Homazh pėr njerėzit
qė mbijetuan falė dashurisė pėr tė ardhmen e fėmijėve tė tyre
Enciklopedi e munguar
Ylli XHAFERRI
Teksa udhėtoja drejtė qytetit tė Rrogozhinės,
tek Bishti i Zhurit, pikėrisht aty ku del tuneli hekurudhor,
vepėr e pėrjetėsuar nė pikturė nga peneli i peizazhistit elitar,
Vangjush Mio, ndala. Kujtimet mė gėluan si delet e bardha nė
trinėn e vathės, pėr mė tepėr qė aty, kishte rrjedhur
rrėmbyeshėm e plot turbulltira fėmijėria ime dhe e moshatarėve
tė mi, tanimė hapur nėpėr Shqipėri dhe botė si shpupurisma
dėshirash tė munguara dhe dhunuara. Nuk mundesha tė shkėputesha
nga njė lėmesė dyzimesh qė mė kishte kaplluar, duke menduar
vetėtimthi, si tė kafshoja dhe flakja frutat e pabėra dhe tė
hidhura tė historisė diktatoriale. Ajo lagjje e varfėr
periferike kishte qenė djepi i ėndrrave tona, relievi i saj
ishin bėrė sheshet, stadiumet, muzeumet, bibliotekat dhe
kinematė qė kishin mbetur peng i pashlyeshėm i fėmijėrisė tonė
tė begatė nė mungesa ulėritėse. Hapėsirave tė dashura vrapoja
kėmbėzbathur, kujtoja predhat e paplasura tė luftės sė dytė
botėrore, lodrat tona tė rrezkishme, qeramikėn e shumtė antike
tek Kodra e Kishės, muranat e vjetra ku luanim kukafshehtas,
kanalin Peqin-Kavajė hapur si vrragė dhimbje nga tė burgosurit,
vargu zhelan e trishtues i tė cilėve nuk mė hiqet nga sytė edhe
sot e kėsaj dite, deri varret monumentalė qė gjatė mbushjes sė
autostradės Rrogozhinė-Lushnje u shembėn nga firma maqedonase,
duke kryer kėshtu njė atentat arkeologjik, tė cilin kam patur
rastin ta denoncoja nė kohėn qė ndodhi, pavarėsisht shurdhėrisė
sė pushtetarėve socialistė. Rrogozhina ėshtė ndoshta shembulli
tipik i qyteteve ku hasen tė gjitha shtresimet historike, ku
pėrzihen fakte, rrugė tė lashta si Egnatia, figura pėrcaktuese
tė fateve tė historisė sė botės, etj. Nuk po kisha tė ngopur me
kujtimet qė i kapėrdija, si kumbullat e papjekura tė fqinjėve tė
dikurshėm.
Mendimet morėn tė pėrjetėn drejtė fshatit
Proshkė, ku qenė ngulur disa familje partizanėsh grek nė fundin
e viteve 40, tė cilėt i kishte dėnuar me vdekje junta fashiste e
vendit tė vet. Rrogozhinasit, e mij tė mirė, i kishin pritur
larg ēdo paragjykimi, u kishin bėrė truall e vend, u ishin bėrė
strehėz dhe ēati e sigurtė, edhe pse vėllezėrit e tyre ēamėr,
edhe ato tė vendosur po nė qytetin e Rrogozhinės, ishin vrarė,
prerė e masakruar nga fanatikėt e mykyr tė idesė famėkeqe tė
vorio-epirit. Kėto njerėz tė pėrzėnė pėrdhunisht nga vatrat e
tyre, kėta grekėr dhe ēamėr tė mirė, bashkėjetuan mes tyre pa
shėnuar edhe incidentin mė tė vogėl duke ndarė kujtimet e
vatrave tė braktisura. Ato familje tė thjeshta greke, u
integruan pėr afro 20 vjet me jetėn e qytetit, me doket dhe
zakonet e tij, duke dhėnė e marr me njeri-tjetrin si fqinji me
fqinjin. Kujtoj Kriston me djalin e tij Miēon, Vasilin,
Poliksenin, Lefterin, e sa e sa djem qė mbaruan gjimnazin e
qytetit, krahas djemve dhe vajzave tė Rrogozhinės. Nuk do ta
kujtoja kėtė ngulmim, po qe se ato nuk do tė ishin larguar nga
Rrogozhina, pas anmistisė sė shtetit grek, diku nga mesi i
viteve 60. Ata ikėn me disa maune gri nė njė ditė tė hirtė, kur
binte njė shi kokėrrmadh, si lot malli. Ato ikėn tė pėrcjellė me
dhimbje dhe dashuri nga i gjithė qyteti. Ikėn, por pas lanė njė
toponim konkret "Te grektė", kėshtu quhet vendi edhe sot e kėsaj
dite. E pėrmenda kėtė toponim homazh e tė thjeshtė pėr tė
shpalosur shpirtin e madh tė popullit tonė, qė nė ndėrgjegjjen e
tij nuk ka hije, keqdashje apo manipulime. Ishte solidariteti i
njerėzve tė thjeshtė, i popullit tė kėtij qyteti, qė larg
politikave, larg muzgujve tė megallo-idesė, shtrinte urat e
harmonisė, bashkėjetesės dhe mirėkuptimit. Domethėnės ėshtė
fakti qė pas viteve 90, shumė prej tyre erdhėn nė Rrogozhinė pėr
tė freskuar lidhjet, miqėsitė dhe kujtimet e pėrbashkėta. E
pėrmenda kėtė fakt domethėnės pėr t'u bėrė njė apel disa
fantazmave pa moral, principe dhe atdhetari, disa kalorėsve
donkishoteskė nga Himara, qė trazojnė urėt pėr tė bėrė tym e
mjegulluar tė vėrtetat e lashta. Ky fakt kuptimplotė nga
Rrogozhina, qoftė njė apel qytetar pėr t'i kthjelluar nga
mjegullima ku kanė rėnė e s'po zgjohen dot. Himara ėshtė djep i
shqiptarizmės nga lindja e diellit, hijet e Malit Atos nuk mund
tė ngjisin mbi tė, aq sa ngjitet ndryshku mbi flori. Kujtimet nė
kėtė qytet janė tė shumta, aty ėshtė fėmijėria ime, fėmijėria e
fėmijėve tė mi...
Kisha ndaluar tek shtėpitė e ēobenjve, shtėpi
u thėnēin, se nuk ishin tjetėr veēse hangarėt e SMT, qė u
pėrshtatėn nė vitet 60 si fjetore pėr ardhėsit rishtarė. I
kishin shpėrngulur me pahirė nga trojet alpine, pėr tė mos qenė
pranė kufirit qė i ndillte pėr arratisje drejtė botės sė lirė tė
cilėn nuk kishin munguar ta shijonin, por tanimė i privonte
tragjikisht mbyllja e kufijve shtetėror. Ishim tė vegjėl,
atėherė, nuk ngopeshim sė shikuari nga afėr fqinjėt e panjohur,
veshjet e tyre tė zeza dhe tė rėnda, kopetė e bagėtive, bucelat
e ujit dhe ēantat e bukura thurur me rruaza shumėngjyrėshe. Ato
ishin tė veshur fund e majė nė shajak, burrat dhe djemtė me njė
tė zezė tė ndezur, kurse gratė dhe vajzat me kombinacione
ngjyrash qė krijonin mozaikė ylberėsh. Kjo ngjarje bėri vaki
sapo nga qyteti kishin ikur pėr tu riatdhesuar nė vendin e tyre
disa partizanė grekė, qė kishin ngritur njė fshat diku nė kodrėn
e Proshkėve. Ne fėmijėt, akoma pa u mėsuar me skenat e largimit
dhe ndarjet tragjike tė familjeve qė largoheshin me ca kamjonė
dhe maune tė mėdha, po shijonim spektaklin e ri tė ardhjes. Ajo
qė binte nė sy ishin ngjyrat nė veshje, si ikėsit ashtu dhe
ardhėsit parapėlqenin tė njejtat ngjyra, qė pėr qytetin tonė
fushor, tė ngrohtė dhe plot dritė, shėnonin njė ēudi.
Vllehtė u vendosėn nė dalje tė tunelit, duke
u bėrė njėshė me relievin gjeografik, udhėkryqin historik dhe
bashkėjetesėn kulturore shembullore tė qytetit. Ngritėn aty
gulagun e tyre. Ajo qė binte nė sy, ishte marrėdhėnia e tyre me
delet, kopetė e qengjave dhe qentė e stanit qė i merrnin me vete
ngado. Ishte njė mirėkuptim dhe harmoni misterioze qė hera-herės
na trembėte. U miqėsuam me to, madje dhe me qentė e tyre, se
edhe dorėn qė ka kafshuar e pėrkėdhel dhe puth qeni. Ato vinin
dimrit dhe iknin verės, shtėgėtonin kopetė deri larg nė malet e
Lenijes, nga ku sillnin lule, thana, gėdhendje e dhurata qė na
gėzonin pa masė. Me thjeshtėsi krijuan njė ngulmim qė ngjallte
respekt, jetonin nė harmoni tė plotė me ne dhe natyrėn. U dhanė
jetė dhe gjallėri kodrinave tė buta dhe me kullota tė
shėndetėshme. Fėmijėt e tyre ishin tė menēur, shkėlqenin nė
mėsime. Midis tyre ishte njė plak urtak, xha Ilia, tė gjithė e
thėrrisnin "profesori", pėr tė cilin katedra e universitetit tė
Bukureshtit ishte shembur e rroposur njė herė e pėrgjithmonė qė
nga dita e mbylljes sė kufijve. Si mallkim kishte rėnė mbi tė
kamxhiku fshikullues i luftės sė klasave. Kishte njė kėmbė druri,
qė mua mė dukej si prangimi i stisur i diktaturės pėr ti
ulokėzuar lėvizjen. Ēapitej mundimshėm, si lidhur me zinxhirė tė
padukshėm, skllav nė botėn moderne. Teksa pija njė ditė ujė tek
"Dy Ēesmet", mė kishte thėnė, "Mos harro, kėtu ka pirė ujė Jul
Cezari, perandori i madh i Romės!", pastaj iku ēalthi, sikur me
shtrembėrimin e tij fizik do tė ndreqte padrejtėsitė e shumta tė
botės jallane
Sot nuk po i shihja. Mungonin. Nė oborret e
shtėpive, nė horizontet e kaltra, nė kullotat e kodrinave,
shquhej mungesa e tyre e bardhė. Arsye mungestare pėr tu
trishtuar. Vendi kishte mbetur shkretė. Kanė mėrguar, mė
pėrmendi dikush, por unė luftoja t'i mbushja mendjen vetes, se
ato kishin shkuar pėr verim, pėr tė mrizuar kullotave tė
Voskopojės grigjėn e tyre qė shtohej e shtohej si ujėt e detit
Do
tė ktheheshin. Patjetėr. Do ti jepnin vendit hijen dhe nurin e
tyre tė rrallė, pastėrtinė, gėzimin, humorinė, kėngėn,
blegėrimat e bardha. Me sytė e mendjes kėrkoja gardheve tė
shembur qilimat, rrugicat dhe veshjet qė gratė e tyre duararta
endnin nė vegje dhe i ndenin pėr tu tharė. Veē njė thatishte
gjethesh asgjė s'rrokte syri. Pėrse mos tė jetė ky ndalim njė
homazh pėr to, njė nderim dhe respekt pėr jetėn e tyre mbushur
me mungesa, luftė pėr mbijetesė, guxim komuniteti dhe trimėri
qėndrestare..? Dėgjonim shpesh, atėhere, se shumėkushi prej tyre
ishte ndeshur dhėmb pėr dhėmb me ujqit, qė tė shpėtonte bagėtinė
e terrorizuar nga grabitqarėt. Ato e donin dhe nderonin kultin e
deles, si nė altarin hyjnor pėrkuleshin para saj. Me delen
visheshin, me delen shtroheshin, me delen mbuloheshin, me delen
ushqeheshin. Delja ishte perėndia e gjallė, ikona ku faleshin
Por
gėzimi i tufės pati njė fund tė hidhur. Shtetėzimi, futja nė NB
apo kooperativė, i ndau nga kėnaqėsia tradicionale e barinjve,
rrojtjes me nder dhe me kopenė e vet. Medet, do tė gėdhiheshin
dhe ngryseshin pa kopenė, ditėt u bėheshin tė zeza, si
manaferrat qė shkundnin pyjeve pėr bagėtinė. Burrat i detyruan
tė bėheshin barinj pa grigjė, zhveshur nga pronėsia mbi delet,
kurse gratė tė punonin leshin, tė endnin shtėllungat e dėshėve
merinos, qė nuk flinin mė nė vathėn e tyre, por larg nė stallat
kolektiviste tė fermės sė Gosės. Filloi jeta e vėshtirė e
mėditėsit dhe bujkut. I denatyralizuan. Dorės sė tyre u kishte
hije kėrraba, jo kazma. I shpėrndanė si zogjtė e qypes oxhakėve
tė orizit, fushave tė panxharit tė derrave dhe kurorave tė
lulediellit. Larg tufės sė deleve, cilido prej tyre vdiste ēdo
ditė e nga pak
Ato fituan mbi diktaturėn falė shpirtit dhe artit
tė tyre tė endjes dhe gėdhendjes.
Si njeri qė isha marrė me artin dhe kulturėn
qytetase nuk mund tė qėndroja indiferent ndaj mrekullisė sė
veshjes, endjes dhe gėdhendjes sė tyre. Madje me njė aparat
fotografik bardhezi, me ndihmėn e fotografit Zyhdi Saraēi, kisha
realizuar disa foto qė i kisha afishuar nė stendat e gjimnazit
tė qytetit, tė cilat i ruaj edhe sot e kėsaj dite. I ndaluar nė
hyrje tė rrugicės sė tyre tė braktisur, kujtoja fotot. Ato foto,
disa prej tė cilave po ilustroj shkrimin, pėrbėjnė njė kujtim tė
vyer, njė dėshmi artistike elitare, njė relacion shpirtėror qė
duhet ruajtur, arkivuar si shenjtėri dhe studjuar si trashėgimi.
Ato jetonin njė jetė qė u kishte hije dhe dinjitet. Arti i tyre
i dizenjimit, ngjyrosjes, harmonizimit tė florės dhe faunės nė
endjen e qilimave pėrbėn njė kontribut me vlerė qė nuk duhet
lėnė nė harresė. Pushteteve lokale u del pėr detyrė vjelja,
mbledhja, pėrpunimi dhe botimi i kėtyre evenimenteve historike
dhe kulturore nė formė almanakėsh dhe guidash turistike, para se
tė jetė vonė e tė bijen nė mugėtirat e harresės. Europa e
bashkuar do tė pėrkulet me respekt nesėr para shembujve tė tillė,
qė populli ynė nuk ka munguar t'i shpalosė nga shekulli nė
shekull.
Pyeta pėr to, por nuk kishte kush tė mė
thonte diēka. Kishin mėrguar, si shumėkushi. Medet, thashė me
vete, teksa kujtoja veprėn e tyre qė mbetej dhe nuk do tė kishte
kurrė harrim. Sapo u ktheva, shfletova albumet e dikurshme.
Gjeta aty, gėdhendjet e mrekullueshme tė Vangjel Kanaēit,
skulptorit lirik dhe folklorik qė me briskun e tij kishte bėrė
drurin tė flasė. Biēaku i tij bėnte ēudira. Pėr tu habitur, nuk
kisha asnjė portret tė tij, por kisha punimet, portretin e punės
dhe veprės. Mė mirė se kaq nuk bėhet pėr njė njeri. Vepra mbetet.
Duke botuar kėto punime, skicojmė portretin e ndershėm tė
njeriut qė ėshtė tretur nė jetė, ėshtė bėrė kohė, vendlindje
Ato pėrbėnin nė tėrėsi njė ngulmim artistėsh
dimensionalė. Nė familjet e tyre arti ishte pronėsi kolektive.
Nėna krihte leshin, ngjyroste penjtė, endėte qilimin, vajza
thurte ēanta, qėndiste lule, pėshtillte thekė, ati gėdhendėte
bucela, biri kėrraba, ēibukė. Fantazia i ēonte pastaj nė skicime
pėrrallash, legjendash dhe rrėfenjash. Sinqeriteti dhe talenti i
tyre krijuese, mė befasonte atėherė, por mė emocionon edhe sot.
Arti ekziston kudo dhe do tė ekzistojė gjithmonė, arti pėr to
ishte si ajri, si uji. Arti ekziston nė vetė natyrėn njerėzore.
Pėr ato njerėz tė thjeshtė ai ishte kėrkesė, detyrė, kėnaqėsi,
ashtu si puna, tė ngrėnėt, tė pirėt, tė jetuarit, tė lindurit
fėmijė.
Ndenja gjatė nė kujtimet pėr to. Ajo anė e
vendit mbante historinė e tyre, qė kurrė nuk kishte pėr tė
munguar pėr tu shfaqur para brezave. Ato njerėz tė mirė kanė
lėvizur pėr njė jetė tė mirė, dikush nė Shqipėri, dikush dhe
jashtė saj, por pėr njė gjė jam i sigurtė, kudo dhe mbi ēdo gjė
ato do tė shfaqin dhe shpalosin kulturėn elitare dhe lidhjen e
pazgjidhėshme me vendin qė e kanė djep dhe varr tė jetės. Homazh
pėr kėta njerėz qė mbijetuan falė dashurisė pėr tė ardhmen e
fėmijėve tė tyre.