udhėtim brenda kokės time. Janė nė gjendje t'i tregoj gjėrat qė kam kėnė, delitet qė kam kryer, por jo arsyet". Lidhja e vetme qė lidh krimet e tij, shumė vetėve i ėshtė dukur pistoleta Smith Wesson 38 milimetra. Rekord tjetėr i mallkuar: 13 burgime tė pėrjetshme dhe nja njėzetė vjet mė shumė pėr njė tentativė vrasjeje dhe rrėmbim. Vittorino Andreoli, qė ka kryer ekzaminimin psikiatrik tė mbrojtjes dhe qė ka kėrkuar, pa e siguruar, paqėndrueshmėrinė mendore, ka pranuar se ėshtė ndodhur pėrballė enigmės sė personifikuar. Fjalėt e Andreolit kthehen tronditshėm nė mendje: krimet e Bilancia janė ngjarja mė dramatike e skenarit tė krimit nė Italinė e 1900 dhe Bilancia, nė llojin e tij, ka shkėlqyer, njė lloj Leopardi i krimit qė ka shkatėrruar ēdo teori kriminologjike.

Pa motiv

Askush pėrpara tij nuk kish vrarė nė mėnyrė frenetike as pa njė motiv tė dukshėm, as njė avantazh ekonomik: Bilancia ėshtė njė vrasės anonim qė vret anonime dhe vret pėr tė vrarė, kur ndjehet krejtėsisht i vetmuar vendos qė tė anullohet, qėllon pėr dhunė vetėshkatėrruese, njė pulsion vdekjeje pėr ta thėnė me fjalėt e Freud. Bilancia vret, sepse ėshtė pothuajse i vdekur... Kėshtu nuk ekzistojnė shtytje urrejtjeje, obsesioni, erektomanie apo seksualiteti tė katandisur nė kalbėsirė?

Duke qenė se zhduket paaftėsia pėr tė kuptuar dhe dashur, duke iu mohuar paqėndrueshmėria mendore, duhet tė bindim se ai qė e kemi quajtur "njė shkrimtar i verdhė nėpėrmjet vetvetes", megjithėse duke patur talentin "e njė Leopardi tė krimit", nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse njė autor jo realist, njė grafoman i ēartur, qė nuk ka asgjė pėr tė thėnė, pėr tė propozuar, pėrveēse heshtjen e vdekjes sė tė tjerėve pėr t'u asimiluar nė heshtjen e vdekshme qė mban nė trup. Por a nuk ka tashmė nė kėtė konstatim qė duket nulifikues lidhur me "autorin" tė paktėn njė fije tė njė tematike ēdo gjė tjetėr pėrveēse tė mjerė tė parėndėsishme?

Kompleksi i Poliēinit

Nė rrugėtimin, tė themi, paradoksalisht "kreativ" tė Bilancia, jo gjithēka ėshtė vetėm mizore, e vagullt. Ka spunto tė denja pėr t'u nėnvizuar, edhe pse tė mbuluara, jo tė evidentuara siē duhet nga "kritikėt gjykues". Le tė flasim pėr komplekset. Me kėtė fjalė, Jung tregon njė element tė Uni-t, qė ndahet nga vetėdija dhe qė vazhdon nė ndėrgjegje tė rregullojė qėndrimin e individit. Komplekset nga tė cilat ka vuajtur Bilancia, shkencėrisht kanė emra qesharakė. Mbi tė gjitha, "kompleksi i Poliēinit". Bilancia gjen kurajon qė ta manifestojė me dėshpėrim kur psikiatri Andreoli e takon nė burg. Vrasėsi serial (pėrkufizim jo i pėrshtatshėm, pėr sa delitet seriale ndjekin njėri-tjetrin nė pėrgjithėsi me intervale mė tė gjatė) nuk ka mė nevojė tė shtiret dhe nuk shtiret.

Ka diēka qė do ta tregojė menjėherė. Kėmbėngul. "Shiko!". Ėshtė pjesa e poshtme e trupit tė tij, nga mesi e poshtė, qė e konsideron atrofike. Njė skenė e llahtarshme. Ajo "Shiko!". Lutja pėrmban torturėn e njė jete. Njė kompleks me emėr qesharak, i ndodhur nė mėnyrė latente tė pėrrallėn e Poliēinit. Le tė kthehemi prapa nė kohė. Kur gjatė verės Bilancia kthehej tek prindėrit nė Jug, i ati i tregonte trupin e tij tri kushėrirave ("Mumjet!" i quan autori) pėr t'u ekspozuar defektin e tij. Nė librin e verdhė, nė prizėm personal lexohet: "Do tė doja tė zhdukesha, pėrpėlitesha nė vetvete, lutesha nė gjunjė qė ta linte, isha i vdekur nga turpi". E tallin edhe shokėt. Nė shtėpinė e korrektimit konfronton gjenitalet e tij me ato tė bashkėkohėsve.

Bilancia do tė jetė gjithmonė i aftė pėr prova tė ngjashme vetėlėndimi, tė kushtėzuara nga dėshpėrimi, tė konsumuara me njė arrogancė qė ėshtė si njė brisk i ngulur. Pastaj, nė librin e verdhė tė shkruar nėpėrmjet vetvetes, autori nuk kėmbėngul nė mėnyrė mė dramatike lidhur me defektin e tij. Nė raste tė ndryshme, nė dukje i nėnshtruar, e kujton me njė melankoli tė thellė mishtore. Nė fakt futet njė kompleks tjetėr me emėr qesharak: "kompleksi i Siranos". Domethėnė, qėllimi pėr t'i kėnaqur me rrugė transversale dėshirat e veta. Me lojėn e bixhozit: nė mėnyrė tė veēantė me lojėn e zarave, njė sfidė me fat tė pakėndshėm. Bilancia rrėfehet si lojtar: "Luaja, humbja, fitoja shuma tė mėdha, edhe tė bėheshe njė hajdut ndėrkombėtar ishte lojė. Kisha pėrreth gra pėr kopertinė, aventuriere". Por kėto gra zhduken pas raportit tė parė zhgėnjyes dhe me llogari milionėshe tė paguara. "Momentet e vetme nė tė cilat ndjehesha i gjallė, qenė nė kazinņ. Tavolinat e zarave ma hiqnin trurin, ishte mėnyra e vetme pėr tė shpėtuar nga bota. Mė mirė loja sesa gratė". Edhe nė raportet me policinė nėnvizohet: "Kishte frikė se mos gratė e vinin nė lojė pėr shkak tė epshit tė pakėt". Por trajektorja torturuese e kėtyre komplekseve, e kėtyre transferimeve nė dimensione tė tjera tė aventurės nė tė cilat shqisat viheshin nė lojė, ėshtė me vend tė thuhet, mjaftojnė pėr ta justifikuar lindjen e vrasėsit tė prostitutave, tė vrasėsit tė grave nėpėr trena.

Nė librin e verdhė nėpėrmjet vetvetes, autori lė shumė faqe tė bardha. Deri nė marsin e vitit 1998, kur fillon edhe pranvera e gjakut, kasaphana. Nė muajt e mėparshėm sinjalizohen sjellje pėrbuzėse dhe pėrēmimi ndaj prostitutave. Bilancia i sjell nė tavolinat e lojės pėr t'i fyer, keqtrajtuar, duke u justifikuar: "Tashmė pėr jetėn nuk e ēaj kokėn aspak. Edhe pėr veten time nuk e ēaj mė kokėn". Shton me hidhėrim: "Gratė janė tė gjitha putana". Natėn e 9 marsit, nė Cogoleto, pas njė raporti me prostitutėn shqiptare Stela Truja, Bilancia e vret ("I kam thėnė qė tė zbriste nga makina e tė shikonte detin. Kishte hėnė, ia kam mbuluar kokėn me ēarēaf"). Ėshtė radha e ukrainases Ljudmila Zuskova, mė 18 mars, nė Pietra Ligure. Akoma njė krim, gjithmonė nė Cogoleto, mė 29 mars i takon njė vajze nigeriane: Tessy Adodo. Pastaj nė Pietra Ligure njė prostitute sllave, Kristina Walla. Masakra vazhdom. Dora-dorės, vrasėsi serial zgjedh prostituta me shtetėsi tė ndryshme, pothuajse sikur donte tė pėrgjakte tė gjithė botėn qė vė nė shitje trupat, duke degraduar dinjitetin femėror deri nė shkallėn mė tė fundit.

Nė njė moment tė caktuar, autori fut njė element tė ri nė librin e verdhė: njė ēelės universal, me profil katėrkėndor, nė gjendje tė hapė banjot e trenave. Ėshtė njė kthesė simbolike dhe do ta kuptojmė pėrse. Mė 12 prill, Bilancia hipėn nė trenin e shpejtė pėr Venezia. Nė klasin e parė ngjitet Elisabetta Zoppetti, infermiere, e vetme. Kur shkon nė banjė, vrasėsi serial e ndjek. Hap derėn, ajo fillon tė ulėrijė, ai ia mbulon fytyrėn me xhaketė, e qėllon. Gjashtė ditė mė vonė, Bilancia merr trenin nė Sanremo, vret me tė njėjtin modalitet Maria Angela Rubino dhe zbret me tempizėm tė shkėlqyer nė Bordighera. Dy delite tė vetme nė vagonėt hekurudhorė do tė mjaftojnė pėr tė ngjitur mbi Bilancia vulėn e "vrasėsit tė trenave". Nė Novi Ligure, nata do t'i jetė fatale. Vrasėsi serial merr nė makinė transeksualin venezuelian Julio Castro, 23-vjeēar, tė quajtur Lorena. Midis tė dyve shpėrthen njė grindje. Bilancia pretendon njė raport pa prezervativ, por transeksuali e kundėrshton, ai nxjerr nga xhepi pistoletėn Smith Wesson, "vajza" reagon me tė gjitha forcat e saj, ulėret, vrapojnė dy roje nate. Bilancia u qėllon tė dyve, pasi ka goditur Lorena nė bark. Preokupohet pėr t'u dhėnė goditjen fatale rojeve tė natės, tė sigurohet pėr vdekjen e tyre. Kthehet nga trupi i "vajzės" pėr goditjen e fundit, por ka njė klik nė pistoletėn bosh. Do tė jetė Lorena ajo qė e mbėrthen Bilancian, i cili largohet prej saj me njė ngritje shpatullash, duke e menduar kufomė. Mė pas, pėr kėtė episod vrasėsi serial jep versione kontradiktore: "Njė gabim? Njė mendjelehtėsi? Nėqoftėse do tė kisha dashur, po tė kisha qenė i vėmendshėm si gjithmonė, nuk do tė mė kishin kapur asnjėherė. Do tė mė kish mjaftuar mbulimi i fytyrės, gjė qė nuk e kam bėrė kurrė". Ėshtė pika ekstreme. Me kalimin e ēdo limiti, protagonisti i romanit tė verdhė qė rrjedh gjak tė tepruar nė faqe, vrasėsin e deformon nė bishė. Imagjinoj "autorin" e librit tė verdhė tek hedh stilografin pas tėrbimit tė hapave tė shkruar me njė pasion mizor, njė shfryrje demoniake qė i ka djegur trurin. E ndėrpret pėr tė rifituar njė minimum qartėsie, pėr t'iu larguar abstraksionit tė ēmendurisė, nonsensit tė skemės. Kėrkon kėshtu njė lidhje, njė ndjenjė qė nė mos t'ia justifikojė, t'ia bėjė mė pak arbitrare hedhjen nė faqe. Mendja e tij e trazuar nuk i ofron spunto. Por pastaj ja, si njė erė e largėt, pothuajse njė muzikė torturuese bėn rrugė tek ai. Nė sytė e tij njė plan i pėrmbajtur, pėr tė cilin nuk do tė konsiderohej mė i aftė. Rishikon njė mbrėmje tė sė kaluarės, e cila i bėhet e ardhshme. Mbrėmja e 18 marsit 1987. Bilancia ėshtė me vėllain Michele. Kalojnė kitarėn, i bien. Njė qetėsi e thellė pėrfundon pėr t'i lidhur. Pėr tė dėgjuar tingujt e kitarės, pėr t'i dhėnė frymėmarrje qetėsisė sė dy burrave, nga njėra anė ėshtė njė fėmijė 4vjeēar, djali i Michele, qė nė ato momente nuk mendon pėr asgjė tė papėlqyeshme, pėr bashkėshorten qė e ka lėnė, ndoshta duke preferuar njė tjetėr, as pėr rrezikun qė pas ndarjes gjykata mund t'ia besojė fėmijėn tė ėmės. Ja, Bilancia ėshtė i lumtur pikėrisht pse shikon tė vėllanė tė qeshė e tė gėzohet sė bashku me djalin e vogėl...

Vetėvrasja

E rishikon tė gjithė kėtė shkrimtari i librit tė verdhė, por, menjėherė, njė darė nė fyt. Rishikon edhe skenėn e disa ditėve mė pas. Njė tren i ndaluar, udhėtarėt e shtangur qė fiksojnė njė pikė nėn tren, midis rrotave tė ndotura nga gjaku, ku ka njė fagot tė pėrbėrė nga dy trupa tė pajetė, tė pėrqafuar me tė gjithė forcėn e njė shpirti tė pėrbashkėt, tė njė gjaku tė pėrbashkėt qė i kish bėrė tė gjallė... ėshtė ai, Michele, qė ėshtė hedhur nė rrotat e trenit pasi ka mėsuar se gjykata ka vendosur t'i besojė djalin tė ėmės. Michele ėshtė hedhur nė rrotat e trenit duke shtrėnguar midis krahėve djalin e vogėl. Do t'i takojė Bilancia tė njohė trupat e shqyer... "Autori" zė kokėn me duar, pyet nėse ajo skenė qė i ka hyrė nė ēdo fibėr, qė e ka shtyrė tė esklamojė mbi masėn e pėrgjakur njerėzore "pėr faj tė njė putane", mund tė shėrbejė si detonator pėr faqet kriminale tė shkruara me bojėn e djallit, pėr melankolinė e zjarrtė qė pėr shkak tė njė keqformimi fizik, ka provuar gjithmonė ndaj seksit femėror. Njė vetmi kaq e pashėrueshme qė pengon gėzimet e dashurisė deri mė mundėsinė pėr tė qenė i tallur, ėshtė pothuajse njė delikt dhe e ka kryer natyra... Bilancia mendon pėr tė atin, pėr tė ėmėn, e kupton sesa dėnim i padrejtė ka peshuar nė gjakun e tyre dhe nė gjakun e fėmijėve, gjak, gjak... Ka njė lutje dashurie pėr babain e pėr nėnėn dhe do ta pėrsėrisė nė momentin e arrestimit. Bėhet fjalė tani pėr tė vėnė titullin, emrin e autorit, e protagonistit nė kapak.

Bilancia deklaron: "Brenda meje ndodhen dy personazhe: Bilancia 1 dhe Bilancia 2. Edhe pse vetėm pjesėrisht, B1 ka arritur ta kontrollojė B2 deri ditėn e delitit tim tė parė. Pastaj nuk ka qenė mė e mundur. Kur B2 kryente njė vrasje, B1 asistonte nė mėnyrė pasive dhe, kur mė kanė arrestuar, B1 ka zbritur nga retė". Kush e dėgjon mendon se vrasėsi seria kėrkon pretekste me dinakėrinė e zakonshme. Duhet kthyer sėrish prapa nė kohė pėr tė gjetur ndonjė bazė pėr kėtė deklaratė. Nė moshėn 15-vjeēare, pėr tė ndaluar shokėt e klasės qė tė vazhdojnė ta pėrqeshin pėr emrin e tij, Bilancia vendos qė ta ndryshojė atė: jo mė Donato, por Walter (ndjehet i nderuar edhe kur nė burg, nė Marassi, qė e thirrnin Gaber, pėr shkak tė hundės sė madhe dhe tė flokėve tė gjata si kėngėtari i famshėm). Donato jo, i padurueshėm, i asgjėsuar. Por kush ėshtė B1 dhe kush B2? B1 ėshtė Walter, B2 ėshtė Donato. Walter ėshtė i poshtėruari qė ndėrtohet nėpėrmjet dorėzimit tė tij, ėshtė njeriu i pajtimit tė shtrėnguar me botėn, qė luan rolin e tė ndrojturit, e simpatikut, tė mikut edhe tė lezetshėm. Donato ėshtė rrėnja e sėmurė, hajduti, vjedhėsi i shtėpive, hakmarrėsi me pistoletė, pėr gabime tė pėsuara nga kush i hiqej si mik, lojtari midis ēmendurisė dhe bixhozit nė sallat gjenoveze tė kumarit, vrasėsi i ēartur. Walter ėshtė ai qė pranon dhe merr nė burg njė ndihmė prej 528 eurosh nė muaj nga Instituti pėr Sigurimin e Dėmtimeve nė Punė (e fut nė xhep nga viti 1973, pėr shkak tė njė incidenti tė shėmtuar me makinė). Ndėrsa ėshtė Donato ai qė nė gushtin e vitit 1998 vendos t'i shkruajė Atit tė Shenjtė, Papės Gjon Pali i II-tė, duke komentuar: "Edhe sikur tė mos mė pėrgjigjeshit, vetėm ideja qė ju kam shkruar mė jep paqe".

Alberto Bevilacqua ėshtė njė prej shkrimtarėve mė tė njohur italianė.

Pėrgatiti:ARMIN TIRANA

 

 

Vatikani komenton pėr jashtėtokėsorėt

"Mund tė ketė qenie tė tjera tė krijuara nga Zoti". Teologu astronom Funes: edhe ata mund tė gėzojnė mėshirėn e Zotit

QYTETI I VATIKANIT - "Ėshtė e mundur tė besosh nė Zot dhe tek jashtėtokėsorėt njėkohėsisht. Mund tė pranohet ekzistenca e qenieve tė tjera, edhe mė tepėr tė zhvilluara nė krahasim me ne, por pa vėnė nė diskutim besimin mbi krijimin e qenieve, mbi mishėrimin e shpirtit dhe mbi jetėn e pėrtejme". Kėtė e afirmon shefi i astronomėve tė Vatikanit, jezuiti argjentinas Jose Gabriele Funes, 45 vjeē, i diplomuar nė teologji dhe astrofizikė. Nuk ka arsye pėr tė besuar se ndonjė gazetarė e ka shtyrė tė thotė kėto fjalė, sepse intervista ėshtė e Osservatore Romano dhe pėr mė tepėr nuk ėshtė hera e parė qė Funes guxon tė bėjė afrimime tė tilla. "Ashtu siē ekziston njė shumėllojshmėri krijesash nė tokė, - vazhdon ati Funes - mund tė ketė edhe qenie tė tjera dhe shumė inteligjente tė krijuara nga Zoti. Kjo nuk bie nė kundėrshtim me fenė tonė, sepse nuk mund tė vėmė limite nė lirinė krijuese tė Zotit". Kundėrshtim marramendės: Po nga kush janė shlyer kėta alienė? Pėrgjigje e ftohtė nga astrofizikanti teolog: "Nuk ėshtė e thėnė qė ata mund tė kenė nevojė pėr shlyerje. Mund tė kenė ngelur nė paqe totale me krijuesin e tyre".

Po sikur kėta jashtėtokėsorė tė jenė mėkatarė? Rrini tė qetė: "Edhe ata, nė njė lloj mėnyre, do tė kenė mundėsinė tė gėzojnė mėshirėn e Zotit, ashtu siē ndodh me ne njerėzit". Sipas Funes, mund tė kesh besim tek "Zoti krijues" dhe mund tė pranosh hipotezėn e Big Bangut, e cila ėshtė "shpjegimi mė i mirė i origjinės sė universit qė kemi deri tani" dhe "nuk bie nė kundėrshtim me fenė, pėrkundrazi, ėshtė mjaft e arsyeshme". Nė kėtė mėnyrė, ai kombinon Biblėn me teleskopin: "Unė si astronom vazhdoj tė mendoj se Zoti ėshtė krijuesi i universit dhe se ne nuk jemi produkt i rastėsisė, por jemi bijtė e njė ati tė mirė. Bibla nė mėnyrė thelbėsore nuk ėshtė njė libėr shkencor, d.m.th nuk mund t'i kėrkosh asaj njė pėrgjigje shkencore". Nuk ėshtė hera e parė - kuptohet - qė njė njeri i Kishės ndėrmerr aventura tė tilla nė kėtė terren. Edhe paraardhėsi jezuit i Funes nė Kishė, George Coyne, e ka pėrkufizuar si "guximtare dhe kryeneēe" nė shumė raste "idenė qė nuk mund tė ekzistojnė qenie tė tjera tė gjalla, pėrveē atyre qė jetojnė nė Tokė". Kryesia katolike nuk po mban asnjė pozicion pėrsa i pėrket kėsaj fushe tė rrezikshme. Fillimi i njė depati tė tillė midis teologėve ka qenė nė vitet pesėqind, kur flitej shumė mbi UFO-t dhe ėndėrrohej njė kontakt i afėrt me qenie tė tjera inteligjente.

Ati dominikan Raimondo Spiazzi dhe ati franēeskan Gino Cancetti kanė shprehur mė parė ide tė ngjashme me ato tė atit Funes. Flitet madje qė edhe At Pio, shenjtor i madh, por jo teolog dhe as astrofizikan, ka qenė mbėshtetės i kėsaj fushe. Dikujt qė kishte kundėrshtim mbi kėtė ide dikur i ėshtė pėrgjigjur: "Mendon se plotfuqia e Zotit ėshtė limituar nė planetin e vogėl tė Tokės?".

Pėrgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

 

 

Ujė nė Mars

Njolla tė bardha tė gjetura nė sipėrfaqen e Marsit. Shkencėtarėt thonė se ka akull

Tashmė, shkencėtarėt janė mund tė arrijnė t'i pėrgjigjen pyetjes qė nuk kanė guxuar kurrė ta bėjnė: A ka shkrirė ndonjėherė akulli nė Mars duke e kthyer atė nė njė vend tė banueshėm?

Nė njė fotografi tė publikuar ditėt e fundit tė njė sipėrfaqeje toke tė gėrmuar nga "Phoenix Mars Lander" nė koren e tokės sė Marsit kanė dalė nė sipėrfaqe disa njolla tė bardha. Deri tani, shkencėtarėt nuk ishin tė sigurt nėse materiali i bardhė i zbuluar ishte akull apo donjė lloj kripe.

Kur akulli i ekspozohet ajrit mund tė shndėrrohet nė avull, njė proces i njohur si sublimim. Kripa, nė anėn tjetėr, nuk mund tė kryejė kėtė proces zhdukjeje.

"Duhet tė jetė patjetėr akull", thotė Dr. Peter H. Smith i Universitetit tė Arizonės, investigatori kryesor i misionit. "E gjithė skuadra e kėrkimit kėtė mendim ka. Ne tė gjithė mendojmė se kjo ėshtė njė provė qė ato njolla tė vogla janė material i akullt."

Sipėrfaqja e akullit nė Mars nuk ėshtė njė zbulim i ri. Shkencėtarėt e kanė ditur gjithmonė qė pjesa e sipėrme e Marsit nė polin verior ėshtė e pėrbėrė prej akulli. Nė vitin 2002, matjet e marra nga fluturimi orbital i anijes kozmike "Mars Odyssey" gjetėn prova tė njė sasie tė gjerė akulli jo shumė larg sipėrfaqes.

Pėr t'i dhėnė mė tepėr dritė zbulimeve tė para, misioni Phoenix ishte ideuar pėr tė zbritur nė arktikun verior dhe tė gėrmonin sipėrfaqen deri sa tė gjendet shtresa e akullit qė mendohet tė jetė pak metra poshtė sipėrfaqes. Megjithatė, tė shikoje akullin konkretisht ishte "jashtėzakonisht emocionuese", thotė Dr. Smith. Frika mė e madhe gjatė misionit ishte tė gėrmonim e tė gėrmonim dhe nė fund tė mos tė gjenim asgjė".

Uji i lėngshėm i transformon mineralet, kėshtu qė papastėrtitė e akullit mund tė tregojnė shumė gjėra rreth historikut klimatik tė planetit. Pėrderisa Marsi ėshtė tepėr i ftohtė pėr ujė tė lėngshėm, nė tė kaluarėn nėse skajet e tij kanė qenė mė pak tė ftohta, zonat polare mund tė jenė ngrohur mbi 0oC gjatė verės.

Uji i lėngshėm ėshtė pėrbėrėsi esencial i jetės dhe kjo zonė mund tė ketė qenė tė paktėn pėr njė periudhė tė shkurtėr njė mjedis i banueshėm nė tė shkuarėn gjeologjike tė planetit tė Marsit 10 milion vite mė parė. Njė nga eksperimentet e Phoenix-it konsiston nė disa furra shumė tė vogla qė ngrohin kampionet e marrė nga Marsi dhe analizojnė avullin qė lėshojnė.

Gjatė gėrmimeve nė njė zonė tjetėr, lopata nė fund tė krahut tė robotit Phoenix ka ndeshur me njė sipėrfaqe tė fortė - mundėsisht njė shtresė akulli - e cila nuk ėshtė thyer edhe pas tre pėrpjekjesh. Shtresa e fortė ėshtė nė tė njėjtėn thellėsi me materialin e bardhė nė zonėn e parė.

Krahu i robotit ka njė gėrmuese, nėse ėshtė e nevojshme edhe njė trapan tė vogėl pėr tė thyer materialet e forta, pėr t'i analizuar mė pas nė njėrėn nga furrat, tė cilat pėrcaktojnė pėrbėrjen kimike tė materialit.

Dita e zbulimeve tė jashtėzakonshme pasohet nga njė ditė tjetėr nė tė cilėn nuk u performua asnjė punė shkencore, pasi pati njė problem nė programin e compjuterit tė Phoenix-it.

Ditėn tjetėr, memoria e kompjuterit tė anijes kozmike u mbush me mijėra kopje tė tė dhėnave tė cilat nuk e lejuan ruajtjen e tė dhėnave shkencore si fotografitė gjatė natės, nė kėtė mėnyrė fotografitė humbėn. Inxhinierėt e kaluan tė gjithė ditėn duke u munduar tė gjenin defektin, por ishte e pamundur nė kushtet e tyre.

 

 

Alarm, ilaēe tė falsifikuara

Fenomeni ka tė bėjė mė tepėr me "pilulat e dashurisė", por nuk pėrjashtohen edhe ato qė duhet tė tė "shpėtojnė jetėn"

ROMĖ - Europa e vėnė nė rrezik nga pilula, shurupe dhe ampula tė alternuara. "Ajo e ilaēeve tė falsifikuara ėshtė njė kėrcėnim i madh pėr shėndetin e qytetarėve, madje njė krim vdekjeprurės, kundėr tė cilit i gjithė kontinenti duhet tė ndėrmarrė masa tė rrepta". Kėtė e ka nėnvijėzuar presidenti i Federatės Europiane e Shoqėrive dhe Industrisė Farmaceutike (Efpia), Arthur Higgins nė Konferencėn vjetore tė Federatės e mbajtur nė Paris pak ditė mė parė.

KATĖR MILIARD FALSO - Numrat nuk tė lėnė asnjė dyshim: nė total mė tepėr se katėr miliard tabletash dhe ilaēesh falso janė sekuestruar nė Europė gjatė vitit 2007. Dhe nėse interneti konsiderohej si burimi kryesor i pilulave tė falsifikuara, tashmė ato kanė dalė edhe nė tregun tradicional. Sipas tė dhėnave tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, mė i pėrhapur nė Paris, biznesi i ilaēeve falso ka rreth 45 miliard euro nė vit nė nivel botėror, dhe pėrfaqėson njė pjesė tė barabartė me 10% tė tregut farmaceutik botėror.

RREZIQET PĖR KONSUMATORĖT - Rreziku pėr konsumatorėt qė ndeshen me ilaēe falso ėshtė mjaft i konsiderueshėm, nėnvizojnė ekspertėt. Ndėr tabletat e falsifikuara janė zbuluar, nė fakt, ilaēe qė pėrmbajnė substanca toksike ose pa princip aktiv, ose mė keq akoma me njė sasi tė gabuar tė principit aktiv. Nė synymin e falsifikuesve janė edhe ilaēet qė shpėtojnė jetėn, ndėr tė cilat ilaēe pėr tė trajtuar tumore dhe sėmundjet e zemrės, probleme psikiatrike dhe infeksione. Propozimet nė nivel europian pėr njė legjislaturė mė tė ashpėr nė kėtė fushė priten deri nga fundi i vitit, bashkė me paketat e reja farmaceutike, sipas specialistėve tė mbledhur nė Paris nuk ėshtė rasti pėr tė humbur kohė. Duhen marrė masa tė menjėhershme pėr tė luftuar kėtė fenomen alarmant, qė nuk jep shenja dorėzimi dhe lufton shėndetin dhe sigurinė e qytetarėve europianė.

"PILULAT E DASHURISĖ" - Njė rrezik i shumė i lartė ėshtė edhe tek ilaēet kundėr disfunksionimit seksual. Ajo qė e ka denoncuar ka qenė Shoqėria Italiane e Andrologjisė (Sia) "Nė vendin tonė tė gjitha ilaēet qė shėrbejnė pėr tė rritur funksionimin seksual janė tė shitur me raport mjekėsor dhe normalisht meren nė farmaci tė kontrolluara - nėnvizon Vincenzo Gentile, president i Sia-s - megjithatė ėshtė njė eksperiencė e zakonshme bombardimi ditor me e-mail-e qė tė ofrojnė nė internet mundėsinė pėr t'i blerė kėto produkte jashtė shtetit, duke i tejkaluar tė gjitha normativat nė Itali". "Ky modalitet blerjeje nuk i lejon pacientit njė verifikim mbi prejardhjen dhe efektet e produktit qė do t'i dėrgohet. Shoqėria italiane e Andrologjisė i fton tė gjithė qė tė mos t'i anashkalojnė pėrshkrimet mjekėsore dhe t'i drejtohen njė specialisti pėr tė marrė kėshillat e duhura dhe pėr tė vlerėsuar se kush mund tė jetė terapia mė e pėrshtatshme, n.q.s do tė jetė me tė vėrtetė e nevojshme". "Pėr mė tepėr, pėr tė marrė kėto lloj mjekimesh dhe terapish, nevojitet njė verifikim preciz i gjendjes aktuale shėndetėsore tė pacientit - thekson Gentile - vetėm njė mjek ėshtė nė gjendje tė parandalojė ndėrlikime tė lidhura me pėrdorimin e kėtyre ilaēeve dhe tė evidentojė qartė se ku ėshtė problemi. Njė vizitė vjetore tek andrologu - pėrmbyll eksperti - tė ndihmon tė bėsh parandalime dhe pėr mė tepėr tė kesh gjatė gjithė kohės nėn kontroll shėndetin vetjak seksual, qė ėshtė njė anė shumė e rėndėsishme e gjendjes sė pėrgjithshme shėndetėsore".

KRIMI I ORGANIZUAR - Trafiku, tregojnė presidenti dhe zv. presidenti i Efpia, Arthur Higgings dhe Jean Fransois De Hecq, ėshtė i administruar nga organizata kriminale tė mirėfillta, tė mirėstrukturuara dhe jo tė improvizuara. Shpesh biznesi i falsifikimeve, deklaron Efpia, ėshtė i administruar nga tė njėjtat organizata kriminale qė meren edhe me trafikun e drogės. Njė e dhėnė tjetėr qė merakos Efpia-n ėshtė qė fenomeni i falsifikimeve ėshtė ndeshur edhe nė produktet e shpėrndarė nėpėrmjet burimeve zyrtare dhe tė certifikuara siē janė farmacitė. Raste tė shumta pėr shembull janė regjistruar nė Britaninė e madhe, por edhe vendet e tjera europiane nuk janė tė pakta.

Pėrgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

 

 

Modelja e njohur: "Leja e parė e qėndrimit skadonte pak para pėrfundimit tė emisionit "Kthehem tė Shtunėn". Kam qėndruar gjysmė viti pa dokumenta"

Rrėfehet Seredova: Gjashtė muajt e mi si klandestine

"E shoqja" e portierit juventin tė kombėtares, Gigi Buffon, (ta quash e fejuara ėshtė pak pėrderisa kanė njė fėmijė bashkė) mban tė fshehur nė ēantėn e saj njė fasho tė kapitenit. Dhe si kapitene, kur flet pėr futbollin mundohet tė jetė sa mė diplomatike. Pėr shembull: pyetjes se kush tė pėlqen mė shumė ndėrmjet Zdenek Zeman dhe Luciano Moggi, ajo pėrgjigjet: "Zeman". Por thotė qė e zgjedh pėr shpirt patriotik, pasi e di qė Zeman nė shtėpinė juventine nuk ėshtė shumė i pėlqyer. Gjatė intervistės nė hollin e hotelit shfaqen edhe gratė e tjera: ajo e Gattusos, Monica, me vajzėn pėrdore. Ajo e Materazzit, Daniela, me mė shumė tatuazhe se i shoqi... dhe ajo e Borriello, Belen, jug amerikane.

- Cilat janė detyrat e njė gruaje tė njė futbollisti tė madh tė kombėtares?

Po tallesh? Asnjė detyrė.

- Si menaxhohet humori i njė superportieri nė momente stresi?

Duke mos i shtuar probleme problemeve.

- Praktikisht?

Para dhe pas disa ndeshjeve specifike, edhe n.q.s kam ndonjė problem mundohem ta evitoj dhe tė mos ia tregoj. Dhe nė fakt ka ca kohė qė evitoj tė flas pėr futboll.

- Pėrse?

Kur flas pėr futboll, direkt mendohet se jam interpretuesja e mendimeve tė Buffonit, nė fakt...

- Kishe thėnė: "Kurrė me njė futbollist"

Ėshtė e vėrtetė.

- Nuk tė pėlqente ambienti apo ēfarė?

Mė dukej njė klishe shumė e pėrhapur: modelja/showgirl dhe futbollist.

- Sapo ka dalė nė treg njė libėr francez "Sexus Footballisticus": flitet pėr njė botė futbolli i tėri i mbushur me seks dhe drogė.

Nuk mendoj se bota e futbollit ėshtė shumė e ndryshme nga ajo e avokatėve, doktorėve...

- Meqė ra fjala pėr klishe: pasi u bėre velinė, bėre njė kalendar?

Pėr para dhe pėr t'u njohur mė tepėr.

- Koleget e tua zakonisht thonė se janė foto artistike.

Gėnjeshtra. Nėse dua njė foto timen artistike e var nė murin e shtėpisė, apo jo? Dhe faktikisht, jam njė nga tė pakėt persona qė njoh qė duken mė mirė tė zhveshur se sa tė veshur".

- Varet se sa njerėz tė zhveshur ke parė?

Kam parė shumė. Shumica e zonjushave qė duken si femra perfekte, kur i shikon mė vonė pėr sė gjalli janė tė shkurtra dhe tė varura.

- Ke folur ndonjėherė me Gigin pėr fotot e tua nudo?

Sigurisht

- Dhe....

Po tė them vetėm qė njėri nga magazinierėt e Juventusit qė i kishte parė dhe i kishte varur nė murin e tualetit, i ka hequr menjėherė.

- Pėr respekt ndaj portierit tė madh?

Pikėrisht. Jam 30 vjeē, me njė fėmijė, Louis Thomas. As unė vetė nuk shkoj mė nė diskotekė pėr tė kaluar mbrėmje tė ēmendura.

- Po studion aktrim?

Ahahahah! Pse, jam aktore?

- Shfaqesh nėpėr filma?

Po, por luaj rolin tim pak a shumė. Nuk synoj t'i vjedh rolet Laura Morantes. Do tė mė pėlqente mė tepėr tė vazhdoja tė bėja modelen, sidomos nė Pragė. Nė Itali herėn e parė kam ardhur si modele. Mė pas bėra audicionin me Giorgio Panariello...

- Na e thuaj?

Ishim nė Romė. Ai mė pyeste. "Di tė kėrcesh?" Unė iu pėrgjigja: "Jo". "Di tė kėndosh?". Unė: "Jo"

- Bravo. Pėrse tė zgjodhi?

Mbase ngaqė qeshja gjatė gjithė kohės.

- Ekspresi ta dedikoi ty dhe Panariellos kopertinėn nė tv "injorant".

Isha shumė e lumtur. Mendoja: Sa mirė, qė tani nė kopertinė. Nuk ia kisha fare idenė. Giorgio mė mori veē dhe mė tha: Alena, sė shpejti do ta njohesh mirė italishten dhe do tė kuptosh qė nuk ėshtė njė rast pėr tu gėzuar.

- Zbarkimi nė Itali?

I ndėrlikuar.

- I komplikuar? Pėr njė modele/prezantuese?

Lejen e parė tė qėndrimit ma bėnė qė tė mė skadonte pak para pėrfundimit tė emisionit "Kthehem tė Shtunėn". E gjeta veten nė natėn e Krishtlindjeve nė komisariat me nje certifikatė mjekėsore.

- Njė certifikatė mjekėsore?

Nė kėtė mėnyrė procedohej nėse do tė ktheheshe nė atdhe dhe tė vije pėrsėri: me lejen e qėndrimit tė skaduar, duhet tė filloje njė kurė mjekėsore, dhe pėr ta vazhduar duhet tė tė rikthenin patjetėr.

- Njė lėvizje e zgjuar. E mbarove kurėn?

Po pėr gjashtė muaj kam qėnė pa dokumenta.

- Klandestine?

Ishte pak absurde. Sepse puna ime ishte publike, por nė rrugė kur shikoja ndonjė polic kisha frikė se mos mė ndalonte. Mė vinte tė qaja.

- Nė fund si e zgjidhe?

Po tė ta them do tmė arrestojne.

- Nuk besoj.

Pėr ca kohė e kam shtyrė me njė leje si bashkėpunėtore shtėpiake qė mė dhanė nė komisariat.

- Po tallesh?

Jo. Me pasaportėn ēeke vazhdoj akoma tė kem probleme. Nėpėr aeroporte, ndėrkohė qė Gigi kalon gjithandej mua mė nxjerrin probleme absurde. Nė Amerikė njėherė mendova se donin madje edhe tė mė dezinfektonin.

- Nė fakt ēfarė ndodhi?

Mė kishin sprucuar njė lėng pėr tė evidentuar eksplozivėt. Nė Antigua, vitin e kaluar, donin tė mė rikthenin nė Pragė pas 15 orėsh fluturimi, sepse drejtuesi i aeroportit nuk e dinte qė tashmė Republika Ēeke bėn pjesė nė Unionin Europian.

- E di qė tani nė Europė duan tė vendosin rėnduesin e klandestinitetit?

Po. N.q.s ėshtė e vėrtetė ajo ēka thuhet nė lajme qė pjesa mė e madhe e krimeve kryhen nga ekstrakomunitarėt, ėshtė pak a shumė e drejtė. Megjithatė mendoj se njerėzit tė cilėt vijnė nė Itali pėr tė punuar dhe rrezikojnė jetėn nėpėr gomone pėr t'i shpėtuar mjerimit, duhet tė strehoen.

- Nėse do tė mund tė votoje nė Itali kė do tė votoje?

Mė pėlqen Fini. Nuk jam dakord me ēdo gjė qė thotė, por me atė qė kuptoj mė mirė po. Qė kur kam filluar tė mėsoj italishten duke parė "Porta a porta.

- E ke takuar ndonjėherė?

Po. Kemi qenė tė dy tė ftuarit e Vespa. Nė atė rast tha qė ishte nė favor tė votės sė emigrantėve. Kjo ėshtė njė gjė e shenjtė dhe e drejtė.

- Pėrse?

Unė paguaj taksat kėtu, pse nuk duhet tė votoj?

- I paguan tė gjitha taksat? Nga tė dhėnat e publikuara, nė vitin 2005 rezultoje sikur nuk kishe asnjė tė ardhur.

I paguaj me tė vėrtetė, qė nga viti 2006, qė kur kam marrė nėnshtetėsinė. Mė parė i paguaja nė Republikėn Ēeke"

- Ėhė. Fėmijėria jote nė Pragė?

Kur kam qenė e re kam qenė njė komuniste e entuziazmuar.

- E entuziazmuar?

Nuk isha shumė nė dijeni. Nė vitin 1989, kur u rrėzua Muri, isha 11 vjeē. Im atė mundohej tė m'i bėnte gjėrat qė po ndodhnin sa mė tė gėzueshme: ushtarėt nėpėr rrugė, uniformat, burokracinė qė funksiononte vetėm kur e ushqeje me dhurata... Duke punuar si kamarier, babai mundohej tė fitonte disa para dhe mė blinte vezėt kinder. Por faktikisht... ēdo gjė ishte bardhė e zi.

- Si ke filluar tė bėhesh modele?

Njė shoqe mė coi tė bėja njė audicion, rastėsisht.

- Gjithmonė kėshtu ndodh. Duhet tė shkruhet njė libėr mbi miqtė qė i ēojnė personat rastėsisht nėpėr audicione dhe mė pas ata bėhen tė famshėm.

Nė moshėn 14-vjeēare kam filluar tė bėj xhiron e Europės. Nga Praga niseshin pėr nė Gjermani furgona me modele. Tė gjitha sė bashku kushtonim sa njė modele e vetme perėndimore.

- Ėshtė e vėrtetė qė kur linde ti tėt eti gati sa nuk i ra tė fikėt?

Po. Pėrveē faktit qė Seredova do tė thotė "e shėmtuar", kur kam lindur kam qenė shumė e thatė, me lėkurė tė ashpėr.

- Si ka mundėsi?

Sepse nė placentėn e mamasė time kishte munguar lėngu amniotik. Mė pas mė kanė trajtuar me vajra pėr disa muaj rresht derisa ndryshova lėkurė.

- Ėshtė e vėrtetė qė kur ishe e vogėl jetoje afėr njė kampi endacakėsh?

Jo. Nė Pragė nuk kishte kampe. Por kishte disa pallate qė u jepeshin romėve. Kisha shumė tė tillė nė klasė, nė shkollė.

- Nė Itali ka nga ata qė i konsiderojnė romėt njerėz shumė tė kėqij?

E pranoj qė kur mė kalojnė afėr nė rrugė e shtrėngoj fort ēantėn. Por megjithatė duhet tė jemi sa mė elastik. Ata kanė njė mėnyrė tė tyre tė menduarit dhe tė jetuarit me tė cilėn duhet tė krahasohėmi. Mendo qė nė pallatet ku jetonin nė Pragė, ēmontonin parketin pėr tė ndezur zjarrin. Kur mė ka thirrur Panariello, unė po punoja si vullnetare nė njė kamping jetimėsh ciganė.

- Pas Panariellos ke hyrė nė botėn e televizionit. Tė kanė kapur paparacėt?

Patjetėr.

- Ke organizuar ndonjėherė shėrbime fotografike kur ke qenė me pushime pėr tė dalė nė revista?

Jo. Por njė ish-i dashuri im e ka bėrė dhe unė rashė brenda. Mė ēoi nė plazh me fotografin nga mbrapa pa mė thėnė gjė.

- Ke pasur ndonjėherė tė bėsh me Lele Mora?

Po. Isha siē thonin nė grupin e tij. Por, pėr fat tė mirė, asnjė gjyqtar nuk mė ka thirrur ndonjėherė.

- Ke ndonjė ide pse?

Sepse nuk kam bėrė kurrė disa gjėra. Leles ia kam bėrė gjithnjė gjėrat shumė tė qarta: pėr shembull, pranoja mbrėmjet nė diskotekė, por jo festat e ditėlindjeve.

- D.m.th?

Nuk kam marrė kurrė pjesė nė asnjė festė private. Nuk mund ta duroja idenė qė tė mė konsideronin si njė dhuratė.

- Emisioni qė nuk do tė bėje kurrė?

Reality Show, dhe emisione si Buona Domenica. Nuk mė pėlqejnė ato vende nė tė cilėt tė thonė "zihu" dhe ti duhet tė zihesh patjetėr.

- Preferon tė jesh e ftuar nė emisionin e Serena Dandini ose Gigi Marzullo?

Dandini nuk e di ēfarė emisioni bėn. Tek Marzullo kam shkuar sapo kam ardhur nė Itali.

- Si ka shkuar?

Nuk kuptoja asnjė nga pytjet qė mė bėnte. Pėrgjigjesha rastėsisht. Ai bėn sikur unė thoja gjėra shumė interesante.

- Ke njė grup shoqėrie?

Kam njė super shoqe/motėr qė quhet Ketty, disa shoqe nėpėr Europė dhe pak shoqėri mashkullore.

- Ndonjė darkė me armikun?

Giampiero Galeazzi.

- Kush tė ka bėrė keq?

Gjatė njė emisioni direkt sportiv, disa vite mė parė, mė ka trajtuar nė njė mėnyrė shumė pėrcmuese. E ngatėrroi emrin tim me qėllim, duke mė thirrur Herzigova, dhe e tha drejt pėr sė drejti qė isha me vonesė. Unė... me vonesė?

- E pamundur?

E pamundur. Nėse ka ndonjė gjė e cila mė ka mbetur nga komunizmi ēek ėshtė pikėrsht kontrolli absolut edhe mbi detajet e vogla tė jetės time.

- Nė kinema: Vanzina apo Benigni?

Vanzina.

- E thua kėtė ngaqė pas pak kohėsh del filmi juaj "Njė verė nė plazh"?

Jo e them sepse nuk mė pėlqen Benigni.

- Nė Itali kjo konsiderohet si njė vepėr arti?

Atėherė mos e shkruaj, sepse unė e konsideroj si pak vulgare.

- Kjo zakonisht thuhet pėr Vanzinat.

Atėherė le tė themi qė unė humorin e Benignit nuk e kuptoj shumė.

- Filmi i jetės?

Pretty woman.

- Kėnga..?

"Sappi amore mio", e Biagio Antonaēit... ėshtė kėnga ime dhe e Gigit.

- Ndonjė nofkė?

I thėrrasim njėri-tjetrit Fufi.

- Po libri i preferuar?

Milan Kundera... ose njė tjetėr ēek Vieweg.. mė duket se njihet edhe kėtu.

- Nė Shtetet e Bashkuara: Obama apo McCain?

Obama, sepse ėshtė i zi. Sepse ėshtė i ri.

- Pėr kulturė tė pėrgjithshme. Sa kushton njė litėr qumėsht?

Rreth 2 euro.

- Njė pako panolina?

I blejmė me tonelata. Nuk e di sa kushton vetėm njė pako. Varet nga ofertat.

- Po kufijtė e Afganistanit?

Sa e tmerrshme.

- Artikulli i parė i Kushtetutės Italiane?

Nuk e di.

- E fundit. Gabimi mė i madh qė ke bėrė nė jetė?

Pendohem ēdo ditė qė nuk e kam bėrė Universitetin. Doja tė vazhdoja pėr ... si thuhet?

Pedagoge?

- Pedagogji. Disa gabime i bėn akoma me italishten?

Sigurisht. Sidomos gėrmat dyshe, nuk i kuptoj fare. Gigi ndonjėherė mė tall pėr kėtė arsye.

Pėrgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

 

 

Shkenca mjekėsore: Mendja e njeriut ka aftėsi shėruese

Njerėzit mund tė ēlirohen nga simptoma tė ndryshme sėmundjesh vetėm duke besuar se kurat janė efektive, pavarėsisht nėse ato janė apo jo. Por jo vetėm kaq, vet shkenca mjekėsore ka arritur nė disa pėrfundime sipas tė cilave mendja ndikon nė shėrimin e trupit. Kėtė fakt e shpjegon mė sė miri efekti Placebo. Fjala Placebo vjen nga latinishtja "dua tė pėlqej" dhe ėshtė njė tabletė ose preparat mjekėsor, qė nuk ka asnjė substancė ndikuese. Placebo ėshtė thjesht njė efekt dhe pėr nga definicioni nuk mund tė ndikoj si medikament. Janė tė njohura edhe operacionet-placebo si dhe gjilpėrat-placebo tė akupunkturės. Nė pėrgjithėsi fjala placebo pėrdoret thjesht pėr diēka pa kurrfarė ndikimi, qė megjithatė shkakton njė efekt. Nė mjekėsi dallohen disa lloje tė placebos:

Placebo tė vėrtetė ose tė pastėr: kėshtu emėrohen medikamentet, tė cilat pėrmbajnė vetėm laktozė ose amidon, si dhe mjete tjera ndihmėse si korrigjues tė shijes ose ngjyra.

Placebo false ose pseudoplacebo: ato pėrmbajnė substanca qė ndikojnė, por tė cilat kanė aq doza tė vogla ose nuk ndikojnė fare kundėr sėmundjes pėr tė cilėn pėrdoren, p.sh antibiotikėt kundėr njė infeksioni me virus. Gjatė njė shėrimi spontan trupi mėnjanon sėmundjen pa ndikime tė jashtme. Gjatė placebo-efektit nxitet trupi qė tė shėrohet, nėn ndikimin e faktorėve te jashtėm, qė sė paku kanė njė ndikim pėrforcues mbi shėrimin. Studimet kanė treguar se gjatė periudhave tė traumave, njerėzit ngulitin pėrvoja qė kanė nivele tė larta pėrmbajtjeje emocionale. Trupi mund tė mbajė informacion pėrtej nivelit tė ndėrgjegjes, si mekanizėm mbrojtės, kėshtu qė kujtimet priren tė shkėputen ose tė kthehen nė amnezi. Informacioni nuk ėshtė i vlefshėm nė gjendjen normale tė ndėrgjegjshme dhe mekanizmi mbrojtės i trupit na mban larg nga pozicioni ku vetėdija e trup/mendjes sonė e interpreton tė dhimbshme apo traumatike. Njė zonjė e quajtur Evy McDonald nė vitin 1980 u diagnostikua me sėmundjen Amyotrophic Lateral Sclerosis. Mjekėt i dhanė asaj vetėm njė vit jetė. Sot, pas shumė vitesh, ajo jo vetėm qė ėshtė gjallė, por gėzon shėndet tė plotė. Duke pėrdorur vetėm procese tė kuptuara nė mėnyrė tė thjeshtė (Placebo psikoaktive), aftėsitė e trupit pėr tė shėruar veten janė shumė mė mbresėlėnėse se ēdo lloj gjėje qė mjekėsia moderne mund tė krijojė. Placebo psikoaktive nuk e kanė ndikimin e medikamentit por imitojnė ndikimet anėsore tė tij. Placebot pėrdoren kryesisht nė kėrkimet shkencore. Me ane tė kėtyre studimeve bėhet kontrolli i saktė i ndikimit tė medikamenteve. Njė pjesė e pacientėve merr medikamentin pėr tė cilin bėhet studimi, pėrderisa pjesa tjetėr e merr placebon si kontroll. Kėto studime quhen edhe "studime tė verbėta dyfishe" pasi qė as mjeku e as pacientėt nuk e dinė se cili grup e ka placebon e cili medikamentin, qė me tė vėrtetė ndikon. Kjo mbron nga ndikimet e jashtme tė padėshiruara gjatė gjurmimit shkencor. Efekti i placebos ėshtė shėrim spontan, edhe pse dyshohet qė gjatė tij rrjedhin po tė njėjtat procese kimike.

Lidhja trup/mendje

Shkenca mjekėsore vetėm sa ka filluar tė kuptojė mėnyrat se si mendja ndikon trupin. Efekti Placebo pėr shembull, tregon se njerėzit mund tė ēlirohen nga simptoma tė ndryshme sėmundjesh vetėm duke besuar se kurat janė efektive, pavarėsisht nėse ato janė apo jo. Studimet kanė treguar se gjatė periudhave tė traumave, njerėzit ngulitin pėrvoja qė kanė nivele tė larta pėrmbajtjeje emocionale.

Pėrvojat nė prag tė vdekjes dhe jeta pas saj

Njerėzit qė kanė qenė njėherė pranė vdekjes kanė raportuar pėrvoja mistike, si: shkėputja prej trupit, ngritja nė ajėr, prania e njė qenie shumė tė dashur prej drite - ndonjėherė e interpretuar si Perėndia, duke kaluar nė njė tunel e pas kėsaj duke dalė nė dritė, duke u bashkuar me tė dashurit e tyre etj. Meqenėse kėto pėrvoja janė tė thella, askush nuk ėshtė kthyer me prova apo informacione tė vėrtetueshme nga "pėrtej varrit". Komuniteti shkencor ėshtė shumė i pėrēarė nė kėto pėrvoja. Skeptikėt sugjerojnė se ato janė tė shpjegueshme si natyrale dhe halucinacione tė parashikueshme nga truri i traumatizuar. Ndėrsa shkencėtarėt paranormalė i etiketojnė si dėshmi e jetės sė pėrtejme. Raste tė tilla shpeshherė janė raportuar pasi individi ėshtė shpallur i vdekur klinikisht, ose shumė pranė vdekjes. Me zhvillimet e reja nė teknikat e kardiologjisė, numri i kėtyre pėrvojave po rritet nė mėnyrė tė vazhdueshme. Nėse janė apo jo halucinante kėto pėrvoja, kanė efekt tek vėzhguesi. Shumė raporte tė pėrvojės pranė vdekjes duken se pėrfshijnė elemente tė cilėt, sipas disa teoricienėve, mund tė shpjegohen vetėm nga vetėdija jashtė trupit. Pėr shembull, njė grua e pėrshkroi nė mėnyrė tė detajuar njė instrument kirurgjik tė cilin nuk e kish parė mė parė, po ashtu edhe njė bisedė qė kishte ndodhur ndėrsa ajo ishte nė anestezi totale. Nė njė tjetėr rrėfim, nė Holandė, njė infermiere i hoqi protezat e dhėmbėve njė pacienti tė pavetėdijshėm, qė vuante nga njė atak nė zemėr dhe kur po dilte nga spitali ia kėrkoi t'ia kthente. Nėse janė ose jo paranormale kėto pėrvoja, asnjė nuk mund ta vėrtetojė plotėsisht apo ta hedhė poshtė. Megjithatė ėshtė e qartė qė asnjė model psikologjik apo fiziologjik nuk mund t'i shpjegojė tė gjitha pėrmbajtjet e pėrvojave pranė vdekjes. Dukuria paradoksale e ngritjes nė ajėr, vetėdija e kthjellėt dhe mendimet logjike gjatė periudhės sė paaftėsisė sė aktivitetit cerebral ngre shumė pikėpyetje pėr kuptimin tonė rreth vetėdijes dhe lidhjen me funksionimin e trurit. Debati vazhdon ende, pa gjetur njė zgjidhje logjike.

Pergatiti: BLERINA TOSLLUKU

 

 

Magna Carta. Dorėshkrimi qė ndryshoi botėn

Ishte hera e parė qė autoriteti mbretėror i nėnshtrohej zyrtarisht ligjit, nė vend qė tė mbretėronte mbi tė

Heather Whipps

Ajo ėshtė duke u thėrrmuar, e mbushur me njolla prej lagėshtirės dhe e shkruajtur nė latinishten e mesjetės, por sido qė tė jetė, Magna Carta ia ka dalė mbanė qė tė mbetet e lidhur ngushtėsisht me kauzėn e tė drejtave tė njeriut edhe sot, mė shumė se 800 vjet pasi ėshtė derdhur nė njė dorėshkrim dhe vulosur me vulėn e dylltė tė mbretit tė Anglisė.

"Akti i Madh" i Anglisė qė i takon vitit 1215 ka qenė i pari dokument qė sfidonte autoritetin e mbretit, duke e detyruar kėtė tė fundit t'i nėnshtrohet sundimit tė ligjit si dhe tė mbrojė popullin e tij nga abuzimet feudale.

Ndonėse pjesa mė e madhe e ideve tė kėtij Akti madhor janė rishikuar apo janė shfuqizuar qė atėherė, parimet kryesore tė Magna Carta-s ofruan konturet pėr demokracitė e kohėve moderne. Njė prej klauzolave tė saj, e cila ndodhet edhe sot e kėsaj dite nė librat anglezė tė sė drejtės, ėshtė pranuar universalisht si definicioni mė i parė i habeas corpus - e drejta universale pėr njė proces gjyqėsor tė drejtė.

Duke marrė sugjerime nga dokumenti mė shumė se pesė shekuj mė vonė, revolucionarėt nė Amerikė inkorporuan njė pjesė tė madhe tė ideve bazė tė Magna Carta-s nė njė tjetėr dokument shumė tė rėndėsishėm - Kushtetutėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Feudalizmi ishte kuadri ligjor, me anė tė tė cilit qeverisej pėrgjithėsisht huadhėnia e pronave dhe tokave nė kohėrat e mesjetės. Ajo i jepte praktikisht mbretit kontroll nė tė gjithė pronat e mbretėrisė sė tij, tė cilat punoheshin nga fshatarėt, qė nga ana e tyre ishin tė mbikėqyrur prej baronėve feudalė. Ēdokush nė hierarki kishte pėrgjegjėsi financiare dhe sociale ndaj rangut qė ndodhej mbi ta, duke pėrfshirė baronėt, tė cilėt jepnin llogari direkt tek mbreti.

Shumica e mbretėrve tė Anglisė nuk i ushtronin tė gjithė tė drejtat e tyre feudale, si pėr shembull tė drejtėn dhe kompet3encėn pėr tė kontrolluar se me kė martoheshin ata qė ndodheshin poshtė tyre. Megjithatė, kjo u ndryshua me ardhjen e Mbretit Xhon, sunditari qė ėshtė paraqitur si personazhi negativ nė historinė e Robin Hudit. Abuzimet qė Xhoni bėte me sistemin feudal ishin tė shpeshta dhe kjo gjė i zemėroi sė tepėrmi baronėt, tė cilėt po zhvateshin rregullisht prej tokave dhe fitimeve tė tyre.

Pasi u kish ardhurnė majė tė hundės, baronrėt u rebeluan dhe e detyruan mbretinq ė ėt firmoste Magna Carta-n, njė listė me 63 klauzola qė ishin hartuar pėr tė kufizuar pushtetin e Mbretit Xhon. Ishte hera e parė qė autoriteti mbretėror i nėnshtrohej zyrtarisht ligjit, nė vend qė tė mbretėronte mbi tė.

Kopje tė shumėfishuara tė dokumentit u vulosėn me dyll nė 1215, dhe mė pas u lexuan nė tė gjithė hapėsirat e mbretėrisė.

E strukur diku nė mes tė Magna Carta-s, atje ku ndoshta vėshtirė se ta zė syri, ndodhet ajo ēfarė historianėt e konsiderojnė si njė prej trashėgimive mė jetėgjata tė Magna Cartas. Habeas Corpus, ose e drejta pėr njė proces tė drejtė gjyqėsor dhe njė gjykim nga njė juri, ėshtė njė koncept ligjor universal pėr kohėt e sotme, por ajo nuk ekzistonte aspak nė librat e sė drejtės deri kur baronėt shėnuan nė Magna Carta se:

"Asnjė njeri i lirė nuk do tė kapet apo burgoset, apo tė zhvishet nga tė drejtat dhe pronat e tij, ose tė nxirret jashtė ligji apo tė dėbohet nė mėrgim - pėrveēse nga gjykimi i ligjshėm i tė barabartėve tė tij apo nga ligji i vendit".

Ndonėse kjo deklaratė nuk ishte njė prej karakteristikave mė tė spikatura tė Magna Carta-s nė kohėn kur kjo e fundit u bė publike, ajo ėshtė pėrmendur dhe thirur gjithnjė e mė shpesh nėpėr shekuj - sidomos gjatė kohėrave tė vėshtira e tė turbullta - pėr tė mbrojtur dhe ruajtur tė drejtat dhe liritė civile. Kriza e Luftės Civile Angleze e shekullit tė shtatėmbėdhjetė ishte njė kohė e tillė e trazuar, dhe ishte gjithashtu pikėrisht gjatė kėsaj periudhe qė shumė anglezė u nisėn drejt kolonive amerikane.

Deri nė mesin e shekullit tė tetėmbėdhjetė, kolonitė e Botės sė Re ishin populluar tashmė nga njė grup amerikanėsh tė brezit tė parė, me njė arsimim tė admirueshėm nė legjislacionin dhe tė drejtėn angleze, si pėrshembull Tomas Xheferson dhe Xhon Adams. Nė fund tė Luftės Revolucionare, kur kish ardhur tashmė koha tė ahartohej njė kushtetutė pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kėta njerėz pėrfshinė mė tė mirėn e tė drejtės angleze dhe asaj cfarė kishin mėsuar mė herėt, duke e pėrshtatur me rrethanat, nė kushtetutėn e tokės sė re pa monark.

Ende me njė domethėnie dhe rėndėsi shumė tė madhe sot, Amendamenti i Pestė i Kushtetutės sė SHBA ka njė pėrmbajtje pothuajse identike me atė statut, tė shkruajtur pothuajse 575 vite mė herėt.

 

 

Ngjarjet historike me sytė e vetė e atyre qė u bėnė dėshmitarė

Prohibicionizmi. Eksperimenti nė epokėn e xhazit

Ushtarėt amerikanė qė ktheheshin nga lufta nė Evropė, vinin nė shtėpi dhe gjenin njė Amerikė shumė mė tė ndryshme nga ajo qė lanė pas. Nė mungesė tė tyre, dy amendamente i ishin shtuar Kushtetutės. Amendamenti i 18, ratifikuar nė 1919 solli epokėn e Prohibicionizmit duke nxjerrė jashtė ligji prodhimin, shitjen apo transportimin e alkoolit. Amendamenti i 19, ratifikuar nė 1920, i jepte gjysmės sė popullsisė tė drejtėn e votės, domethėnė grave. Ishte menduar qė kombinimi i kėtyre dy akteve legjislativė do tė transformonte pėr mė mirė Amerikėn: nė fillim duke eleminuar efektet e dėmshėm tė "Rumit tė Djallit" dhe sė dyti duke sjellė influencėn qetėsuese tė grave nė politikėn kombėtare.

Alkooli kish qenė njė burim shqetėsimi qė nga epoka koloniale. Lėvizja e pėrmbajtjes fitoi forcė pas Luftės Civile, me rritjen e disa organizatave si Liga Anti-Birrari si dhe Unioni i Grave tė Krishtera. Birraritė qė kishin mbushur lagjet e Amerikės shiheshin si burim i shumė prej problemeve socialė tė vendit. Dobėsi tė tilla sikrimi, abuzimet martesore e madje edhe produktiviteti i ulėt i punėtorėve mund tė pastroheshin duke eleminuar burimin e tyre - konsumin e alkoolit. Amendamenti i 18 duhej tė ishte njė "Eksperiment i Mrekullueshėm" qė do tė transformonte pėr mė mirė Amerikėn.

Shpresat e mėdha qė frymėzuan eksperimentin, shumė shpejt i mori era. Pėrforcimi ishte pothuajse i pamundur. Kongresi alokoi njė shumė tė vogėl prej 5 milionė dollarėsh pėr kėtė qėllim. Nisėn tė lulėzojnė aktivitetet e paligjshėm. Kufijtė e vendit u shndėrruan nė njė sitė prej nga depėrtonin pijet e huaja. Edhe nė vend vazhdohej tė prodhohej. Prodhimi, shpėrndarja dhe shitja e pijeve alkoolike u kthye nė njė industri pasurimi pėr bandat e paligjshme nė Amerikėn e Al Kapones. Deri nė fund tė dekadės, kombit i kish ardhur nė majė tė hundės me kėtė eksperiment. Pezmatimi, i kombinuar me ndėrgjegjėsimin qė taksat pėr shitjen e ligjshme tė alkoolit do tė sillnin tė ardhura aq tė nevojshme pėr shtetin dhe qeverisjen lokale ēuan nė ratifikimin e Amendamentit 21 nė 1933, i cili shfuqizoi Amendamentin 18. "Eksperimenti i Mrekullueshėm" kish marrė fund.

Dėshmia

Kont Feliks fon Lukner ishte nėj hero i marinės gjermane qė vizitoi SHBA bashkė me tė shoqen nė vitin 1927. Ai ofron njė impresion tė njė vizitori nė lidhje me Prohibicionin:

"Them se duhet tė parashtroj investigimin tim nė lidhje me ēėshtjen e prohibicionit. Kėtu ka njė pėrvojė tė re, nė festimet e njė klubi. Ēdo burrė shfaqet me njė portofol mbresėlėnės. Secili merr gotėn e tij me ujė tė pastėr; mbi tryezė mbretėron ligji. Ēantat qėndrojnė poshtė karrikeve. Shumė shpejt, ato merren, dėgjohet zhurma e gėzueshme e tapave qė hapen, dhe nisin gllėnjkat e njėpasnjėshme tė pijeve alkoolike.

Ose, unė vij nė njė banket nė restorantin e njė hoteli. Mbi tryezė ndodhen verėrat mė tė mira. Pyes, si ka mundėsi? Pėrgjigja: Dy prej anėtarėve tanė jetuan nė hotel pėr tetė ditė dhe ēdo ditė sillnin ngarkesa me kėtė verė tė kushtuesghme nė valixhet e tyre". Informatori ime ishte ēmendur nga gėzimi, pėr shkak tė kėsaj.

Pėrvoja ime e parė me metodat e prohibicionit erdhi ndėrkohė qė po argėtoheshim me miq nė Nju Jork. Ishte njė i ftohtė therės. Ime shoqe dhe unė ishim zhytur nė sediljetn e makinės, ndėrkohė qė amerikani dhe bashkėshortja e tij, e zhytur nė njė gėzof, qėndronin para. Pasi kisha mbėshtjellė gruan time me batanije e jastėkė, saqė vetėm hunda i dukej, hasa nė diēka qė dukej se qėndronte varur pa ndonjė dobi nė anė. "Epo, mendova, ky ishte njė jastėk i mirė. Pėrderisa gjithė tė tjerėt janė kaq ngrohtė e tė kėnaqur, edhe unė duhet tė bėj dicka pėr rehatinė time. Kjo qė qėndron varur nuk i bėn mirė askujt". Tek qėndroja mbi tė, vėrejta njė lagėshti qė shumė shpejt u shndėrrua nė njė "vėrshim". Aroma e konjakut tė mirė mė bėri tė kuptoj se kisha thyer shishen e konjakut tė bujtėsit.

Me kalimin e kohės, mėsova se jo ēdo gjė nė Amerikė ishte si dukej. Pėr shembull, zbulova se njė gomė rezervė mund tė ishte e mbushur me substanca tė tjera veē ajrit, se nuk duhet tė shohėsh shumė thellė nė dylbi tė caktuara, dhe se Arushėt Teddy prej pellushi qė krejt papritur fituan shumė popullaritet mes zonjave shpesh herė kishin stomakė tė zbrazėt prej metali.

Po, do tė pyesė ndokush, ku e gjejnė alkoolin gjithė kėta njerėz? Shumė e thjeshtė. Prohibicioni ka krijuar njė angazhim tė ri, universalisht tė respektuar, shumė tė dashur dhe shumė fitimprurės, atė tė kontrabandistit tė pijeve alkoolike qė kujdeset pėr importin e pijeve tė ndaluara. Tė gjithė e dinė kėtė, madje edhe qeveritarėt. Por ky profesion dashurohet pasi ėshtė shumė i rėndėsishėm, dhe respektohet se ndjekja e tij ėshtė e veshur me njė element rreziku dhe risk sportiv. Aty-kėtu kapet ndokush, dhe ai ose vuan dėnimin e tij nė burg, ose nėseka para sa duhet, bėn qė dikush tjetėr ta vuajė dėnimin nė vend tė tij.

Megjithatė, nuk mund tė mohohet se prohibicionizmi ka qenė nė disa drejtime i suksesshėm. Sallonet e ndyrė, punishtet e xhinit qė mė parė lulėzonin nė cdo qoshe dhe ku punėtori mė parė pinte gjysmėn e pagės, janė zhdukur. Tani, nė vend tė kėsaj ai mund tė blejė makinėn e tij dhe tė kalojė njė fundjavė apo disa ditė me bashkėshorten dhe fėmijėt nė fshat apo nė det. Por, nga ana tjetėr, njė sasi jo e vogėl helmi dhe alkooli metilik ka zėnė vendin e uiskit tė dikurshėm, aq tė mrekullueshėm. Numri i krimeve qė buronin nga pija ka rėnė. Por, nė tė kundėrt, njė numėr i madh i popullsisė ėshtė mėsuar tė injnorojė dhe shkelė ligjin pa u menduar. Mė e keqja ėshtė se, pikėrisht si pasojė e ligjit, shija dhe dėshira pėr alkool ėshtė pėrhapur shumė mes tė rinjve. Joshja sportive e tė ndaluarės dhe tė rrezikshmes sjell shkelje. Vėzhgimi im mė ka bindur se shumė mė pak vetė do tė pinin alkool nėse ai do tė ishte i ligjshėm".

Kjo dėshmi shtė e botuar nė "Von Luckner, Count Felix, Seeteufel erobert Amerika" (1928), dhe ribotuar nė "Kjo ishte Amerika" e Oscar Handlin.

 

 

Njė listė e "shpėrthimeve" mė tė bujshėm tė tė gjithė kohėrave

Arratitė mė tė mėdha tė historisė

Arratia e guximshme dhe shumė e zgjuar nė kampin e tė burgosurve tė nazistėve Stalag Luft ka patur njė listė tė gjatė preceentėsh, dhe ėshtė e sigurtė se arratitė mė tė bujshme tė historisė nuk pėrfunduan me tė. Pėrgjatė tė gjithė historisė, tė burgosur tė tė gjithė llojeve kanė bėrė gjėra nga mė tė paimagjinueshmet pėr t'u cliruar nga kufizimi, qoftė kur bėhej fjalė pėr njė arrest shtėpie nė Tibet, qoftė pėr njė dėnim me burgim tė pėrjetshėm nė Alkatraz. Shumica kanė dėshtuar, por njė pakicė jo e vogėl ka shijuar lirinė pėr shkak tė durimit, aftėsive, dhe nė shumė raste "fatit tė budallait". Ja njė listė e arrative mė tė bujshme tė tė gjithė kohėrave

Meri, Mbretėresha e Skocezėve

Kur Meri, mbretėreshė e Skocezėve mbėrritinė Skoci nė 1561 nga Franca, atje ku ishte rritur nė mėrgim, ajo priste qė tė merrte fronin qė ishte nė fakt njė e drejtė e lindur e saj. Por nė vitin 1567, gjatė njė rebelimi tė fisnikėve skocezė, ajo u burgos nė Kėshtjellėn e largėt Lokleven. Ndonėse Meri iu lut me anė tė letrave Mbretėreshės Elisabetė si dhe mbretėreshės sė Francės qė ta ndihmonin tė lirohej, ajo nuk arriti tė bėnte kėrrkėnd tė interesuar pėr kauzėn e saj. Pa kaluar shumė kohė, duke parė qė nga jashtė ndihmė nuk do tė kishte, Meri nisi tė pėrgatisė planin e arratisjes.

Nė pėrpjekjen e saj tė parė nė mars tė vitit 1568, Meri u maskua si njė rrobalarėse dhe u pėrpoq tė arratiset nga kėshtjella me varkė. Por, kur varkėtari qė ajo u pėrpoq tė pajtojė vuri re duart e buta e tė paprishura si dhe fytyrėn shumė tė bukur, identiteti i saj u zbulua dhe plani u hodh nė erė (ndonėse, ajo arriti tė rikthehet nė qelinė e saj pa u vėnė re asgjė prej rojeve dhe gardianėve). E vendosur pėr t'ia dalė mbanė, Meri u arratis edhe njė herė nga burgu nė 2 maj 1568. Me ndihmėn e njė jetimi me tė cilin u miqėsua nė kėshtjellė, ajo arriti tė largohet me anė tė njė varke, dhe mė pas me ndihmėn e njė kali qė e vodhi nga stallat e atyre qė e mbanin tė burgosur.

Kulla e Londrės

Kulla e Londrės ka shėrbyer si njė pallat mbretėror, arsenal, vend pėr mbajtjen eparave tė mbretėrisė si dhe zyrė pėr tė dhėnat publike. Por roli i saj mė i njohur, qė zgjati pėr mė shumė se 850 vite, ishte njė burg politik i errėt, i lagėsh dhe me njė tė ftohtė therės. Dhjetėra tė akuzuar si spiunė, tradhėtarė dhe tė burgosur lufte qė mbaheshin aty kanė bėrė pėrpjekje pėr tė shkuar drejt lirisė gjatė tė gjithė kohės, dhe shumė tė paktė ishin ata qė patėn fatin tė kishin sukses.

Nė vitin 1597, njė prift jezuit me emrin Xhon Xherard realizoi njė arratisje tė jashtėzakonshme. Pasi theu dhe hoqi me shumė mund gurėt qė ndodheshin pėrreth qelisė sė tij, Xherard iu vodh rojeve nėpėr korridore njė natė dhe mbėrriti nė njė mur tė lartė qė ndodhej mbi gropėn e madhe me ujė. Poshtė, njė varkė qė kish mundur tė siguronte pėrmes njėrit prej policėve qė e ruanin brenda burgut e priste nė errėsirė. Varkėtarėt i hodhėn njė litar, tė cilin Xherard e lidhi nė njė grykė topi aty nė majė. Kur mori sinjalin se bashkėpunėtorėt e tij kishin lidhur fundin tjetėr tė litarit matanė pellgut tė madh me ujė, Xherard rrėshkiti teposhtė litarit drejt lirisė. Ai nuk u kap mė asnjėherė.

Konti i Nithsdejl, i icli ishte burgosur nė Kullė nė vitin 1715 pėr shkak tė rolit tė tij nė Rebelimin e Jakobitėve, bėri njė arratisje e cila kėrkoi mė pak mund nga pikėpamja fizike. Gjatė njė vizite qė i bėri nė qelinė e tij bashkėshortja si dhe tre shoqėruese tė saj, Nithsdejl u vesh me rrobat e njėrės prej shoqėrueseve, njė farė Mrs. Mills dhe thjeshtė u largua mė kėmbė pa u vėnė re. (Mrs. Mills, qė tani mbante veshur njė palė rroba tė tjera qė kish marėr me vete, u largua nga njė tjetėr rrugė pėrpara se tė dėgjohej alarmi). Pasi kish dalė i sigurtė jashtė kullės, Nithsdejl i dha para njė varkėtari qė tė ēonte atė dhe bashkėshorten jashtė vendit; mė pas, ata u vendosėn nė Romė.

Arratisja e fundit nė mbretėrimin e Kullės sė Londrės si burg zbuloi se siguria aty ishte aq e mangėt, saqė u vcendos qė mė e mira ishte qė kulla tė shndėrrohej nė njė monument kombėtar britanik dhe muzeum. Njė ushtar britanik qė u kap gjatė kohės sė Luftės sė Parė Botėrore, pėr arsye se shkruante ēeqe bankarė tė rremė u mėrzit aq shumė njė natė brenda qelisė, ndonėse aty lejohej qė ta vizitonin kusgh tė donte ai. Duke u larguar nga qelia, dera e sė cilės ishte e hapur, ai u kalua mu pėrpara hundėve rojeve duke kaluar krejt mospėrfillės para tyre i mbėshtjellė me njė pallto. Ata e morėn si njė prej vizitorėve tė shumtė qė i vinin, dhe ai u largua pėr tė kaluar njė natė dėfrimi nė qendėr tė Londrės. Ēuditėrisht, ai u rikthye nė kullė mė vonė atė natė dhe u pėrpoq tė riburgoset.

XHAKOMO KAZANOVA

Nė vitin 1755, Xhakomo Kazanova u dėnua me pesė vite burg nė burgun e famshėm tė Venecias, "Plumbi", nėn akuzat e tradhėtive tė pėrsėritura bashkėshortore. Njė artist i vendosur pėr t'u arratisur gjithmonė, si nė martesė ashtu edhe nė burg, Kazanova filloi tė planifikojė arratinė e tij jo shumė kohė pasi mbėrriti tek "Plumbi", i cili e kish marrė kėtė emėr pėr shkak tė materialit tė plumbit qė vishte muret dhe ēatinė. Siē ka thėnė mė vonė ai vetė, "ka qenė gjithmonė opinioni im, se kur njė njeri vendos qė tė bėjė diēka dhe mendon pėr asgjė tjetėr, pėrveēse pėr qėllimin qė i ka vėnė vetvetes, atėherė ai padyshim do tė ketė sukses pavarėsisht tė gjithė vėshtirėsive qė i dalin rrugės..."

Kazanova gjeti njė shufėr hekuri nė oborrin e burgut dhe e pėrshtati atė duke e shndėrruar nė njė mjet gėrmimi. Pėr disa muaj me radhė, ai punoi nė fshehtėsi nė njė tunel i cili do ta nxirrte nga qelia. Megjithatė, shpresat e tij u shuan, kur krejt papritur ai u detyrua qė tė lėvizė nė njė tjetėr qeli. Duke parė se rojet do ta kėqyrnin me shumė kujdes nė qelinė e tij tė re, Kazanova i dha mjetin e tij tė hekurt, qė kish arritur ta mbante, tė burgosurit qė ndodhej nė qelinė pėrbri, njė murg me emrin Balbi, dhe iu lut atij qė tė gėrmonte njė tunel i cili do tė lidhte dy qelitė e tyre si dhe mė pas jėn tjetėr tunel qė dop tė lidhte qelinė e murgut me botėn e jashtme. Balbi ra dakord, dhe kur ai kishte pėrfunduar tunelet, tė dy tė burgosurit u larguan zvarrė-zvarrė ėprmes qelisė sė Balbit dhe arritėn tė arratisen nga burgu, duek pėrdorur shufrėne hekurt pėr tė hapur me forcė dyert qė u dilnin rrugės. Pasi mbėrritėn nė qendėr tė Venecias, Balbi dhe Kazanova u ndanė. Policia i kėrkoi kudo, por mė kot.

Henri "Kutia" Braun

Janė tė shumta historitė e arratisė, me personazhe kryesorė skllevėrit, shumė prej tė cilėve pėrdornin Hekurudhėn Nėntokėsore nė SHBA, pėr tė mbėrritur nė lirinė qė tė ofronte dikur veriu i Amerikės. Mė pak tė zakonta janė historitė nė lidhje me skllevėrit qė arratiseshin vetė, dhe me sukses. Njė prej arrative mė tė guximshme ishte ajo e Henri Braun, i cili kish lindur si skllav nė vitin 1816. Pasi pronari i tij shiti krejt papritur bashkėshorten dhe fėmijėt e Braun tek njė tjetėr pronar nė njė tjetėr shtet, Braun realizoi njė arratisje tė vetmuar drejt lirisė nė 19 mars tė vitit 1849.

Braun i kėrkoi njė marangozi, simpatinė e tė cilit e gėzonte, qė tė ndėrtonte pėr tė njė kuti druri 1 metėr tė lartė dhe 60 centimetra tė gjerė. Pasi shkruajti nė kuti "krahu i djathtė lart. Mbajeni me kujdes", dy prej miqve tė tij e postuan kutinė, me Braunin tė mbledhur shuk brenda saj, nga Karolina e Veriut drejt Shoqėrisė Pensilvaniane tė Antiskllavėrisė nė Filadelfia. Udhėtimi zgjati mė shumė se 27 orė. Braun e kish kėrkuar kutinė me vrima pėr ujė dhe ajrosje, por pėr shumė orė, pavarėsisht mbishkrimit mbi kuti, ai qėndroi me kokė poshtė. Megjithatė, ai ia doli mbanė dhe mė vonė u bė njė anėtar shumė aktiv i komunitetit tė antiskllavėrisė nė Filadelfia.

Bill Bualli

I njohur mė sė shumti si Bill Bualli, Uilliam F. Kodi ishte njė gjahtar buajsh , njė skautist nė ushtrinė amerikane, si dhe luftėtar indian qė kish dhėnė njė dorė pėr krijimin e legjendės sė Perėndimit tė Egėr me shfaqjen e tij tė varietesė udhėtuese, melodramatikun "Kongres tė Perėndimit tė Egėr tė Kalorėsve tė Botės". I njohur si njė qitės shumė i saktė, por edhe njeri shumė kurajoz dhe i fuqishėm, si dhe pėr luftimet dhe betejat brutale me indianėt, Kodi realizoi njė prej arrative mė tė guximshme tė historisė sė Amerikės.

Nė fillimin e viteve 1860, indianėt e kapėn Kodin shumė pranė Fort Lernd, nė Kolorado. Duke ditur se furnizimi me mish i njerėzve qė e kishin kapur ishte shumė i ulėt, Kodi i bindi qė ta lejonin t'u tregonte njė kope me bagėti qė ndodhej aty pranė, vendndodhjen e tė cilės ai e dinte me saktėsi. Ndonėse njė grup shumė i madhe rrethonte teksa udhėtonin, Kodi, qė u lejua tė kalėronte nė fillim, praktikisht arriti tė largohet dhe e nxiti mushkėn e tij nė njė galop shumė tė shpejtė. Pėr gjashtė milje me radhė, indianėt e ndoqėn Kodin, i cili nė asnjė rast nuk pati jė avantazh mė shumė se gjysmė milje ndaj tyre. Ndonėse indianėt e qėlluan me shigjeta dhe u pėrpoqėn t'i vrasin mushkėn, Kodi ia doli mbanė, duke siguruar pėrsėri lirinė.

Arratia e Madhe

Autoritetet naziste kishin marrė masa tė jashtėzakonshme pėr tė mos lejuar arratisjen e nejrėzve qė mbanin tė burgosur gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, si nė kampet e tyre tė tmerrshėm tė pėrqėndrimit, ashtu edhe nė burgjet ku mbanin tė burgosurit e forcave aleate. Nė njė prej burgjeve mė tė mėdhenj pėr pilotėt e forcave ajrore tė aleatėve, Stalag Luft III, gjermanėt vendosėn sizmiografė nė tokė ēdo 1.2 metra, me qėllim qė tė arrinin tė dallonin tingujt e gėrmimeve nėnėtokėsorė, nėse do tė kishte tė tillė. Ata ngritėn gjithashtu barakat e burgut mbi tokė nėpėr hunj, me qėllimq ė tė kishin mundėsi tė vėzhgonin aktivitete tė dyshimtė gėrmimesh si dhe ndėrtuan njė hendek shuėm tė madh pėrreth tė gjithė burgut pėr tė formuar njė tjetėr pengesė mes tė burgosurve dhe lirisė. Pavarėsisht tė gjithė kėtyre masave, nė Stalag Luft III ndodhi njė prej arrative mė tė mėdha tė tė gjitha kohėrave.

Gjermanėt krijuan terrenin pėr njė largim masiv, kur vendosėn 10 mijė burra tė fuqishėm e tė stėrvitur ushtarakisht, tė gjithė bashkė nė Stalag Luft III. Tė lirė pėr tė bredhur brenda burgut, kėta njerėz nuk kishin asgjė mė tė mirė pėr tė bėrė se sa tė pėrdornin fuqinė kolektive tė mendjes si dhe forcėn, pėr tė projektuar dhe realizuar njė plan arratisje. Me s tė burgosurve nė 1944 kishte shumė minatorė tė talentuar, marangozė, inxhinierė, madje edhe fizikanė e gjeologė, ku tė gjithė ishin tė gatshėm tė jepnin njė dorė pėr realizimin e arratisjes sė madhe.

Komiteti i Arratisė drejtohej nga njė pilot afrikano jugor me emrin Roxher Bashėll, i cili hartoi njė plan nė 1943 pėr tė gėrmuar 3 tunele, "Tom", "Dick" dhe "Harry". Plt dhjetė metra nė thellėsi, secili tunel do tė gėrmohej pėrtej distancės qė kapnin pajisjet pėrgjuese. Ndėrkohė qė ata gėrmonin, tė burgosurit hiqnin dherat e tunelit me karroca dore, i fshihnin nė kėmbėt e pantallonave tė tyre dhe mė pas i hidhnin pa u vėnė re pėrreth burgut. Grupe tė burgosurish ruanin me radhė tunelet nga syri vėzhgues i gjermanėve dhe mbulonin tė burgosurit qė mungonin, ndėrkohė qė kėta ndodheshin nėn tokė.

Nė datėn 24 mars 1944, 76 vetė arritėn qė tė arratisen pėrmes Harry-t. Fatkeqėsisht, vetėm tre prej tyre arritėn tė shkojnė drejt lirisė. Pesėmbėdhjetė u kapėn dhe u rikthyen nė burg. Tetė u dėrguan nė njė kamp pėrqėndrimi (ndonėse mė nė fund ata arritėn t'i mbijetojnė luftės). 50 tė tjerėt, ku mes tyre ishte dhe Bashėll, u mblodhėn tė gjithė bashkė dhe u ekzekutuan me urdhėr tė dhėnė nga vetė Hitleri, i cili u sikletos dhe zemėrua shumė nga kjo arratisje masive. Me shporesėn pėr tė penguar plane tė tjerė pėr arratisje nga burgjet, Hitleri urdhėroi qė hiri i trupave tė 50 tė pushkatuarve tė shpėrndahej nėpėr hapėsirėn e burgut nga tė burgosurit e tjerė.

Dalai Lama XIV

Kur morėn kontrollin e Kinės nė vitin 1949, komunistėt nėn Mao Ce Dunin u betuan qė tė fshijnė besimin fetar nga Kina si dhe rimarrin pushtetin ekonomik dhe politik tė tė ashtuquajturve rajone autonomė tė vendit. Tibeti, me burimet e veta natyrore si dhe banorėt mqiėsorė dhe besimtarė, u kthye menjėherė nė shėnjestrėn parėsore. Nė vitin 1959, teksa ushtritė komuniste hynėnė kryeqytetin tibetian Lhasa, Dalai Lama, udhėheqėsi shpirtėror dhe politik, vendosi se duhej tė pėrpiqej qė tė arratisej nga toka mėmė, me shpresėn se do tė ishte nė gjendje tė udhėhiqte popullin e tij nga njė vend mė i sigurtė nė mėrgim.

Me turma shumė tė ėmdha njerėzish qė kishin rrethuar pallatin veror tė Dalai Lamės, nė njė pėrpjekje pėr ta mbrojtur atė nga trupat qė pėrparonin, Dalai Lama u maskua me rroba pune dhe rrėshkiti pa u vėnė re mes turmės, duke arritur tė dalė nga qyteti. "Pėr herė tė parė isha me tė vėrtetė i frikėsuar", ka shkruajtur ai mė vonė, "sepse nėse do tė mė kapnin, gjithēka do tė ishte e humbur". Kur ai mbėrriti nė Lumin Kyiku jashtė qytetit, hipi nė njė varkė qė e priste dhe e cila e ēoi tė sigurtė jashtė vendit. Mė pas, Dalai Lama, vėllai i tij si dhe disa shėrbėtorė besnikė kaluan Himalajet mbi Ēe La Pasin dhe hynė shėndoshė e mriė nė Indi, ku ka jetuar qė nga ajo kohė.

Alkatraz

Kur ishulli Alkatraz nė Gjirin e San Franciskos hapi dyert si njė burg shtetėror nė vitin 1934, duke u bėrė kėshtu shtėpia e kriminelėve mė tė dhunshėm nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, rojet dhe mbikėqyrėsit e tij kishin besim tė plotė se nuk kishte asnjė mundėsi qė ndokush tė arrinte tė arratisej prej tij. Alkatrazi ndodhet mė shumė se njė milje larg nga toka, nė mesin e ujėrave shumė tė ftohtė tė mbushur me rryma nėnujore. Burgu ėshtė i mbushur me tela elektrikė, gardhe, shufra dhe kulla rojesh tė armatosur, dhe ai kishte dhe mikrofonė tė fshehur tė projektuar pėr tė dalluar qoftė edhe zhurmėn mė tė vogėl, nė rast se do tė ndodhnin gėrmime nėntokėsore.

Pavarėsisht gjithė kėtyre pengesave, Alkatraz u bė skena e disa arratisjeve tė guximshme, njėra prej tė cilave, nbdodhur nė 1962 mbetet njė prej arrative mė tė famshme nga burgjet nė histori. Frenk Morris si dhe vėllezėrit Klarens e Xhon Englin kaluan gjashtė muaj duke gėrryer betonin pėrreth hapėsirave tė ajrosjes nė qelitė e tyre, nė pėrpjekje pėr tė krijuar hapėsirėn e nevojshme qė tė kėrcenin brenda dhe tė largoheshin pėrmes sistemit tė ventilimit tė Alkatrazit, me destinacion pėrfundimtar lirinė. Duke pėrdorur njė seri veglash tė improvizuara gėrmimesh, pėrfshirė prerėse thonjsh, lugė, si dhe njė turielė qė e kishin bėrė nga njė freskore, tė tre burrat gėrryenin betonin dhe gjithashtu prisnin shufrat e hekurit. Ēdo natė ata e fshihnin ēfarė kishin bėrė duke mbushur gropat nė mur me gazeta tė lagura.

Nė 11 qershor, ata arritėn tė hyjnė pėrmes sistemit tė ventilimit dhe dolėn jashtė burgut, mė pas hipėn nė njė trap tė bėrė me fuēi, rrjeta dhe pallto tė vjetra. Mėngjesin tjetėr, pasi kuptuan se nuk ndodhej askush nė krevatet e tė tre tė burgosurve, rojet e Alkatrazit nisėn tė kėrkojnė mė kot nėpėr qelitė e tė burgosurve tė tjerė nė burg. Asnjė gjurmė e tyre nuk u gjend asnjėherė, dhe tė shumtė janė ata qė thonės e tė tre tė arratisurit u mbytėn nė Gjirin e San Franciskos.

Muri i Berlinit

Gjatė atyre 26 viteve kur Muri i Berlinit ndante Berlinin Lindor nga Berlini Perėndimor, dhe nė vitet qė kur ai u shemb nė 1989, simboli ka qenė njė simbol i vendosmėrisė sė pamėshirshme tė udhėheqėsve komunistė pėr tė mbajtur popujt e trye prapa Perdes sė Hekurt. Muri simbolizonte gjithashtu dėshirėn pasionante tė shumė njerėzve pėr tu ēliruar prej njė sistemi shtypės. Duke rrezikuar jetėn dhe duke u rrezikuar tė gjymtoheshin, qindra vetė arritėn qė tė arratisen nė vite pėrmes murit tė betontė, duke kaluar telat me gjemba si dhe minat e tokės, qentė roje, si dhe rojet me armė automatike qė kishin urdhėra striktė pėr tė qėlluar dhe vrarė.

Njė prej formave mė tė menēura tė arratisė, e cila u pėrdor shumė herė me sukses tė plotė, ishte ajo e kalimit nė ndonjėrėn prej pikave tė shumta tė kontrollit tė Murit, fshehur nė njė makinė. Korrierėt qė kishin tė drejtė ligjore tė kalonin, transportuan refugjatė tė panumėrt drejt Berlinit Pernėndimor. Hėrts Braishtofer, njė lloj organizatori profesionist i arratisjeve, ishte njė mjeshtėr i kėsaj lloj metodeė. Duke e ditur se rojet gjermano-lindore ekzaminonin me shumė kujdes makinat e mėdha dhe kamionėt pėr njerėz, ndėrkohė qė kėta kalonin nė postblloqe, Braishtofer bleu njė makinė shumė tė vogėl, njė Isetta italiane prodhim i vitit 1964, me shpresėn se rojet do ta linin tė kalonte dhe nuk do ta kontrollonin. Pasi kaloi mė shumė se dy muaj duke modifikuar strukturėn e makinės pėr tė krijuar hapėsirėn e nevojshme pėr njė person, Braishtofer arriti qė tė kalojė nėntė vetė matanė kufirit, tė bėrė "kaēurrel" nė hapėsirėn ku dikur ndodhej bateria dhe sistemi i ngrohjes. Ai u kap teksa transportonte tė dhjetin.

Gėrmimi i tuneleve poshtė murit ishte njė tjetėr mėnyrė shumė e pėrhapur e arratisjes. Ndėrtuesit e tuneleve pėrfshinin gangsterė profesionistė, tė cilėt u kėrkonin refugjatėve shuma tė mėdha pėr t'i pėrdorur si dhe studentė idealistė, tė cilėt shpresonin qė tė ndihmonin grupe tė mėdhenj njerėzish tė kalonin kufirin nė tė njėjtėn kohė. Nė vitin 1964, Volfgang Fuhs ndėrtojė njė prej tuneleve mė tė rėndėsishėm, qė u mundėsoi mė shumė se 100 gjermano lindorėve qė tė arrinin nė perėndim. Fuhs gėrmoi dhe orkestroi punimet pėr shtatė muaj me radhė nė tunelin e gjatė 130 metra. Ai zgjatej nga njė banjė nė Lindje, drejt njė bodrumi nė perėndim. NJė tunel po kaq i suksesshėm nisi tė gėrmohej nė njė varrezė nė Berlinin Lindor. "Pėrcjellėsit e tė vdekurve" sillnin lule nė njė varr dhe mė pas, zhdukeshin nė nėntokė. Kjo rrugė arratisjeje funksionoi shumė mirė deri kur oficerėt komunistė zbuluan njė karrocė bebesh qė e kishin lėnė pranė "varrit" dhe e mbyllėn tunelin.

Njė prej arrative mė tė guximshme ėshtė ajo e dy familjeve gjermano-lindore, tė cilat punuan sė bashku pėr tė krijuar njė balonė me ajėr tė nxehtė. Pėr disa muaj me radhė, Peter Strelzik dhe Gynter Vetzel bashkėpunuan nė bodrumet e shtėpive tė tyre me njė flakėhedhėse si dhe djegės gazi, tė fuqishėm sa pėr t'i dėrguar matanė murit. Ata pėrdorėn njė balonė 18 metra tė gjerė dhe 22 metra tė gjatė tė cilėn bashkėshortet e tyre e kishin bėrė duke qepur perde, ēarēafė si dhe copėza rrobash tė tjera. Nė mbrėmjen e 15 shtatorit 1979, Strelzikėt dhe Vetzelėt lėshuan nė ajėr shpikjen e tyre. Ata kishin mjaftueshėm karburant sa pėr tė kapėrcyer murin dhe pėr tė zbritur nė tokė, prej nga rendėn drejt lirisė.

Billi Heis

Nė vitin 1970, autoritetet turke dėnuan Billi Heis, njė amerikan 22-vjeēar i kapur duke upėrpjekur tė nxirrte katėr kg hashash nga Turqia, me 30 vite burg pėr kontrabandė. Atė e dėrguan nė njė burg tė njohur si shumė brutal nė Stamboll, me emrin Sagmalikar. Pas mė shumė se njė viti rrahjesh dhe humbjesh tė vazhdueshme tė shpresave, Heis u transferua nė njė burg nė njė ishull nė Detin Marmara, ku u lejua t'i kalonte ditėt duke shkarkuar anije transporti. Gjashtė muaj planifikim dhe pritje i siguruan Heis njė mundėsi arratisjeje. Mė vonė, historia e tij u bė subjekt i njė libri dhe mė vonė njė filmi me titull "Ekspresi i Mesnatės".

Heis doli fshehurazi nga burgu, vodhi njė varkė me rrema dhe arriti nė breg. Me shpresėn pėr tė mbėrritur nė Greqi, Heis lyeu flokėt bjond me ngjyrė tė zezė dhe nisi udhėtimin drejt kufirit. I zbathur, i lodhur dhe pa pasaportė, ai notoi pėrgjatė njė lumi dhe eci pėr milje tė tėra. Kur mė nė fund ndeshi nė njė ushtar tė armatosur, ai mendoi se kishte dalė i humbur nė pėrpjekjene tij pėr tė gjetur lirinė. Por ushtari i thėrriti nė greqisht. Mė pas, Heis arriti shėndoshė e mirė nė SHBA.

 

 

MISTERE TE LASHTESISE

Burimi I Rinisė sė pėrjetshme - thjeshtė njė dėshirė?

Willie Drye

Gjatė kohės kur po i afrohej ditėve tė tij tė fundit tė jetės, shkrimtari amerikan Mark Tuein thoshte se "jeta do tė ishte pėrfundimisht shumė mė e lumtur nėse ne do tė kishim lindur nė moshėn 80 vjec, dhe mė pas nė mėnyrė graduale do i afroheshim tė tetėmbėdhjetave".

Kjo lojė fjalėsh e zakonshme pėr Tuejnin ka qenė njė prej ankesave tė shumta nė lidhje me pleqėrimin e njeriut, qė janė rregjistruar pėr po aq kohė sa qeniet njerėzore i janė frikėsuar tatėpjesėtės sė njė jete tė gjatė. Poeti i lashtėsisė greke, Homeri e quante moshėn e vjetėr "tė urryer, tė neveritshme" ndėrkohė qė Uilliam Shekspir e quante "dimėr i tmerrshėm".

Kėshtu qė, nuk ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet pėrse gjithmonė ka patur shpresa dhe zėra tė ndryshėm, sipas tė cilėve dicka do tė zbulohet shumė shpejt - ujėra magjikė, le tė thei, apo kėrkimet nė qelizat nejrėzore - qė do tė na bėnte tė hiqnim qafe pleqėrinė.

Aleksandri i Madh, i cili pushtoi pjesėn mė tė madhe tė botės s ėnjohur pėrpara se tė vdiste diku rreth vitit 323 para erės sė re, gjithmonė ishte nė kėrkim tė njė lumi i cili tė shėronte rrėnimin dhe plagėt qė shkaktonte pleqėrimi. Gjatė shekullit tė dymbėdhjetė tė erės sė re, njė mbret qė pėr evropianėt njihej si Prester Xhon, thuhet se mbretėronte nė njė tokė qė kish njė lumė floriri dhe burimin e rinisė sė pėrjetshme.

Por emri i cili ėshtė i lidhur mė ngushtėsisht me kėrkimin pėr burimin e rinisė sė pėrjetshme ėshtė eksploratori spanjoll i shekullit tė gjashtėmbėdhjetė, Huan Pons de Leon, i cili sipas gojėdhėnave mendonte se ky burim mund tė gjendej nė Florida. Nė SHėn Agustin, qyteti mė i vjetėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ekziston njė vend i cili tėrheq njė numėr shumė tė madh turistėsh dhe qė pretendohet - ndonėse nė mėnyrė disi ironike dhe sarkastike - se ėshtė burimi i rinisė sė pėrjetshme qė Pons de Leon zbuloi shumė shpejt pasi mbėrriti nė vitin 1513 nė atė qė sot ėshtė Florida.

Nė fakt ka disa problem qė nuk tė lejojnė tė etiketosh burimin natyror tė Shėn Agustinit si burimin e famshėm tė Pons de Leonit, ose burimin e rinisė sė pėrjetshme. Vizitorėt e moshuar qė pijnė ujin e burimit qė mban erė squfur nuk ndodh qė tė kthehen nė rini. Dhe ndoshta Pons de Leon nuk ishte nė kėrkim tė njė burimi tė tillė dhe ai mund mos tė ketė vėnė fare kėmbė nė Shėn Agustinin e kohėve moderne. Shumė historianė sot mendojnė se ai mbėrriti nė breg 225 kilometra mėnė jug, pran Melburnit tė kohėve tė sotme.

Kėrkimi

Por, legjenda e kėrkimit tė njė burimi tė rinisė sė pėrjetshme ėshtė kaq tėrheqėse, saqė mbijeton gjithėsesi, thotė Rajan K. Smith, profesor i historisė nė Universitetin e Riēmondit. "Njerėzit janė mė tė intriguar nga njė histori ku kėrkohet dhe nuk gjendet gjė, se sa nga ideja qė burimi mund tė jetė diku", thotė ai.

Asnjė dokument origjinal nuk ka mbijetuar nga ekspedita e Pons de Leon. Historianė spanjollė qė kanė shkruajtur shumė kohė pas vdekjes sė tij nė 1521, mund tė kenė sajuar historinė qė ai po kėrkonte burimin, pėr ta tallur sepse ai qe njė burrė i moshuar qė dėshironte tė rikthente energjinė e vet seksuale, thotė Smith.

Sidoqoftė, disa copėza tė vėrteta kanė nidhmuar pėr tė mbajtur nė kėmbė kėtė histori. Ketlin Degan, njė profesoreshė arkeologjie nė Universitetin e Floridas si dhe studiuese nė shoqėrinė e National Geographic, thotė se janė zbuluar njė varrezė si dhe mbetjet e njė misioni spanjoll qė daton pas nė kohėn e Shėn Agustinit. Dhe tė gjitha janė zbuluar shumė pranė tė tė ashtuquajturit burim i rinisė sė pėrjetshme. "Ka qenė gjithmonė interesante dhe ironike qė vendi ėshtė, nė fakt, njė prej mė historikėve nė Florida", thotė Degan.

Mikele Reina, njė zėdhėnės i Parkut Arkeologjik tė Burimit nė Shėn Agustin thotė se burimi ka qenė njė vend tėrheqės pėr turistė qė tė paktėn prej vitit 1901.

 

 

Njė listė e disa prej kulteve mė tė "marrė" tė kulturės popullore tė kohėve tė sotme

10 kultet mė tė ēmendur

Raelianėt

Nėse besoni se UFO-t kanė pjellė shumicėn e besimeve fetarė, nėse besoni se transferimi i trurit ėshtė diēka e mundur dhe qė klonimi mund tė shkaktojė rimishėrimin e nejriut, atėherė fare mirė mund tė jeni njė kandidat ėpr Kishėn Roliane, e cila nisi nė Francė nė fillimin e viteve shtatėdhjetė. Njė ndjekėse e Rolianėve zuri faqet e para tė mediave nė vitin 2003 kur deklaroi se kishte arritur tė krijonte tė parėn qenie njerėzore tė klonuar. Mė vonė, e gjithė kjo u konsiderua thjeshtė njė rreng.

Kultet e ngarkesave

Nėse je njė i lindur nė njė ishull dhe i izoluar nga shoqėria moderne, atėherė ndeshja papritur nė njė radio AM/FM - apo njė varkė e mbushur me ushtarė me grada - mund tė jetė njė tronditje e vėrtetė. Shumė shoqėri krijojnė njė obsesion tė ngjashėm me kultin, ndaj "ngarkesave" teknologjikisht tė pėrparuara. Thuhet se disa banorėve tė ishujve nė jug tė Paqėsorit bartin armė tė drunjta dhe shkruajnė me bojė tė bardhė "USA" nė kraharorėt e tyre, kur kryejnė rituale qė synojnė tė joshin gjithnjė e mė shumė objekte misteriozė.

Vila Baviera

E njohur gjithashtu si "Colonia Dignidad" (Kolonia Dignidad), Vila Baviera ėshtė njė bashkėsi imigrantėsh gjermanė qė u krijua nė vitin 1961 nga Pol Shefer Shnajder - njė ish anėtar i Partisė Naziste nė vendin e tij. Grupe qė mbrojnė tė drejtat e nejriut argumentojnė se policia e fshehtė e Kilit e ka pas pėrdorur ndėrtesėn pėr tė torturuar dhe marrė nė pyetje tė ndaluarit, dhe madje kohė mė parė disa ish anėtarė kanė shprehur faljet publike pėr ngacmimet qė u janė bėrė atje edhe fėmijėve.

Urdhėri i Tempullit Diellor

Lu Zhure njė udhėheqės fetar belg dhe njėkohėsish neonazist, thuhet se ka krijuar ėtė grup nė vitin 1984 nėn maskėn e njė grupi kristian, duke i vėnė emrin ardhja e dytė e Krishtit dhe Kalorėsve Templarė. Thuhet se Zhure si dhe liderė tė tjerė tė grupit, nė njė fshat zviceran kanė kryer flijimin e njė fėmije qė ata mendonin se ishte antikrishti, nė vitin 1994. Disa ditė mė vonė, ata kryen vetėvrasje sė bashku me disa ndjekės tė tyre. Sot, organizata konsiderohet kriminale dhe e jashtėligjshme prej autoriteteve franceze.

Komunitetet e Bagvan Shri Rajnesh

Mistiku indian Bvagan Shri Rajnesh themeloi disa qytete kultistė nė Oregon pėrgjatė viteve tetėdhjetė - ēuditėrisht, komuniteti ku tė gjithė ishin tė pajisur me makina shumė tė shtrenjta Rolls Rojs. Shri akuzohet se ka helmuar qindra vetė nė Dalles, Oregon, me bakterie Salmonela nė vitin 1984 me qėllimin qė tė manipulonte zgjedhjet lokale nė favor tė kultit tė tij. Ky konsiderohet edhe sot e kėsaj dite i pari sulm bioterrorist nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Davidianėt

Tė konsideruar si njė pjesė e madhe e ndarė prej Kishės Adventiste tė Ditės sė Shtatė, Davidianėt janė tė famshėm pėr shkak tė sulmit tė Fbi qė u krye nė vitin 1993 nė Uako tė Teksasit. Gjatė kėtij sulmi, mbetėn 76 vetė tė vdekur. Kjo ngjarje rezultoi pak a shumė nė zhdukjen e atij qė shumė vetė e konsiderojnė nėj kult, i cili besonte nė apokalipsin e afėrt.

Familja Manson

Ēarls Manson, i cili mėsoi t'i bjerė kitarės nė burg, krijoi familjen e tij tė kriminelėve nė vitin 1968. Manson mendonte se njė luftė apokaliptike ndėrmjet tė bardhėve dhe zezakėve do tė ndodhte nė vitin 1969, pas tė cilės bashkėsia e drejtuar prej tij do tė sundonte botėn. Kur kjo gjė nuk ndodhi, ai dėrgoi ndjekėsit e tij nė njė seri vrasjesh pėr "t'u treguar zezakėve si ta bėjnė", por nė fakt viktimat qė pėrzgjodhi Manson ishin ata qė nuk e kishin ndihmuar nė karrierėne tij muzikore.

Portat e Parajsės

Ndjekėsit e kultit tė Portave tė Parajsės, tė kryesuar nga Marshall Epėlluajt, mendonin se Toka dhe ēdo gjė mbi tė do tė "ricikloheshin" nė njė gjendje tė pastėr, dhe besonin se njė kėrcim i shkurtėr nė Kometėn Heil-Bop nė marsin e vitit 1997 do t'i ndihmonte ata qė tė mbijetonin/. Tridhjetė e nėntė anėtarė (pėrfshirė Epėlluajt) u vetėhelmuan me radhė nė njė banesė nė Kaliforni. Tė gjithė ishin tė veshur me atlete Nike dhe shirita nė krahė ku shkruhej: "Ekipi i Portave tė Parajsės".

Aum Shinrikio

Themeluar diku nė mesin e viteve tetėdhjetė, Aum Shinrikio ėshtė i famshėm pėr sulmin me gaz sarin nė metronė e nėndheshme tė Tokios, ku shkaktoi vdekjen e 12 vetėve dhe plagosjen e 5000 tė tjerėve. Besimet e kėtij kulti shpesh herė pėrshkruhen si njė mishmash i aspekteve destruktivė tė besimeve tė ndryshėm fetarė, dhe ndėrkohė qė shumė prej pasuesve tė kultit mendonin se do tė zhvillonin fuqi supernatyrore, tė tjerė ndjenin kėnaqėsi nė shfrytėzimin e shansit pėr tė luftuar materializmin japonez.

Tempulli i Popujve

Prifti Xhim Xhons nisi Tempullin e Popujve pėr tė ndihmuar tė pastrehėt, tė papunėt dhe tė sėmurėt e tė gjithė racave, por ish anėtarė thonė se ka patur shumė abuzime brenda grupit. Pėr tė mos lejuar hetimet e mėtejshme tė grupit tė tij, Xhons nisi njė koloni nė Guijana, aty ku shpresonte tė ndėrtonte njė utopi tropikale. Kur njė kongresmen vizitoi kėtė bashkėsi sė bashku me tre gazetarė pėr tė investiguar nė lidhje me pretendimet pėr abuzime, ata u qėlluan dhe vranė nė pėrpjekje pėr t'u larguar. Pas kėsaj ngjarje, 913 anėtarė tė bashkėsisė - pėrfshirė qindra fėmijė - pinė aromatizues tė helmuar nė njė prej vetėvrasjeve mė masive tė historisė.

 

 

"Ne jemi nė njė fazė hsumė tė hershme, nė skenėn ekrimit tė ekzistencės sė energjisė sė zezė. Eshtė njė periudhė me kreativitet tė lartė, dhe tani ka ardhur koha pėr idetė"

Ku ėshtė pjesa tjetėr e universit?

Dave Mosher

Shkencėtarėt qė pėrpiqen tė krijojnė njė inventar tė detajuar tė tė gjithė materies dhe energjisė nė kozmos, nė mėnyrė tė vazhdueshme ndeshin njė problkem shumė tė ēuditshėm e qė tė bėn kurioz - pjesa dėrrmuese e tij mungon. "Unė e quaj ana e errėt e universit", thotė Majkėll Tėrnėr, njė kozmolog nė Universitetin e Ēikagos, duke iu referuar mistereve tė mėdha tė materies sė zezė dhe tė energjisė sė zezė. Nė fakt, vetėm 4 pėrqind e materies dhe energjisė nė univers ėshtė arritur tė gjendet. 96 pėrqindėshi tjetėr mbetet i pakapshėm. Megjithatė, shkencėtarėt janė duke kėrkuar nė qoshet mė tė largėta tė hapėsirės si dhe nė thellėsitė mė tė mėdha tė Tokės, pėr tė zgjidhur kėto dy enigma tė "zeza".

Materia e munguar

Ekuacioni i famshėm i Ajnshtainit, "E=mc2" pėrshkruan energjinė dhe materien (ose masėn) si gjė tė vetme e tė pandarė - ndėrsa hartat e kozmosit i referohen kombinimit energji-materia, pėr shkurt, si dendėsi energjetike. Problemi me zbulimin e materies sė zezė, qė mendohet tė zėrė 22 pėrqind tė universit dhe "tortės" sė tij mas/energji, ėshtė se drita nuk ndėrvepron me tė. Por, ajo gjithėsesi shfaq tėrheqjen e gravitetit. Provat mė tė hershme tė kėsaj materie misterioze u zbuluan 75 vjet mė parė, kur disa astrofizikanė vėrejtėn njė anomali nė njė grumbull galaksish: Tufėza galaktike kishte disa qindra herė mė shumė tėrheqje gravitacionale nga sa duhej tė kishte, duke ia kaluar shumė nė peshė masės sė vet tė dukshme tė yjeve.

"Ne mund tė parashikojmė lėvizjet e diellit dhe tė planetėve nė mėnyrė shumė tė saktė, por nė rastet kur nisim e bėjmė matje me gjėrat qė janė nė distanca tė largėta, fillojmė tė shohim anomali tė ndryshme", thotė Skot Dodelson, njė astrofizikan nė Laboratorin Kombėtar Fermi nė Illinois. "Materia e zezė ėshtė sot pėr sot zgjidhja mė e mirė e mundshme, megjithėse ne asnjėherė nuk kemi parė as edhe ndonjė shenjė apo copėz tė saj".

Njė tjetėr shenjė dalluese e materies sė zezė ėshtė kristalėzimi gravitacional, njė efekt i ngjashėm me atė kur drita pėrshkon njė copė xhami tė pastėr. Objekte masivė si dielli janė nė gjendje tė pėrthyejnė dritėn, por re kolosale tė materies sė zezė krijojnė "fluska" nė kozmos, tė cilat e zmadfhojnė, shtrembėrojnė apo duplikojnė dritėn e galaksive apo tė yjeve qė ndodhen prapa tyre. Kristalėzimi gravitacional shfaqi kohėt e fundit prova tė masės sė paparė nė grumbullin e galaksive Bullet, si dhe nė njė unazė pėrreth njė grupi galaksish nė pėrplasje tė quajtur ZėCl0024+1652.

Gjuetia e grimcave

Pavarėsisht provave fantazmė, copėza tė materies sė zezė ende nuk janė mbėrthyer prej studiuesve dhe shkencėtarėve. "Deri kur tė kemi zbuluar nė mėnyrė faktike grimcat, ende nuk kemi bėrė asgjė", thotė Dodelson. Fizikanėt qė merren me grimcat kanė zbuluar neutrinot, tė cilat janė grimca jashtėzakonisht shumė tė lehta qė dalin nga Dielli dhe qė vėshtirė se ndėrveprojnė me materien e zakonshme, por Tėrnėr thotė se atio pėrbėjnė njė pjesė shumė, shumė tė vogėl tė materies sė zezė nė univers. "ne kemi arrestuar njė prej anėtarėve tė bandės, por jo liderin e bandės", thotė figurativisht Tėrnėr kur flet pėr neutrinot. Ai mendon se lideri ėshtė nė fakt njė grimcė masive qė ka ndėrveprim tė dobėt (GMND). Fatkeqėsisht, GMND-tė janė vetėm njė teori deri tani.

Mendimi mė i pėrhapur mes shkencėtarėve tė fushės ėshtė se GMND-tė janė shumė tė rėndė, e megjithatė ashtu si neutrinot ata rrallė herė ndeshin nė materien pėr tė prodhuar njė sinjal tė dallueshėm. Por ideja ėshtė qė GMND-tė - ashtu si aksioni teorik apo grimcat neutralino - mund tė ndodhė qė tė pėrplaset me materien, u jep gjithėsesi shpresė shkencėtarėve. "Kjo ėshtė njė hsitori qė shumė shpejt mund tė shohė fundin e saj", thotė Tėrnėr, duke theksuar se Kėrkimet pėr Materien e Zezė Kriogjenike nė njė minierė nė Soudan tė Minesotės si dhe eksperimente tė tjerė nėntokėsorė duhet tė kenė ndjeshmėrinė e mjaftueshme pėr tė dalluar njė GMND.

Antigraviteti

Ndoshta misteri mė i madh nga tė gjithė ėshtė kushėriri i madh i materies sė zezė, energjia e zezė. Forca e padukshme mendohet qė tė jetė njė "antigravitet" nė shkallė tė madhe, i cili shtyn larg njėra tjetrės grumbujt galaktikė dhe shkakton ekspansionin e pashpjegueshėm dhe tė pėrshepjtuar tė universit. Tėrnėr mendon se energjia e zezė ėshtė misteri mė i madh nga tė gjithė - dhe nėkuptimin e drejtpėrdrejtė tė fjalės, pėrderisa shumė fizikanė deklarojnė se ai pėrbėn 74 pėrqind tė dendėsisė energjetike nė univers. "Deri tani, arritja mė e madhe me energjinė e zezė ka qenė fakti qė i ėshtė dhėnė njė emėr", thotė Tėrnėr nė lidhje me kėtė forcė bishtnuese. "Jemi nė tė vėrtetė vetėm nė fillimin e kėsaj enigme". Tėrnėr e pėrshkruan energjinė e zezė si "gjė vėrtetė e ēuditshme", mė sė miri e menduar si njė gravitet elastik e kundėrshtues qė nuk mund tė ndahet nė grimca tėmėtejshme. "Ne e dimė se ēfarė bėn, por nuk e dimė se ēfarė ėshtė", thotė Tėrnėr.

Ndėrkohė qė astrofizikanėt shohin thellė nė hapėsirė pėr tė grumbulluar mė shumė detaje nė lidhje me efektet e energjisė sė zezė, Tėrner vėren se fizikanėt teoricienė janė duke u fokusuar nė shpjegimin e mėnyrės se si punon praktikisht kjo forcė. Dhe nė kėtė pikė, thotė me shaka ai, ēdo lloj shpjegimi i fizikanėve pėr energjinė e zezė me siguri ėshtė mjaftueshmėrisht i mirė pėr t'u shqyrtuar. "Ne jemi nė njė fazė hsumė tė hershme, nė skenėn ekrimit tė ekzistencės sė energjisė sė zezė", thotė. "Eshtė njė periudhė me kreativitet tė lartė, dhe tani ka ardhur koha pėr idetė".

 


Home l Redaksia l Forumi l Rreth Nesh l Histori l Kontakt l E-Mail l Login l Regjistrohu
© Copyright 2005 Rilindja Demokratike. WebMaster Eugene Kryez.