Hierarkia e tė
vėrtetės
Hamit TAKA
Problemi ėshtė se kush do ta thotė tė
vėrtetėn, kush do tė flasė. Sepse duhet mė parė tė shohėsh,
pastaj tė flasėsh. Tė flasėsh ėshtė e njėjta gjė si tė shikosh.
Dhe tė shikosh, duhet tė kesh sy, tė shikosh me sytė e tu jo me
sytė e padronit, me syrin qytetar, jo me syrin partiak, me syrin
e dashuruar, jo me syrin e urrejtjes, por edhe diēka mė shumė.
Fjala e pėrjetėson shikimin. Nuk mund tė mohojmė shikimin
bardhezi, pasi ne s'kishim dritė nė veten tonė. Ne ishim krijesė
e errėsirės, sepse mbrėmja e gjatė "polare" na i mbylli sytė dhe,
pėr t'u drejtuar nė atė terr gjysmėshekullor, zgjasnim duart dhe
kėrkonim me tahmin. Fatmirėsisht, na zuri dita rrugės dhe sot
shikojmė spektrin shumėngjyrėsh
Drita jonė u bė fjala. E para erdhi fjala. E
vėrteta flet me gojėn e njerėzve qė kanė vėshtrim tė kthjellėt.
Tė flasėsh, duhet tė shohėsh qartė
Foli qartė dhe besueshėm ai
qė mori dritė nga Perėndimi, intelektualėt qė shihnin tej mureve
tė izolimit, rinia studentore, tė dėnuarit e ndėrgjegjes, foli
vetė populli. Era e fjalėve ishte fryma jonė. Jo tė gjitha
fjalėt, se ka edhe fjalė artificiale, tė rreme, molepsėse, tė
huajtura, qė nuk mėshirojnė folėsit, por fjalėt e thella qė
burojnė nga shpirti, britmat. Nė britmėn njerėzore ndihet fuqia
e burimit. Britma doli nga ne. Ajo ishte aq e gjallė sa dhe njė
fėmijė. Britma shpėrtheu: "E duam Shqipėrinė si Evropa" dhe i
bėri thirrje tė vėrtetės kudo qė ajo ndodhej. Britma tėrhoqi
britmėn
Po sot kush flet dhe kush duhet tė flasė?
Kush e thotė tė vėrtetėn? Se nuk mjafton t'i thuash gjėrat,
duhet edhe t'i tregosh. Kush merr tė shkruajė sinqerisht tė
vėrtetėn e sotme shoqėrore mbetet duke belbėzuar, i mbushur plot
e pėrplot nga njė e vėrtetė e madhe brenda tij, pėrpėlitėse,
gulēuese, e parrėfyeshme. Nuk mjafton tė flasėsh, duhen ditur
fjalėt qė duhen thėnė. Kur thua: "Unė vuaj" ose kur thua "kam tė
drejtė", s'ke thėnė asgjė nė tė vėrtetė, s'ke bėrė asgjė tjetėr,
veēse ke folur me vete. Prania e njėmendėt e tė vėrtetės sė
sotme nuk ėshtė nė ēdo fjalė, pėr shkak se shumė fjalė janė
konsumuar, janė vjetėruar, janė zbehur nga errėsira
gjysmėshekullore, e kanė humbur ngjyrėn dhe kuptimin pėr shkak
se nuk e rrokin dot shumanshmėrinė rrėshqitėse tė arsyetimeve
dhe tė realitetit tė ri demokratik. Duhet njė dhunti e veēantė
pėr t'i mbushur mendjen tjetrit, pėr ta bindur nė ato qė thua,
pėr ta paraqitur tė vėrtetėn nė tėrė thjeshtėsinė e saj tė qartė,
nė zhvillimin e saj madhėshtor dhe tė ndritshėm.
Unė nuk do tė isha i zoti tė flisja qė nga
thellėsia e vetvetes e tė thosha ato qė duhen thėnė. Vėmendja e
njerėzve mė huton, kur ngrihet befas para meje. Vetė bardhėsia e
letrės ose, si tė thuash, lakuriqėsia e saj, mė tremb dhe m'i
mbulon sytė. Nuk kam besim dhe mė duket se nuk jam unė ai qė do
tė shtojė mbi atė bardhėsi shkrimin si njė dritė. Sepse unė dhe
brezi im fatkeq jemi krijesa tė errėsirės, moshėn tonė tė artė e
kemi humbur vetėm pėr tė jetuar. Rinia ėshtė forca e vėrtetė,
pavarėsisht se jo rrallė ajo nuk ėshtė largpamėse dhe e qartė.
Ndjen nganjėherė njė kėnaqėsi ngadhnjyese pėr gjithēka qė ėshtė
e re dhe ana luftarake, e guximshme e paradoksit mund t'i
pėlqejė. Cilado qė tė jetė shpresa, prapėseprapė, po tė mos e
varim atė te rinia ku gjetkė mund ta varim? Tė rinjtė janė
krijesa e dritės dhe vetėm ata mund tė rrezatojnė dritė tė re.
Unė nuk kam ndjer kėnaqėsi dhe ngazėllim mė tė madh se lėvizja
rinore studentore e Dhjetorit 1990, qė kulmoi me rrėzimin e
monumentit tė diktatorit mė 20 shkurt 1991.
Po ka nė inovacionet njė shkallė qė mund ta
arrijnė ata qė nuk kanė jetuar shumė. Megjithatė, ku mund ta
dish nėse madhėshtia e egėr e ngjarjeve nuk e ka mėsuar dhe
plakur brezninė qė formon sot kufirin mallėngjyes tė shqiptarėve?
Unė e kuptoj se pėr ēfarė arsye ndihet aq fort mungesa e njė
gazetarie tė madhe, tė gjallė e tė besueshme, pse ndihet mungesa
e njė gazetari tė madh, e njė tribuni tė madh, kudo qoftė ai, nė
median e shkruar apo nė atė elektronike. Njė gazetar, i cili do
tė pėrmblidhte qartė krizėn e gazetarisė shqiptare, tė arritjeve
nė sistemin e ri demokratik dhe tė nevojave njerėzore, nė ndonjė
libėr ku asgjė tė mos harrohej, ku ēdo presje tė vihej nė vendin
e vet; pėr atė gazetar qė do tė na shpallte Kushtetutėn e fjalės
sė lirė dhe do tė na e tregonte atė. I bekuar qoftė ai gazetar,
ai thjeshtėzues, nga ēdo media qė tė dalė njė ditė, nga ēdo
redaksi, nga ēdo shkollė, nga ēdo institucion i kulturės, nga
ēdo shoqatė apo nga ēdo parti politike shqiptare (po, megjithatė,
do tė dėshiroja me gjithė zemėr qė tė fliste shqip
).
Por edhe njė herė mė del pėrpara ajo fantazma
e tė keqes, qė na priu gjysmė shekulli pėr nė skėterrė. Ndėrsa
po e mbyste agonia dhe koka i qe nxirė si e njė korbi, ai hodhi
kundėr fjalės dhe kryeveprave tė artit njė anatemė, qė unė s'e
kuptoja atėherė, por qė e kuptoj tani. Ai kishte frikė nga
pėrjetėsia e tyre, nga ajo forcė e tmerrshme qė kanė - me t'u
skalitur nė sytė e njė brezi apo tė njė epoke - forcė qė askush
nuk e vret dot dhe as qė e dėbon dot. Ai donte vetėm njė
pėrjetėsi, pėrjetėsimin e jetės dhe "veprės" sė tij, pėrjetėsinė
e legjendės sė tij. Prandaj, ai thoshte edhe me njė kėmbė nė
varr: larg meje kėto britma drite! Dhe e dinte qartė se media i
duhej tė ishte shėrbėtorja mė besnike e tij, prandaj e lidhi me
njė mijė rripa. Mirėpo, duke jetuar njė jetė me tė keqen, ne
njehsohemi me tė, dalim nga vetvetja dhe i nėnshtrohemi asaj.
Prandaj flas pėr krijesa tė errėsirės.
Duke qenė nė retrospektivė, ēfarė u tha nė
vitet '90-91-'92 kur i dėbuam idhujt nga piedestalet? Tė lexojmė
shkronjė pas shkronje historinė tonė dhe ta ballafaqojmė me
kartėn e madhe tė demokracisė, qė e shohim vagėllimthi. T'i
drejtohemi popullit: zgjohu, kupto, vėshtro dhe shiko si tė
rindėrtosh ndėrgjegjen tėnde tė shtrembėruar nga skllavėria
45-vjeēare, vendos se duhet rindėrtuar gjithēka! Tė rikrijosh
gjithēka, tė rindėrtosh gjithēka fund e krye. Po, kjo ishte e
para: nė qoftė se karta e demokracisė nuk do tė rindėrtonte
gjithēka, ajo s'kishte pėr tė krijuar asgjė. S'duheshin masa
gjysmake. Masat gjysmake tė bėjnė tė qeshėsh me vogėlsinė e tyre
mikroskopike. Jo masa gjysmake se nuk ka tė vėrteta gjysmake.
Bėj gjithēka ose s'ke pėr tė bėrė asgjė. Iniciativat liberale tė
ish-persekutorėve qė e kishin katandisur Shqipėrinė ashtu siē
ishte, ishin vetėm komedi, ishin vetėm mėnyra pėr tė bllokuar nė
vend njė pėrparim tė ardhshėm, pėr tė rimėkėmbur tė kaluarėn,
duke e mbuluar pėrsipėr me suva.
Nė tė vėrtetė nuk ekzistojnė aq parti sa
duket sikur ekzistojnė, aq shoqata sa duket sikur ekzistojnė.
Ato janė aq tė shumta sa dhe njerėzit dritėshkurtėr, por,
ē'ėshtė e vėrteta, nuk ka veēse dy: demokratėt dhe kundėrshtarėt
e tyre politikė. Kur ish-komunistėt e konvertuar nė socialistė,
qofshin "progresistė" apo konservatorė (qė u ka dalė boja),
marrin nė duar kauzėn tėnde, tė jesh i sigurt se ajo nuk ėshtė
kauza jote. Ajo ėshtė kauza e trashėguar prej paraardhėsve tė
tyre.
Nė se dikush do vėrtet tė flasė e tė tregojė
tė vėrtetėn, nuk duhet t'ia ndajė sytė thjeshtėsisė sė botės sė
re demokratike. E vėrteta shoqėrore ėshtė e thjeshtė. E
koklavitur ėshtė ajo qė ne i hedhim pėrsipėr: grumbuj gabimesh
dhe paragjykimesh tė hedhura tog mbi tog qė nga epoka e sundimit
tė tiranit. Kjo bindje hedh vėrtet njė dritė mbi detyrėn dhe
tregon mėnyrėn pėr ta pėrmbushur atė. Ai qė do tė rrėmojė gjer
tek e vėrteta, duhet tė thjeshtėzojė; duhet njė besim
tmerrėsisht i thjeshtė, pėrndryshe s'ka gjė nė rrugėn e pohimit.
Mund edhe tė tallet me stėrhollimet e politikanėve, vetėm duhet
tė thotė me zė tė lartė: ja ēfarė ėshtė, dhe pastaj: ja ēfarė
duhet tė jetė. Pėr tė gjykuar gjendjen ekzistuese tė gjėrave, tė
ngjitet gjer te burimi i saj dhe ta ndjekė me kujdes gjer atje
ku ka pėrfunduar. Veprimi mė pjellor dhe mė fisnik i menēurisė
sė njė artikullshkruesi ėshtė qė tė fshijė nga faqet e gazetave,
nga mikrofonat dhe ekranet ēdo nocion tė imponuar, interesa dhe
idera, dhe tė orvatet tė kėrkojė bazat e pėrjetshme. I armatosur
me kėtė thjeshtėsi tė lartė, atėherė ai mund t'i thotė popullit:
unė jam zėdhėnėsi yt, unė jam mbrojtėsi yt dhe i tė vėrtetės.
Shkurt, duhet tė krijohet hierarkia e tė vėrtetės.
Por ekziston dhe njė zė i ulėt e i palodhur,
qė i ndihmon ata qė nuk shihen dhe nuk duan tė shihen dhe qė i
bėn tė jenė sė bashku zėri i realitetit, i njė realiteti krejt
tė ri, i standardit tė jetesės, i niveleve tė larta tė konsumit,
i fuqisė galopante ndėrtuese, tė pakrahasuar jo vetėm me
ish-vendet komuniste, por edhe me ato evropiano perėndimore, i
vilave dhe shumėkatsheve, i komplekseve tregtare dhe komplekseve
prodhuese, i gjerdanėve tė rrugėve, qė nga Qafėbota nė Konispol
e deri nė Kalimash, i shkollave tė dyfishuara, i universiteteve
dhe i numrit tė pesėmbėdhjetėfishuar tė studentėve, i bukurisė
femėrore, njė nga racat mė tė bukura nė botė, qė dje ishte
katandisur si kandrat e Kafkės dhe qė sot vetėm pėr kozmetikėn e
tyre harxhojnė 10 fishin e atyre qė harxhonin dje pėr t'u veshur
Ky realitet i gjallė ėshtė njė libėr i hapur, kėtu, rreth e
rrotull neve, qė disa nuk preferojnė ta lexojnė, por ai ėshtė
aty dhe i pret. Me tė drejtė ministri i Turizmit u bėri thirrje
nga ekrani pesimistėve, nihilistėve, kritizerėve dhe
nostalgjikėve tė sė djeshmes: lėvizni nėpėr Shqipėri dhe shikoni!
Shikoni me sytė tuaj, pastaj tregoni! Ata qė s'dinė tė lexojnė
dhe s'e kuptojnė pikturėn e peizazhit, ata qė kanė humbur njė
pjesė tė peizazhit shpirtėror, le tė heshtin. Janė nga ato
krijesat e errėsirės dhe drita u lbyr sytė. Ata presin rėnien e
ndonjė njolle mbi kėtė libėr tė hapur, ndonjė njollė si ajo e
Gėrdecit.
Nė njė takim tė Komisionit parlamentar tė
Ligjeve, ku u shqyrtua projektligji "Pėr barazinė gjinore",
deputeti pjesėmarrės i LSI, duke iu drejtuar zv/ministres sė
Punės Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, pyeti: "Ēfarė
parashikon ligji pėr gratė e Gėrdecit?" Ky ėshtė njė argument sa
i dhimbshėm, aq edhe qesharak. I dhimbshėm pėr tragjedinė e
gėrdecarėve dhe pėr keqpėrdorimin e saj nga krijesat e errėsirės,
por qesharak pėr mėnyrėn donkishoteske qė pėrpiqen ta pėrdorin "kalin"
e Gėrdecit disa pėrfaqėsues tė lodhur tė brezit tė vjetėr.
Fatkeqėsisht, kėtė fakt e pėrcillte me bujė nga faqet e gazetės
tek opinioni publik njė gazetare shumė e re, qė duhet tė ishte
krijesė e dritės, por mund tė jetė rritur nė hijen e prindėrve
tė saj apo tė ndonjė lideri partiak.
Sipas kėsaj pyetjeje, tani e tutje, sa herė
tė bėjmė ndonjė ligj pėr barazinė gjinore duhet tė kemi njė nen
tė veēantė pėr gratė e Gėrdecit, kur tė bėjmė ndonjė ligj pėr
arsimin, duhet tė kemi njė nen tė veēantė pėr fėmijėt e Gėrdecit,
kur tė bėjmė ndonjė ligj pėr OJQ-tė, duhet tė bėjmė njė nen tė
veēantė pėr Shoqatėn e Gėrdecit. Gėrdeci u bė republika e
kalorėsve tė humbur brenda Republikės sė shqiptarėve qė nuk
jetojnė me ngazėllimin e tė keqes, por me shpresėn e tė nesėrmes
plot dritė, paqe dhe punė. Sipas disa politikėbėrėsve dhe
mediave nė shėrbim tė tyre, duhet qė sa herė thirret emri i
Shqipėrisė nė skenė, ta prezantojė Gėrdeci. Bile disa sharlatanė,
nė vend tė spoterave qė promovojnė bukuritė mahnitėse tė
Shqipėrisė turistike para botės nėpėrmjet kanaleve televizive
prestigjioze tė huaja, do tė donin tė thonin: ejani nė Shqipėri
tė shikoni "Hiroshimėn" shqiptare! Mbase kėshtu turistėt e huaj
do tė bėheshin mė kuriozė e mund t'i tėrhiqte mė shumė kjo
reklamė, por pas ardhjes kėtu do tė bėnin reklamimin e kėtij "malli"
dhe s'do t'i besonin mė kėto zėra kukuvajkash. Janė pikėrisht
kėta politikanė e gazetarė dritėshkurtėr qė tragjedinė e
Gėrdecit e shfytyruan dhe i ftohėn gėrdecarėt me vetė shqiptarėt.
Kam dėgjuar jo pak shqiptarė, veēanėrisht tė rinj qė thonė: O,
edhe kėta! S'kanė fjalė tjetėr, veēse Gėrdeci, Gėrdeci! Dhe ky
nuk ėshtė cinizėm i qytetarėve shqiptarė, por i atyre qė e
keqpėrdorin tragjedinė e Gėrdecit pėr qėllime tė tyre politike.
Nuk merret dot me mend se ē'bukuri dhe begati
e madhe mund tė krijohet po tė shkojmė te burimi, po tė dėgjojmė
britmėn e dritės dhe jo tė errėsirės, po ta varim shpresėn te
rinia. Nuk merret dot me mend se ē'mund tė japin gjithė
energjitė e harxhuara pėr ta kthyer kohėn mbrapsht, gjithė
thesaret intelektuale tė haxhuara kot. Nuk merret me mend sa
dritė do tė kemi po tė mos e mbyllim horizontin demokratik me
kufoma idesh dhe figura prej guri, po tė bėhet gjithēka sipas
thjeshtėsisė dhe konkurrencės sė vlerave, qė pėrbėjnė shpirtin e
demokracisė.