Home l Redaksia l Forumi l Rreth Nesh l Arkiva l Kontakt l E-Mail l Login l Regjistrohu

 

 
Grupi Parlamentar
Presidenti
Parlamenti
 Seksionet
 Planet
 Lidhje
lGazeta TemA
lVoice Of America
lBBC Online
lDeutsche Welle
lQIK
lPanorama
lNewsWeek
lTime
lWashington Times
lWashington Post
lNew York Times
lWall Street Journal
 Kryeredaktor Bledi Kasmi

Kosova

Presidenti tha se Prishtina ėshtė e gatshme tė bisedojė me Beogradin vetėm pėr ēėshtje praktike

Sejdiu: Me Serbinė nuk do tė ketė mė asnjėherė bisedime pėr statusin

Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, hodhi poshtė ēdo mundėsi pėr tė rihapur bisedime pėr statusin tashmė tė zgjidhur tė Kosovės apo ndryshimin e propozimit tė presidentit Martti Ahtisaari. Komentet e tij pasuan paralajmėrimet e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-Moon, pėr njė seri bisedimesh ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr zgjidhjen e, siē ėshtė thėnė, ēėshtjeve tė interesit tė pėrbashkėt, e qė pėrfshijnė disa fusha si sundimin e ligjit, mbrojtjen e trashėgimisė kulturore, doganave e transporteve.

Presidenti Sejdiu tha tė premten se Prishtina ėshtė e gatshme tė bisedojė me Beogradin vetėm pėr ēėshtje praktike qė kanė tė bėjnė me integrimin e njė pjese tė qytetarėve serbė nė veri tė Kosovės qė mėdyshen tė jenė pjesė e jetės sė pėrditshme dhe e jetės institucionale nė Kosovė. "Asnjėherė s'do tė hapet pakoja e Ahtisaarit, asnjėherė s'do tė hapet statusi i Kosovės, asnjėherė nuk do tė ulemi nė tavolinė pėr tė dialoguar ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me tė ardhmen e Kosovės dhe tė pozicionit tė saj juridik - kushtetues qė ka".

Presidenti Sejdiu, pas njė takimi qė zhvilloi me pjesėtarė tė komuniteteve pakicė nė Kosovė, paralajmėroi se sė shpejti do tė ngritet Kėshilli Konsultativ pėr Komunitetet qė parashihet edhe me kushtetutėn e Kosovės. Sipas tij, edhe vetė formimi i kėtij kėshilli ėshtė pjesė e detyrimeve qė duhet tė pėrmbushin institucionet e vendit. "Ēėshtjet praktike janė ato qė kemi thėnė tė cilat ne jemi zotuar se do t'i respektojnė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme dhe ne nuk heqim dorė nga ajo qė kemi thėnė. Edhe kjo pjesė e punės sė sotme ėshtė ajo. Ne do tė formojmė njė kėshill konsultativ qė ėshtė nė interes edhe tė integrimit, edhe tė relaksit por edhe tė funksionimit tė mirė pėr interesat e komuniteteve pakicė", tha presidenti Sejdiu.

Beogradi ndėrkaq ka kėrkuar rihapjen e bisedimeve pėr statusin e Kosovės duke kundėrshtuar ashpėr shpalljen e pavarėsisė dhe hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės sė saj. Si kundėrpėrgjigje, pėrfaqėsuesit politikė, kryesisht tė serbėve qė jetojnė nė veriun e Kosovės tė pėrkrahur nga Beogradi, kanė paralajmėruar pėr nesėr formimin e tė ashtuquajturit Parlament i bashkėsive tė komunave tė Kosovės. Autoritetet vendase e kanė cilėsuar tė paligjshėm formimin e kėtij parlamenti, ndėrsa zyrtarė tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara thanė se ai parlament nuk do tė ketė asnjė ndikim juridik mbi Kosovėn.

Presidenti Fatmir Sejdiu nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė e bisedimeve me Beogradin pėr ēėshtje praktike qė janė nė interes tė qytetarėve tė Kosovės, por ka theksuar se nė kėto bisedime, Prishtina mund tė hyjė vetėm si palė e barabartė me Beogradin. Sejdiu ka thėnė se pavarėsisht tendencave tė Beogradit, Qeveria e Kosovės nuk do tė pranojė asnjė zgjidhje qė do tė jetė nė dėm tė qytetarėve tė Kosovės. Sipas tij, ēdo ēėshtje e mundshme do tė analizohet thellėsisht dhe me maturi. Presidenti i Kosovės siguroi se sa i pėrket statusit nuk do tė ketė mė asnjėherė bisedime me Serbinė.

 

 

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės vlerėsojnė njohjen e shtetit tė ri nga dy tė tretat e vendeve tė BE

Di Carlo: Dinamika e njohjes sė Kosovės nuk ėshtė e ngadalshme

Dinamika e njohjes sė Kosovės ėshtė shumė mė e madhe, krahasuar me disa shtete tė tjera dhe kėtė mund ta ilustroj me shtetet si Sllovenia, Kroacia apo Bangladeshi, ka thėnė Rosemary Di Carlo, zėvendės-ndihmėse e sekretares amerikane tė Shtetit. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės vlerėsojnė se dinamika e njohjes sė shtetit tė Kosovės nuk ėshtė e ngadalshme siē vlerėsohet nga qarqe tė ndryshme, pasi krahasuar me shtetet tjera qė pavarėsinė e kanė shpallur menjėherė pas ndonjė konflikti tė caktuar a nė rrethana tjera, mund tė konstatojnė se dinamika e njohjes sė Kosovės ėshtė shumė mė e mirė. Kėshtu ka deklaruar nė Shkup, Rosemary Di Carlo, zėvendės-ndihmėse e sekretares amerikane tė Shtetit pas takimeve qė pati me drejtuesit e institucioneve mė tė larta tė shtetit dhe liderėt e partive politike. "Mund tė themi se dinamika e njohjes sė Kosovės ėshtė shumė mė e madhe krahasuar me disa shtete tjera dhe kėtė mund ta ilustroj me shtetet si Sllovenia, Kroacia apo Bangladeshi. Ne tani kemi njė situatė kur dy e treta e shteteve tė BE-sė dhe dy e treta e shteteve anėtare tė NATO-s e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Tetė nga 15 shtetet anėtare tė KS tė OKB-sė e kanė njohur Kosovėn sikur edhe 7 vende nga G-8 ", tha Rosemary DiCarlo, pėr tė shtuar: "Gjithsesi se ne dėshirojmė tė shohim mė shume shtete qė do tė njohim Kosovėn dhe e dimė se ka plane qė njė gjė e tillė edhe tė ndodhė nė muajt nė vijim", tha zėvendės-ndihmėsja e sekretares amerikane tė Shtetit.

Zonja Di Carlo ka falėnderuar Maqedoninė pėr mbėshtetjen qė po i jep planit tė Ahtisaarit, por nuk janė dhėnė detaje nėse nė takimet e zhvilluara ėshtė biseduar pėr njohjen e shpejtė tė Kosovės edhe nga Maqedonia. Ndėrkohė, ministri i Jashtėm i Maqedonisė, Antonio Milloshoski, u shpreh: "Maqedonia ishte njė ndėr shtetet e para qė ka mbėshtetur planin e zotit Ahtisaari nė raport me statusin e Kosovės. Kjo nuk ka ndryshuar as tani, ndėrsa nė tė ardhmen do tė kemi qasje edhe mė pozitive", deklaroi shefi i diplomacisė, Antonio Milloshovski. Zėvendės-ndihmėsja e sekretares amerikane tė Shtetit, Rosemary Di Carlo, ėshtė takuar edhe me liderėt e partive politike shqiptare, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaēi, me tė cilėt ka biseduar pėr nevojėn e arritjes sė kompromisit pėr progresin qė duhet tė arrihet, sikur edhe pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit.

Nė kėtė kuadėr, zonja Di Carlo tha se SHBA-tė dėshirojnė formimin sa mė parė tė qeverisė sė re, pėr tė vazhduar kursin e reformave, ndėrsa shefi i diplomacisė, Millloshoski, tha se nė qeverinė e re do tė ketė sė paku edhe njė parti politike shqiptare, edhe pse kjo, sipas tij, nuk e obligon mandatarin Gruevski, pasi partia e tij ka shumicėn absolute nė pėrbėrjen e re parlamentare. Nė tė gjitha takimet me diplomaten e lartė amerikane ėshtė biseduar edhe pėr ēėshtjen e emrit dhe Maqedonia ėshtė inkurajuar nga Rosemary DiCarlo pėr arritjen sa mė tė shpejtė tė kompromisit me Greqinė.

 


Home l Redaksia l Forumi l Rreth Nesh l Histori l Kontakt l E-Mail l Login l Regjistrohu
© Copyright 2005 Rilindja Demokratike. WebMaster Eugene Kryez.