Artistja qė e nisi
jetėn artistike si kėngėtare nė Radio Tirana, nė vitin 1945, ku
kėndoi si soliste, drejtpėrdrejt nė mikrofon
Marie Logoreci, 40 vjet memorie e jetės
artistike
Aktorja e mirėnjohur shqiptare, Marie
Logoreci, me njė karrierė 40 vjeēare (1920-1988) u pėrkujtua tė
enjten me rastin e 20 vjetorit tė vdekjes nė njė ceremoni tė
veēantė tė organizuar nė sallėn e Teatrit Kombėtar nė Tiranė nė
prani tė artistėve tė njohur tė skenės dhe tė ekranit.
Nė hollin e Teatrit Kombėtar me kėtė rast
ishin ekspozuar stenda me fotografi tė vendosura nė rend
kronologjik, ku pasqyrohej jeta artistike e aktores. Tė gjitha
fotografitė shoqėroheshin me 6 kostume origjinale tė roleve
kryesore kinematografike dhe teatrale, si edhe disa materiale
relike tė pėrdorura nga aktorja, tė sjella nga kostumografi Agim
Zajmi. Gjatė kėsaj ceremonie tė zhvilluar me iniciativėn e tė
birit tė aktores Pjerin Logoreci dhe aktorit Andon Koēo, nė
bashkėpunim me Teatrin Kombėtar, u shfaq dhe filmi dokumentar
"Me Marie Logorecin". Drejtori i Teatrit Kombėtar, Kristaq
Skrami, tha se "po tė hulumtojmė nė memorien artistike tė
Teatrit Kombėtar, padyshim qė do hasim shumė figura mjeshtėrore,
tė cilat themeluan dhe krijuan kėtė tempull tė madh tė artit
shqiptar, ku ndėr to spikat dhe aktorja Marie Logoreci". "Imazhi
i kėsaj aktoreje ka mbetur dhe do krijojė nė kujtesėn e
spektatorit njė personazh me njė forcė tė pasqyrimit tė
dramatikes, njė portret mjaft ekspresiv dhe me njė kolorit tė
veēantė tė zėrit tė njė bote tė brendshme tė thellė", theksoi
Skrami. Njė ndėr artistėt qė e kanė njohur nga afėr aktoren
ėshtė skenografi dhe kostumografi i mirėnjohur Agim Zajmi, i
cili u shpreh se "Marie Logoreci do mbetet aktorja mė e mirė
shqiptare e tė gjitha kohėrave. Ajo do jetė njė nga personazhet
e rrallė tė skenės shqiptare sepse ajo kishte cilėsitė e njė
artisteje me pėrmasa gjigande. Ka shumė vjet qė nuk ka mė Marie
dhe kam frikė se imazhi dhe temperamenti i saj do tė mungojė
gjatė dhe vitet nė vazhdim". Marie Logoreci jo vetėm qė ishte
njė aktore mjaft e talentuar, por zėri i saj ishte bėrė jehonė e
Radio Tiranės gjatė viteve 1945. Aktorja me pamje dhe njė
temperament tė jashtėzakonshėm, kishte krijuar njė portret qė
vinte duke u zbukuruar e pasuruar dita ditės. Marie Logoreci do
tė jetė gjithmonė pėr miqtė dhe dashamirėsit e saj njė aktore e
lindur dhe imazh i pazėvendėsueshėm i skenės shqiptare. Dikush u
emocionua, dikush qau ndėrsa shumė tė tjetrė humbėn nė kujtime.
Kush ishte Marie Logoreci
Marie Logoreci (Ēurcija) lindi mė 23 Shtator
tė vitit 1920 nė Shkodėr. Mėsimet e para i mori nė shkollėn
femėrore e "Motrave Stigmantine" shkollė, ku u duken prirjet e
para tė saj nė art. Ajo kėndonte, vizatonte bukur, ndėrsa
fatmirėsisht ruhen rreth 20 vizatime tė asaj kohe nė tė cilat
dėshmon njė shpirt tė butė e delikat dhe njė raport fin me
objektin qė vizaton. Nė kėtė moshė ajo mėsoi gjuhėt italiane e
malazeze, por ajo qė ndikoi fuqimisht nė shpirtin e saj dhe qė
la gjurmė pėrjetė ishte njohja qė nė vogli me zakonet, traditat
dhe eposin e veriut nėpėrmjet malėsorėve qė bujtnin nė shtėpinė
e tė jatit. Njohja dhe mė vonė studimi i kėtyre zakoneve,
mjedisit, folklorit e etnografisė u bė njė pasion pėr aktoren.
Ajo u largua nga Shkodra nė vitin 1937, nė moshėn 17 vjeēare,
pėr tu vendosur nė Tiranė. Nė kryeqytet ajo u njoh me Kol
Logorecin, i cili u bė bashkėshorti i saj. Kola ishte djali i
madh i atdhetarit e gjuhėtarit Mati Logoreci (Mėsues i Popullit)
njė nga figurat e njohura tė shoqėrisė sė kohės. Jeta artistike
e Marie Logorecit nisi si kėngėtare nė Radio Tirana nė vitin
1945 ku kėndoi si soliste, drejtpėrdrejt nė mikrofon, apo nė
emisione kėngė popullore tė Shkodrės dhe tė Shqipėrisė sė mesme.
Ndėrkohė qė ndoqi njė kurs njėvjeēar pėr kanto qė u hap pranė
Liceut Artistik nė Tiranė. Nė vitin 1947 mori pjesė si soliste
nė korin e pėrgjithshėm tė vendit me tė cilin bėri turne edhe
jashtė vendit. Duke parė aftėsinė interpretuese tė Maries kur
kėndonte i propozuan tė punonte nė Teatrin Popullor. Nė nėntor
tė vitit 1947 pėr Marien u hap perdja e jetės sė vėrtetė skenike,
ajo tashmė ishte aktore e Teatrit Popullor, pėr tė vazhduar
karrierėn artistike deri nė momentet e fundit tė jetės sė saj.
Aktorja e mirėnjohur Marie Logoreci ndėrroi jetė nė 19 qershor
tė vitit 1988 nė Tiranė nga njė atak kardiak, duke lėnė pas njė
karrierė 40 vjeēare. Nė vitin 1995 nderohet me ēmimin e "Karrierės"
nė Festivalin e Filmit Artistik. Nė vitin 1997 dekorohet me
ēmimin e Madh tė Nderit.
Citime pėr Marie Logorecin:
Margarita Xhepa: "Marie Logoreci do tė
vazhdojė t'i japė leksionin e saj kujtdo qė do t'i pėrvishet
rrugės sė sundimshme tė aktrimit.ajo do tė vazhdojė tė mbetet
njė nga Shėn Mariet tona mė tė shtrenjta".
Tinka Kurti: "Maria ishte njė shkollė pėr ne,
e cila la dhe element nė artin shqiptar".
Drita Pelingu: "Maria, me portret shumė tė
bukur, sy ekspresivė me trup mesatar, por mjaft joshės, ishte
njė grua energjike, qė nuk ngjasonte me asnjė tjetėr. Ishte
Maria!"
Agim Zajmi: "Ajo ishte shumė modeste, ishte
artiste nė skenė dhe njė njeri nė jetė. Nėnė e urtė e qeshur, .Nuk
paraqitej e veēantė meqėnėse ishte e tillė".
Mbi Marie Logorecin
Besa Imami: "Kėshtu artisti i mirė ringjallet
e ringjallet gjithmonė nė kujtesėn e artdashėsit, aq sa duket
sikur as ka vdekur, as do tė vdesė kurrė"
Drama tė interpretuara nga Marie Logoreci
Ēėshtja ruse (1947) - Xhesi
Tartufi (1947) - Elmira
Rrėnjė tė thella (1949) - Alisa Lengton
Komploti i tė dėnuarve (1950) - Kristina
Padera
Halili dhe Hajria (1950) - Fatimja
Gjashtė dashnoret (1952) - Aljona Patrovna
Toka jonė (1954) - Loke
Intrigė e dashuri (1957) - Ledi Milford
Shtatė shaljanėt (1958) - Triga
Hamleti (1960) - Gertruda
Shtėpia e Bernarda Albės (1961) - Bernarda
Alba
Morali i zonjės Dulska (1962) - Tadrahova
Muri i Madh (1966) - Nėna Xhun
Pėrkolgjinajt (1966) - Mara
Drita (1967) - Manushaqja - regjia: Marie
Logoreci
Cuca e maleve (1967) - Prenda
Ēatia e tė gjithėve (1968) - Plaka
Pėrmbytja e madhe (1977) - Gjela
Filmografia
Dollia e dasmės sime (1978)
Operacioni Zjarri (1973)
Njėsiti guerril (1969) - Nena
Oshėtime nė bregdet (1966) - Nena
Toka jonė (1964)
Detyrė e posaēme (1963)
Tana (1958) - Nėna e Stefanit
Fėmijėt e saj (1957) - Fatimeja
Skėnderbeu (1953) - Kontesha
Gjenerali i ushtrisė sė vdekur (1975)
Nga mesi i errėsirės (1978)
Ēeta e vogėl (I pa shfaqur nė publik).
ATSH