Kryetarja e Kuvendit,
e shoqėruar nga njė grup deputetėsh, inspektuan punimet nė
tunelet e rrugės Durrės-Kukės
Topalli: Rrėshen-Kalimash, njė gjigand qė
konkurron me kohėn
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e
shoqėruar nga njė grup i madh deputetėsh, inspektoi punimet nė
rrugėn Rrėshen-Kalimash. "Autostrada Rrėshen-Kalimash ėshtė njė
gjigand qė vrapon, ėshtė njė kolos qė na bėn tė ndihemi krenarė.
Ky projekt ėshtė njė mrekulli e inxhinierisė, e arkitekturės", u
shpreh Topalli gjatė fjalės sė saj, duke nėnvizuar se kjo ėshtė
njė autostradė qė askush nė Shqipėri nuk e mendonte se mund tė
bėhej nė vitin 2008. Ky projekt, tha Topalli, mund tė
imagjinohej vetėm nė 2020-ėn. "Kjo ėshtė Shqipėria e 2020-ės.
Kjo ėshtė Shqipėria e sotme, ėshtė Shqipėria europiane", tha
Topalli. Kryeparlamentarja, duke vizituar nga afėr vėllimin
kolosal tė punimeve nė kėtė segment rrugor, tha se ky projekt,
mė i madhi infrastrukturor i realizuar nė vend, pritet tė
pėrfundojė nė vitin 2009 dhe jo vetėm do tė lidhė Shqipėrinė me
Kosovėn, rajonin dhe Europėn, por do tė sjėllė njė zhvillim
shumė tė madh nė ekonomi e turizėm, pasi lidh tregjet e Europės
Juglindore me rrugėt kryesore ndėrkombėtare detare, nėpėrmjet
porteve shqiptare. Segmenti Rrėshen-Kalimash do tė jetė pjesė e
njė autostrade prej 170 km. Ky segment pėrfshin 27 ura, ku ura
mė e gjatė arrin 360 metra, ndėrsa ura mė e lartė shkon deri 80
metra. Nė tė gjithė gjatėsinė e segmentit tė urave ėshtė gėrmuar
20 milion metėr kub dhe, ndėrkohė qė pėr realizimin e tyre ėshtė
hedhur 120 mijė metėr kub beton. Kjo rrugė merr dimensione
madhėshtore nė tunelet e Kalimashit, ku falė punės 24 orė nė 24,
sot ėshtė bėrė e mundur hapja e 50.2 pėrqind e tij. Ky tunel me
dy shpime paralele prej 5.5 kilometėr secili, ecėn me ritmin e
20 metrave shpim nė ditė dhe vetėm muajin e fundit ėshtė hapur
500 metra. "Ne sot jemi kėtu pikėrisht nė pikėn e 50.2 pėrqind
tė tė gjithė gjatėsisė sė tunelit, siē tha edhe menaxheri i
tuneleve tė kėsaj firme, e cila ka bėrė kėtė projekt gjigand,
kėtė mrekulli tė inxhinierisė. Ēdo ditė, ata ecin me njė ritėm
prej 20 metrash shpim, qė do tė thotė qė vetėm nė muajin e
fundit ata kanė ecur nė 500 metra gjatėsi. Duke vazhduar me kėtė
ritėm, ne shumė shpejt do tė shohim tė pėrfunduar gjithė pjesėn
veriore tė tunelit, ashtu dhe pjesėn jugore tė tij", tha Topalli
gjatė inspektimit tė punimeve nė tunel. Nė fakt, vijoi mė tej
Topalli, mua mė duket njė gjigand qė vrapon, njė kolos. Ky
projekt, tha ajo, ėshtė njė mrekulli e inxhinierisė, e
arkitekturės. "Ėshtė njė autostradė nė Shqipėri qė ne nuk e
imagjinonim qė mund tė bėhej nė vitin 2008. Ky projekt mund tė
imagjinohej vetėm nė 2020-ėn. Kjo ėshtė Shqipėria e 2020-ės. Kjo
ėshtė Shqipėria e sotme, ėshtė Shqipėria europiane, ėshtė
Shqipėria e projekteve gjigande, ėshtė Shqipėria e veprave qė
kanė prerė malet pėrgjysmė, qė, siē thonė banorėt e kėsaj zone,
kanė lėvizur malet nga vendi dhe kanė bėrė tė mundur qė
shqiptarėt tė jenė mė afėr me njėri-tjetrin, qė shqiptarėt tė
jenė mė afėr me europianėt, qė tregjet e Europės Juglindore tė
pėrafrohen pėr njė kohė shumė tė shkurtėr me porte, me rrugė
ndėrkombėtare dhe detare mė tė rėndėsishme", nėnvizoi mė tej
numri njė i legjislativit. Topalli e cilėsoi si diēka tė
pabesueshme qė nė njė vit tė realizohen 27 ura qė kapin njė
gjatėsi prej 14 km, qė pėr njė vit tė bėhen 2 tunele me nga 5.5
kilomentra secili.
Topalli fton ata qė
s`e kanė vizituar rrugėn, tė shohin nga afėr punimet
Rrėshen-Kalimash bėn krenar ēdo qytetar
shqiptar
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ftoi
tė gjithė ata qė nuk e kanė vizituar rrugėn Rrėshen-Kalimash,
por mbi tė gjitha ata qė hedhin baltė ēdo ditė mbi kėtė projekt,
qė tė shohin nga afėr volumin e punimeve qė po kryhen nė kėtė
segment. Ajo theksoi se njė projekt i tillė gjigand mund tė
realizohej vetėm nga njė lidership i fortė dhe njė vendimmarrje
me kurajo. "Pėr tė gjithė ata qė nuk e kanė vizituar veprėn qė
realisht bėn krenar ēdo qytetar tė Shqipėrisė, ju pėrsėris dhe
njė herė ftesėn dhe pėr faktin se rruga qė do tė lidhė portet
tona me Kosovėn dhe me Europėn Juglindore ėshtė me katėr korsi.
Ėshtė Shqipėria me katėr korsi nė tė gjithė infrastrukturėn e
saj. Ndaj dhe unė mendoj se kjo na bėn krenarė, kjo na bėn
europianė. Kjo ėshtė Shqipėria e 2020-ės dhe ne kemi rendur dhe
kemi shkurtuar kohėn tonė nė tė gjitha projektet tona", nėnvizoi
Topalli. Duke e vėnė theksin sėrish nė madhėshtinė e projektit,
Topalli theksoi se sėrish nuk mund t`u besojė syve kur sheh njė
tunel tė pėrmasave tė tilla, me gjithė gjigandizmin e tij nė
Shqipėri. "Ėshtė vėshtirė tė imagjinohet se si njė ndėr zonat mė
tė braktisura apo mė tė prapambetura nga ana infrastrukurore,
kthehet njė ndėr zonat mė moderne nga pikėpamja infrastrukturore
jo tė Shqipėrisė sė sotme, po tė rajonit, me njė projekt tė
krahasueshėm me tunelet mė tė mėdha tė Europės. Unė besoj se kjo
ėshtė ndėr veprat qė bėn tė mundur tė lidhė tregjet e Europės
Juglindore me tregun shqiptar, pėr tė kaluar mė pas pėrmes
rrugėve ndėrkombėtare detare me Europėn Perėndimore", vlerėsoi
mė tej kryeparlamentarja. Topalli theksoi se kjo vepėr ka njė
impakt tė jashtėzakonshėm ekonomik tė shėrbimeve tregtare, tė
shkėmbimeve qytetare tė gjithė kėsaj zone. "Besoj se ky projekt
qė ka filluar vetėm prej njė viti, nė fakt nė njė kohė kaq
jashtėzakonisht tė shkurtėr pėr njė kolos kaq tė madh, do tė
bėjė tė mundur qė Shqipėria shumė shpejt do ta shohė veten me mė
shumė prosperitet", vijoi ajo duke nėnvizuar se nė njė periudhė
kaq tė shkurtėr ėshtė arritur tė bėhet kaq shumė.
Pernaska:
Rrėshen-Kalimash s`mund tė pėrbaltet nga monologu me Shqipėrinė
Deputetja e Partisė Republikane, Lajla
Pernaska, e cila ishte dje nė vizitėn e inspektimit tė punimeve
nė segmentin rrugor Rrėshen-Kalimash, tha se njė projekt i tillė
nuk ka nevojė as pėr dialog dhe as pėr monolog. "Ėshtė njė
moment tepėr i veēantė tė ndodhesh nė gjirin e kėsaj vepre kaq
gjigande dhe do tė doja tė theksoja qė nė kėtė rast nuk ka asnjė
lloj nevoje as pėr dialog, as pėr monolog, pasi vepra flet vetė",
tha Pernaska duke iu referuar monologut tė Ramės me Shqipėrinė.
Ndėrsa deputeti tjetėr i mazhorancės, Leonard Demi, e cilėsoi
ndėrtimin e kėsaj rruge si njė vepėr madhore qė do tė jetė nė
shėrbim tė tė gjithė qytetarėve shqiptarė. "Kjo ėshtė njė vepėr
madhore qė do t'i shėrbejė gjithė Shqipėrisė dhe gjithė rajonit
pėr vitet qė do tė vijnė nga ēdo pikėpamje, ekonomike, shkėmbim,
siguri dhe pėrfitimi i vendit tonė ėshtė i pakrahasueshėm", tha
Demi.
Mbi 450 shqiptarė tė
punėsuar nė ndėrtimin e rrugės
Njė rrugė e pėrmasave tė tilla natyrisht do
dhe njė pėrkujdesje tė madhe tė rregullave tė sigurimit teknik.
Nė mes tė tre rezidencave tė ngritura pėr punėtorėt turq dhe ata
amerikanė, ishte e vendosur njė qendėr shėndetėsore, e cila
kishte njė shėrbim prej 24 orėsh. Sipas mjekėve, gjithsej mund
tė ketė patur tre aksidente tė vogla dhe ambulanca u ka shėrbyer
mė shumė banorėve tė zonės. Sipas Ismail Selak, inxhinier
punimesh nė segmentin Rrėshen-Kalimash, tuneli i hapur dhe vetė
projekti i rrugės ėshtė mė i miri nė Ballkan. Ai pohoi se nuk ka
patur asnjė incident me punėtorėt, pasi firma aplikon ndėshkime
tė rėnda pėr ata qė thyejnė kėto rregulla. Selak tha se
aplikohen dy masa paralajmėrimi pėr punėtorėt: hera e parė qė
punėtori i shkel rregullat dėnohet me gjobė, sipas rėndėsisė
teknike qė ka rregulli, herėn e dytė merr njė karton, ēka do tė
thotė se po e bėre dhe njė herė do tė pėrjashtohesh nga puna.
Kėto rregulla strikte kanė bėrė qė asnjė punėtor tė mos dėmtohet
nė njė projekt ku janė tė angazhuar mijėra punonjės. E veēanta e
punimeve ėshtė puna nė 20 orė tė ditės, aplikohen dy turne nga
10 orė. Kjo sipas drejtoreshės sė marrėdhėnieve me publikun tė
kompanisė "Bechtel-Enka", Iva Zagar, ka pėrshpejtuar punimet dhe
projekti pritet tė mbarojė nė kohė reale. Ajo shtoi se nga zona
janė punėsuar me paga relativisht tė larta pėr vendin tonė rreth
450 kryefamiljarė, ēfarė ka sjell dhe zhvillimin e zonės.
Elis KUĒI
Ish-kryeministri
italian Romano Prodi viziton Beratin
Ish-kryeministri italian Romano Prodi, nė
vizitėn e tij nė Shqipėri, vizitoi dje qytetin e Beratit.
Paraditen e djeshme, ish-kreu i qeverisė italiane ka parė nga
afėr objektet mė me vlerė tė kėtij qyteti. Rreth orės 11:00, ai
ėshtė pritur nga pushtetarėt lokalė, kryetari i Bashkisė, Fadil
Nasufi, dhe prefekti Thoma Rumniēi nė lagjen "Kala" ku ka
vizituar muzen "Onufri" dhe disa nga objektet e kultit qė
ndodhen nė kėtė lagje. Ka qenė kryetari i Bashkisė, Nasufi, i
cili i ka uruar mirėseardhjen ish-kreut tė qeverisė italiane dhe
ka ftuar Prodin dhe zonjėn e tij qė e shoqėronte pėr tė vizituar
pjesėn mė tė rėndėsishme tė qytetit. Pasi ka vizituar muzeun "Onufri",
Prodi ėshtė shprehur se ka ngelur i mrekulluar, duke e cilėsuar
atė si njė vlerė qė mbart njė pjesė tė shkėlqyer tė historisė. "Nė
kėtė vizitė tė radhės nė Shqipėri jam ndalur nė Jugun e
Shqipėrisė, ndėrkohė qė nė vizitėn tjetėr do tė vizitoj Veriun e
saj. Shikoj njė qytet me trashėgimi tė admirueshme fetare dhe
dashuri njerėzore, njė lagje muze ende tė banuar dhe gjeta njė
muze qė tregon vlerat e tij mė tė mira tė historisė", u shpreh
Prodi gjatė njė prononcimi pėr median. Nė lidhje me hyrjen ose
jo te kėtij qyteti ndėr vlerat e njerėzimit, UNESCO, Prodi u
shpreh se "nuk dua tė bėj arbitrin nė lidhje me kėtė problem,
pasi nuk mė takon mua tė them nėse Berati do tė marrė aprovimin
apo jo pėr tė qenė nė UNECSO, por unė shikojė njė qytet me vlera
tė mėdha historike tė cilat meritojnė tė jetė ndėr vlerat e
njerėzimit ashtu siē meritojnė vlerat natyrore". Mė pas,
ish-kryeministri i Italisė ėshtė ndalur nė brendėsi tė lagjes "Kala"
ku ka vizituar disa nga objektet e shumta muzeale qė ndodhen nė
tė.
Berisha fton biznesin ndėrkombėtar pėr investime
Personalitete tė BE-sė vlerėsojnė reformat
nė Shqipėri
Presidenti i Fondacionit "Crans Montana
Forum", Jean Paul Carteron, organizoi dje njė drekė pune pėr
nder tė Kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, me
pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė biznesit nga vende tė ndryshme
si SHBA, Franca, Austria, Monako, Jordania, Kuvajti, Emiratet e
Bashkuara, Pakistani, Rumania, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina,
biznese kryesisht tė pėrqėndruara nė fushėn e energjetikės, tė
infrastrukturės, tė telekomunikacionit, tė bujqėsisė dhe ujit,
tė industrisė minerale, si dhe tė industrisė financiare dhe
fondeve tė investimeve. Nė fjalėn e tij, kreu i qeverisė
shqiptare pėrshėndeti pjesėmarrėsit pėr interesimin e tyre pėr
kėtė takim dhe i ftoi ata tė investojnė nė Shqipėri, nė fushat e
mėsipėrme, duke i informuar se Shqipėria pėrfaqėson mundėsi tė
mėdha nė kėtė drejtim. Gjithashtu, kryeministri i njohu
pjesėmarrėsit nė Forumin e Crans Montana-s me pėrpjekjet e
qeverisė shqiptare dhe angazhimin e saj pėr krijimin e njė klime
sa mė tė pėrshtatshme pėr biznesin. Berisha tha se investimi nė
Shqipėri ėshtė njė histori suksesi jo vetėm pėr shkak tė
potencialeve tė mėdha qė ajo ofron, por edhe si pasojė e
reformave tė thella ekonomike dhe revolucionit nė fushėn fiskale,
qė e kanė kthyer Shqipėrinė nė njė nga vendet me taksat mė tė
ulta nė Europė. Ndėrkohė, nė ditėn e parė tė punimeve tė Forumit
tė Crans Montana-s, kreu i qeverisė shqiptare ishte i ftuari i
nderit nė njė darkė nė "Hotel de Paris" tė Monte Carlos, tė
organizuar nga Carteron. Nė kėtė darkė tė ftuar ishin edhe
Zėvendėspresidenti dhe Komisioneri i Bashkimit Europian pėr
Ēėshtjet e Drejtėsisė dhe Sigurisė, Jacques Barrot,
Zėvendėspresidenti i Parė i Parlamentit Europian, Kratsa, dhe
shumė personalitete tė tjera. Nga ana e tyre, pjesėmarrėsit nė
kėtė darkė vlerėsuan progresin qė ka bėrė Shqipėria gjatė viteve
tė fundit nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit,
si dhe nė zbatimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit me
Bashkimin Europian. Gjithashtu, ata pėrgėzuan kryeministrin
Berisha pėr marrjen e ftesės sė anėtarėsimit nė NATO nga
Shqipėria nė Samitin e Bukureshtit, mė 3 prill. Gjatė darkės,
kryeministri Berisha bisedoi gjerėsisht me Zėvendėspresidentin
Barrot dhe tė pranishmit e tjerė mbi reformat dhe progresin nė
Shqipėri, nė kuadėr tė zbatimit tė Marrėveshjes sė
Stabilizim-Asociimit. Kryeministri Berisha u ndal veēanėrisht nė
reformat nė fushėn ekonomike dhe pėrpjekjet e qeverisė shqiptare
pėr krijimin e njė klime sa mė tė favorshme pėr biznesin.
Shqipėria, potenciale tė mėdha pėr
investitorėt e huaj
"Shqipėria ofron potenciale tė mėdha pėr
investime nė sektorė tė ndryshėm si bankat, sigurimet dhe nė
pasuritė e paluajtshme". Kėshtu ka bėrė tė ditur kryeministri
Berisha, i cili gjatė qėndrimit nė Monte Karlo ku po zhvillon
punimet Forumi i Crans Montana-s, zhvilloi njė takim me
ministren e Shtetit tė Emirateve tė Bashkuara, Reem Al-Hashimy.
Gjatė kėtij takimi, kryeministri Berisha i pėrcolli ministres
Al-Hashimi falenderimet pėr ndihmėn qė Emiratet e Bashkuara i
kanė dhėnė Shqipėrisė. Kryeministri e njohu ministren Al-Hashimi
me klimėn e favorshme pėr biznesin tė krijuar nė Shqipėri dhe e
siguroi pėr mbėshtetjen e qeverisė ndaj investitorėve tė
Emirateve tė Bashkuara pėr tė investuar nė vendin tonė.
Gjithashtu, gjatė takimit, kryeministri Berisha i bėri njė ftesė
ministres Al-Hashimi dhe personaliteteve tė tjera drejtuese tė
Emirateve tė Bashkuara pėr tė vizituar Shqipėrinė.
Biznesi kuvajtian, i mirėpritur pėr investime
nė turizėm dhe transport
Kryeministri Berisha zhvilloi dje nė Monte
Karlo njė takim me Presidenten e Shoqatės Ekonomike tė Kuvajtit,
Rola Dashti. Kryeministri Berisha falenderoi Qeverinė e Kuvajtit
pėr ndihmėn e dhėnė Shqipėrisė dhe ftoi biznesin kuvajtian tė
investojė nė Shqipėri, nė fushėn e turizmit dhe transportit. Mė
tej, kryeministri i kėrkoi presidentes Dashti inkurajimin e mė
shumė investitorėve tė tjerė kuvajtianė pėr tė investuar nė
Shqipėri. Kryeministri tha se Shqipėria ofron potenciale tė
mėdha pėr tė investuar nė fushėn e infrastrukturės, tė energjisė,
tė burimeve minerale, tė turizmit, si dhe ofron njė sistem
fiskal nga mė tė ultit nė rajon dhe mė gjerė, si dhe njė klimė
tė favorshme pėr zhvillimin e biznesit.
PD: Raporti i BB-sė, tregues i qartė i arritjes sė qeverisė nė
luftėn kundėr korrupsionit
Partia Demokratike pėrshėndeti dje raportin e
Bankės Botėrore mbi indikatorėt botėrorė tė qeverisjes. Duke e
vlerėsuar raportin si tregues tė qeverisjes sė mirė nė drejtim
tė zhvillimit dhe qė shėrben si monitorues pėr performancėn e
qeverisjes, zėdhėnėsi i partisė mė tė madhe nė vend tha se
indikatorėt e qeverisjes sė mirė, tė cilėt maten nė kėtė raport,
pėrfshijnė lirinė e medias dhe pėrgjegjshmėrinė, stabilititetin
politik, efektivitetin e qeverisjes, cilėsitė rregullatore,
shtetin ligjor, dhe kontrollin e korrupsionit. Gjithashtu,
vlerėsohet se ky raport i Bankės Botėrore tregon se qeverisja nė
Shqipėri ka patur rritje nė secilin prej indikatorėve dhe ėshtė
duke bėrė progres tė rėndėsishėm sidomos nė kontrollin e
korrupsionit dhe nė efektivitetin e qeverisjes. "Po tė
krahasohen vlerat e indikatorėve mes viteve, vihet re qartė
trendi pozitiv i rritjes sė tyre nga viti nė vit, sidomos nė
krahasim me qeverisjen e mėparshme. Kėshtu, nė krahasim me
qeverisjen e vitit 2004 dhe 2005, rritja nė kėta indikatorė
ėshtė deri nė rendet +10", tha zėdhėnėsi i PD-sė. Mė tej,
raporti thekson se ky ėshtė njė tregues i qartė i punės sė
qeverisė dhe arritjeve tė saj nė pėrmbushjen e njė sėrė
objektivave, duke pėrfshirė kėtu edhe prioritetet si lufta ndaj
korrupsionit, vendosja e shtetit ligjor dhe rritja e
efikasitetit tė qeverisė. "Raporti ėshtė njė tregues i qartė se
kjo qeveri ėshtė nė shėrbim tė plotė tė qytetarėve dhe tė
zhvillimit tė vendit drejt standardeve perėndimore", nėnvizoi mė
tej zėdhėnėsi i Partisė Demokratike.
2005 2007
diferenca
Efektiviteti i qeverisjes
31.8 43.1 +11.3
Kontrolli i korrupsionit
29.1 36.7 +7.6
Stabiliteti politik
28.4
34.6 +5.8
KE
po pėrgatit axhendėn pėr liberalizimin e vizave
Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian
kanė nisur njė axhendė konkrete, sipas tė cilės nė fillim tė
vitit 2009 do tė liberalizohen vizat pėr tė gjithė shqiptarėt.
Kėtė fakt e ka bėrė tė ditur deputeti i Partisė Demokratike,
Ferdinand Xhaferri, i cili pėrmes njė deklarate pėr shtyp ka
theksuar se Delegacioni parlamentar pėr Europėn Juglindore ka
vlerėsuar maksimalisht reformat e ndėrmarra nė Shqipėri nė tė
gjitha fushat, veēanėrisht nė luftėn kundėr korrupsionit dhe
krimit tė organizuar. "Arritja mė e madhe ėshtė qė ka filluar tė
konkretizohet procesi i liberalizmit tė vizave. Sikurse kohė mė
parė thuhej se anėtarėsimi nė NATO ėshtė diēka konkrete dhe
vėshirė tė theksohej dhe tani, konstatohet se si nė Parlamentin
Europian ashtu edhe nė Komisionin Europian po pėrgatitet
opinioni i pėrgjithshėm dhe ėshtė bėrė njė axhendė konkrete qė
nė fillimin e vitit qė vjen tė liberalizohen vizat pėr tė gjithė
shqiptarėt", ka bėrė tė ditur deputeti i mazhorancės. Sipas
Xhaferrit, Delegacioni parlamentar pėr Europėn Juglindore ka
vlerėsuar reformat ekonomike tė Shqipėrisė dhe angazhimin e saj
nė luftėn kundėr korrupsionit. "Qeveria shqiptare ka shėnuar
progres tė theksuar nė luftėn kundėr korrupsionit. Pra, ne
ndryshuam formatin dhe treguam qė ky vend mund ta luftojė
korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe tani ka filluar tė
konstatohet realizimi i luftės qė ka shpallur Shqipėria kundėr
kėtyre fenomeneve", ka vijuar mė tej Xhaferri, duke nėnvizuar se
ėshtė vlerėsuar fakti se nė Shqipėri ka njė klimė shumė tė mirė
ekonomike, sikurse theksohet edhe angazhimi nė respektimin e tė
Drejtave tė Njeriut. Ajo qė ka shumė vlerė tė theksohet, tha mė
tej Xhaferri, ėshtė se kemi arritur tė ndryshojmė imazhin e
vendit, tė pėrcjellim njė Shqipėri ndryshe, njė Shqipėri qė
ndėrtohet, qė ėshtė e gatshme tė fillojė nė vitin 2009
liberalizimin e vizave pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė.
Biberaj pėrzgjidhet
nga KE pėr zbardhjen e krimeve komuniste nė ish-republikat
sovjetike
Kėshilli i Europės (KE) zgjedh deputetin
Aleksandėr Biberaj pėr tė zbardhur krimet e regjimit totalitar
tė Stalinit nė Ukrainė dhe nė ish-republikat e tjera tė
Bashkimit Sovjetik, gjatė viteve 1932-1933. Sipas njė njoftimi
pėr shtyp tė zyrės sė shtypit tė deputetit Biberaj, bėhet e
ditur se nė kėto vite, 1932-1933, regjimi i Stalinit aplikoi me
dhunė politikat ēnjerėzore tė shpronėsimeve dhe tė
kolektivizimeve masive, dhe vendi u pėrball me njė terror
politik tė jashtėzakonshėm, qė nė histori njihet si terrori
masiv i urisė, me pasojė vdekjen e miliona njerėzve nė Ukrainė
dhe nė ish-republikat e tjera tė Bashkimit Sovjetik. Komiteti
Politik i KE-sė vendosi bashkimin e kėtyre kėrkesave nė njė
raport, titullin e tė cilit do ta propozojė deputeti Biberaj dhe
do ta miratojė mbledhja e radhės e kėtij Komiteti, mė 5 shtator
2008, nė Paris. Rekomandimet pėrkatėse do t'i paraqiten mė pas
pėr debat dhe miratim Komitetit Politik dhe Asamblesė
Parlamentare tė KE-sė. Kjo ėshtė hera e parė qė njė deputet i
Parlamentit shqiptar zgjidhet si pėrfaqėsues i KE-sė pėr tė
pėrgatitur njė raport, bashkė me rezolutėn dhe rekomandimet
pėrkatėse.
Blerina TOSLLUKU