Home l Redaksia l Forumi l Rreth Nesh l Arkiva l Kontakt l E-Mail l Login l Regjistrohu

 

 
Grupi Parlamentar
Presidenti
Parlamenti
 Seksionet
 Planet
 Lidhje
lGazeta TemA
lVoice Of America
lBBC Online
lDeutsche Welle
lQIK
lPanorama
lNewsWeek
lTime
lWashington Times
lWashington Post
lNew York Times
lWall Street Journal
 Kryeredaktor Bledi Kasmi

Sociale

Nxitja e punėsimit, nė fokus punėsimi i grave dhe vajzave nė nevojė

"Programi i Nxitjes sė Punėsimit tė punėkėrkuesve tė papunė, femra", i cili zgjatė tre vjet (2007-2009), edhe kėtė vit pėr gratė dhe vajzat e kategorisė nė nevojė, parashikon mbėshtetjen me paga nė nivelin e pagesės minimale, duke filluar me katėr paga mujore nė vitin e parė dhe me tetė paga nė vitin e tretė, kohė kur do tė pėrfundojė projekti. I konsideruar si mė prioritari i katėr programeve qė po mbėshtetet financiarisht nga Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, ky program deri tani ka mundėsuar punėsimin e 400 grave dhe vajzave nė nevojė, sipas Sektorit tė Nxitjes sė Punėsimit, pranė Zyrės Rajonale tė Punėsimit (ZRP) Tiranė. Punėsimi i grave dhe vajzave, pjesėmarrėse nė kėtė program, ėshtė kryer nė pesė subjekte private, tė cilat e ushtrojnė aktivitetin prodhues nė kėpucari (ku janė punėsuar rreth 260 gra dhe vajza) dhe rrobaqepėsi (ku janė punėsuar rreth 140 tė tjera). Programi, qė do tė zgjasė tre vjet, po mbėshtetet me 50 pėrqind tė fondit tė pėrgjithshėm tė programit tė punėsimit, prej 120 milionė lekė. Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta po realizon kėtė program duke mbėshtetur bizneset punėdhėnėse me anėn e subvencionimit, nė pėrqindje tė kostove pėr sigurimet e detyrueshme, tė pagės dhe kreditimin pėr pajisjen e vendit tė punės. Programet qė po mbėshteten financiarisht nga Ministria janė "Programi i nxitjes sė punėsimit tė punėkėrkuesve tė papunė", "Programi i nxitjes sė punėsimit nėpėrmjet formimit nė punė", "Programi i nxitjes sė punėsimit nėpėrmjet mbėshtetjes sė formimit institucional" dhe "Programi i nxitjes sė punėsimit tė punėkėrkuesve tė papunė femra".

 

 

Shkodėr: Gjobitet firma pėr punime tė dobta nė rikonstruksionin e rrugės

Ankesave tė qytetarėve nė lidhje me cilėsinė e dobėt tė ndėrtimit tė rrugės "Nazmi Kryeziu" nė qytetin e Shkodrės, Bashkia e qytetit tė Shkodrės iu ėshtė pėrgjigjur, duke ndėshkuar konform ligjit, drejtuesit e firmės sė ndėrtimit, "Karl Gega" qė ka realizuar punimet nė kėtė rrugė. Kryetari i bashkisė sė Shkodrės Lorenc Luka, tha tė shtunėn pėr ATSH-nė, se ėshtė ngritur njė grup pune nė pėrbėrje tė tė cilit janė specialistė tė departamentit tė shėrbimeve, tė ndėrmarrjes Ujėsjellės-Kanalizime, mbikqyrėses sė punimeve, si dhe kolaudatorė tė punimeve nė kėtė rrugė, tė cilėt nga verifikimi i bėrė nė vend, arritėn nė pėrfundimin se rrjeti ekzistues i kanaleve tė ujrave tė zeza ėshtė dėmtuar duke pasur shembje, dėmtim dhe bllokim me materiale inerte tė pusetave ekzistuese, duke lėnė gjithė rrjetin jashtė funksionit. Bazuar nė konstatimet e defekteve nė kėtė aks rrugor nga ana e bashkisė ėshtė vendosur, qė tė gjitha riparimet dhe vėnien nė eficensė tė rrjetit inxhinierik tė merren pėrsipėr nga ndėrrmarrja e Ujėsjellės-Kanalizimeve nė Shkodėr. Vlera e dėmit financiar tė konstatuar ėshtė 318.360 lekė dhe do tė zhdėmtohet nga firma qė ka pasur pėr detyrė tė bėjė rikonstruksionin e kėsaj rruge.

 

 

Rritja e prodhimit vendas ka ulur ēmimet e produkteve bujqėsore

Nė tregjet bujqėsore tė vendit gjatė javės sė fundit, ēmimet e produkteve shėnuan njė ulje tė ndjeshme. Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit nė raportin periodik tė saj mbi tregjet, duke analizuar tė dhėnat statistikore, vėren se mė shumė se 80 pėrqind e nevojave pėr perime dhe produkte tė tjera bujqėsore, plotėsohen nga fermerėt shqiptarė, madje edhe me ēmime mė tė ulėta. Sipas MBUMK, pėr vitin 2007, konsumi i ushqimeve nė vendin tonė shėnoi raportin 500 milionė USD ushqime nga importi dhe 400 milionė USD tė prodhuara nė vend dhe gjatė vitit 2008, ku raport pritet tė ngushtohet pėrsėri, pėr shkak tė rritjes sė prodhimit vendas, veēanėrisht tė grurit, perimeve, frutave dhe produkteve tė pėrpunuara agroindustriale.

 


Home l Redaksia l Forumi l Rreth Nesh l Histori l Kontakt l E-Mail l Login l Regjistrohu
© Copyright 2005 Rilindja Demokratike. WebMaster Eugene Kryez.