Home l Redaksia l Forumi l Rreth Nesh l Arkiva l Kontakt l E-Mail l Login l Regjistrohu

 

 
Grupi Parlamentar
Presidenti
Parlamenti
 Seksionet
 Planet
 Lidhje
lGazeta TemA
lVoice Of America
lBBC Online
lDeutsche Welle
lQIK
lPanorama
lNewsWeek
lTime
lWashington Times
lWashington Post
lNew York Times
lWall Street Journal
 Kryeredaktor Bledi Kasmi

Intervista

Ish-kreu i grevės urisė sė punėtorėve tė Gėrdecit rrėfen prapaskenat dhe intrigat pėr pėrdorimin e grevistėve

Belliu: Mjaft dhe Veliaj, shuma tė majme parash me Gėrdecin

Andi Belliu, ish-kryegrevisti i punėtorėve tė Gėrdecit, akuzoi lėvizjen "Mjaft" se i ka pėrdorur grevistėt pėr qėllime politike. Ai ka hedhur poshtė aludimet se grevistėt kanė paditur qeverinė apo shtetin shqiptar, si ėshtė paraqitur nė media. Belliu ka akuzuar drejtuesit e lėvizjes "Mjaft" se u ka dhėnė ushqim grevistėve, nė mėnyrė qė grevėn ta kishte nėn kontroll. Ai pohon se greva nuk e meritoi vėmendjen e qeverisė, sepse u politizua nga Veliaj dhe shpreh keqardhjen qė drejtuesi i 'G99' ka urdhėruar njė nga ish-vartėsit e tij tė hapin njė padi nė emrin e njė shoqate fantazmė. "Shoqata e viktimave tė Gėrdecit" ka si kryetar njė nga eksponentėt kryesorė tė "Mjaft"-it, Andi Kananaj. Ai ka pėrfitime personale dhe nuk pėrfaqėson aspak familjet e viktimave.

- Si e nisėt grevėn dhe cili ishte motivi?

Greva filloi me pėrpjekjet tona personale pėr tė kėrkuar disa gjėra qė ne i cilėsonim si tė drejta. Mua nuk mė takon asgjė, se nuk kam qenė ditėn e shpėrthimit nė punė. Pra, gjithēka u bė me qėllim politik nga lėvizja "Mjaft" dhe greva e humbi seriozitetin. Ata kanė hapur fjalė kundėr nesh dhe na thonin qė po nuk ju mbėshtetėm ne, atėherė ju keni marrė fund. Nuk e kuptonim arsyen e tyre. Kjo ishte e turpshme se zona e Vorės ėshtė njė zonė autoktone dhe e vogėl, ku njihen dhe dhėndurėt e jo mė banorėt me njėri-tjetrin. Unė i kam ndihmuar me sa kam patur mundėsi, me njerėz nė protestė, se ajo u bė qesharake, me protestues qė nuk dinin ku ishte Bashkia, qė e kishin pėrballė tyre. "Mjaft" dhe G 99 nuk kishin qėllim tė na ndihmonin, por tė na dėmtonin nė kėrkim tė hapėsirave mediatike meskine.

- Si shpjegohet fakti qė prej ditės sė parė ka qenė e pranishme lėvizja "Mjaft"?

Pėrveē pėrfitimeve politike, nė favor tė lėvizjes "Mjaft" dhe Erion Velisė, do tė shkonin shuma tė majme parash nėpėrmjet krijimit tė shoqatave qė do tė ēonin nė gjyq shtetin shqiptar nė emėr tė viktimave dhe do tė merrnin pjesėn e tyre "Mjaft" dhe G 99. Unė personalisht kam patur me ta kontradikta qė nė fillim, pra me kėtė lėvizje qė ishte si fantazėm dhe merrte urdhra nga vetė Veliaj. Sepse nė kohėn qė unė iu ofrova variantin tim qė tė krijonim njė shoqatė qė nė fillim qė kishte ndodhur ngjarja, nė kohėn qė pėrfaqėsues tė "Mjaft"-it bisedonin me mua, nė atė kohė u krijua njė shoqatė tjetėr, shoqata e viktimave. Nė atė kohė qė u formua shoqata paralele me timen, "Mjaft"-i e dinte shumė mirė qė unė e njihja zonėn dhe punėtorėt, pasi kam punuar vetė nė atė ndėrmarrje. Pra, kėta punėtorė mė besojnė mua dhe jo "Mjaft"-in. Ata krijuan shoqatėn e viktimave, sepse e dinin mirė qė ata, gjatė gjyqit pėr dėmshpėrblimet e familjeve tė viktimave, do tė merrnin paranė mė tė madhe. Pėr kėtė lojė tė ndyrė tė "Mjaft"-it kam patur debate qė nė fillim. Nuk isha dakord me politikėn qė ngrinin ata pėr ne, por nga euforia e tepėrt ramė viktimė e kėsaj loje. "Mjaft"-i thotė qė nuk jemi shoqatė politike, por nga kjo shoqatė na doli dhe njė parti politike, e komanduar pėr interesa tė Velisė dhe lėvizjes sė tij.

- Angazhimi i tepėrt i Velisė, i grupimit tė tij G 99 dhe opozitės me nė krye Partinė Socialiste, e ndihmoi apo e dėshtoi grevėn?

Mendoj se e dėshtoi, sepse dhe vetė Partia Socialiste merrte informacione nga "Mjaft"-i. Gazetat e pėrditshme i merrnin informacionet nga kjo lėvizje dhe shpesh herė lajmet kanė qenė kontradiktore. Erion Velia mė bėnte pėrshtypje, se kur vinte tė na takonte me disa njerėz tė tij, u ēonte mesazhe me anė tė celularit mediave qė nuk ishin tė pranishme. Velia nuk i merrte asnjėherė mediat brenda kur kishte diēka pėr tė na e komunikuar nė lidhje me problemet qė mund tė hasnim. Por, pėr tė qenė realist, Veliaj nuk na i thoshte drejtpėrdrejt mendimet, por pėrdorte Spiropalin. Mua mė habiste kontaktimi me grevistėt. Dakord kurajo ėshtė, por ditė pėr ditė mund tė kishte interesa mė tė mėdha dhe kėshtu po del. As partitė e opozitės dhe disa punonjės tė Bashkisė Vorė nuk erdhėn aq shpesh, por dy herė dhe u njohėn me problemet tona, tė cilat u bėnė publike. Mendoj qė politizimi i ēėshtjes na e hoqi tė drejtėn neve qė tė kėrkonim takime tė niveleve tė larta. Unė e kam kuptuar rrjedhėn politike tė grevės kur Velia, ēdo prononcim e etiketonte dhe shante familjen e kryeministrit, dhe nuk i tha asnjėherė para mediave kėrkesat tona. Gracka qė na u ngrit nga "Mjaft", ishte shumė e organizuar dhe ne nuk dolėm dot prej saj. Kėtė e kuptova dhe i humba shpresat se mund ta zgjidhnim ēėshtjen. Greva u dėshtua prej ditės sė pestė nga "Mjaft" dhe qėndrimi mė tej ishte artificial.

- Ju thatė se "Mjaft"-i u dha ushqim grevistėve. Pse e bėri kėtė?

"Mjaft"-i u dha ushqim grevistėve pa dijeninė time, sepse unė shpesh herė nuk ndodhesha aty kur ata ndėrmerrnin takime me grevistėt. Kjo gjė e bėri grevėn tė paqenė dhe dėshtimin e saj tė sigurt. Nuk ma priste mendja se si njė lėvizje qė pretendonte qė tė ndihmonte, tė vepronte kundėr interesave tona. Kjo nuk ėshtė as nė traditėn shqiptare qė t'u ngulim thikėn prapa shpine njerėzve. Ata thjesht na shfrytėzuan sa deshėn dhe na hodhėn nė rrugė. Kjo do t'u kthehet atyre nė njė bumerang, sepse unė nuk do tė hesht pėr asnjė ēast duke i denoncuar, pėr fjalorin e tyre abuzues ndaj banorėve tė Gėrdecit.

- Cila ishte arsyeja qė marrėdhėniet tuaja me "Mjaft"-in u prishėn?

Ne u prishėm me ta, sepse "Mjaft"-i na premtoi se do tė na pėrkrahte. Drejtuesja e "Mjaft"-it, Elisa Spiropali, mė ka pohuar se janė marrė tė gjitha mjetet e nevojshme, duke thėnė se kishin ngritur ēadra atje ku do tė transferoheshin grevistėt. Por atė ditė kur shkuam ne, nuk pamė asgjė nga ato qė na thanė. Kėtu i vėrtetuam dyshimet tona pėr kėtė lėvizje. Unė sė bashku me grevistėt e tjerė menduam tė dilnim nga greva ditė mė parė nga ē'dolėm, por ata na joshėn me mashtrime. Na thanė qė ēadra ėshtė gati, ky premtim mė ėshtė bėrė personalisht nga pėrfaqėsuesit e "Mjaft"-it. Kjo ishte njė shtysė pėr tė inkurajuar grevistėt qė tė vazhdonin grevėn. Premtimi ishte sigurimi i njė ēadre, e cila do tė kishte dhe njė banjo portative qė ne tė vazhdonim grevėn aty. Ditėn qė do tė lėviznim nga Vora pėr nė Tiranė, u ēuditėm dhe nga drejtuesja e kėsaj lėvizje, qė nuk erdhi atė ditė pėr tė na marrė, nė njė kohė qė na tha se ajo do tė ishte me patjetėr gjatė transferimit tonė. Ne e cilėsuam si njė shoqatė qė do tė na mbrojė nė tė drejtat tona. Veliaj dhe "Mjaft"-i ia arritėn pėr njė kohė tė shkurtėr ta bėjnė politike ēėshtjen, por kjo iu kthye kundėr dhe tė gjitha mediat e kuptuan qėllimin e vėrtetė tė grevės dhe na nxorėn qesharakė.

- Nė media po pėrflitet njė padi qė ju keni bėrė nė emėr tė grevistėve. Si qėndron e vėrteta?

Unė nuk jam nė dijeni pėr kėtė gjė, por besoj se e ka bėrė vetė "Mjaft"-i me zyrėn ligjore "Tirana Legal Aid" (ish-Cafod-i), e cila financohet nga Fondacioni "Soros". Por, tė them tė drejtėn, dy avokatė qė punojnė aty janė fare pa eksperiencė dhe nuk e kuptoj se si kanė guximin tė marrin pėrsipėr ēėshtje kaq tė mėdha mbi supe. Por, gjithsesi, nė emrin tonė ėshtė abuzuar shumė dhe kjo padi ėshtė bėrė nė emrin tonė pėr pėrfitime tė "Mjaft"-it. Unė dua tė shtoj diēka, se gjyqi qė pritet tė nisė nėpėrmjet shoqatės sė viktimave, qė drejtohet nga Andi Kananaj, njė prej eksponentėve tė "Mjaft"-it, nuk ka asnjė lidhje me zonėn. Ėshtė njė mashtrim qė duhet dėnuar me ligj, pasi ai nuk pėrfaqėson asgjė pėrsa u pėrket viktimave.

Intervistoi: Elis KUĒI

 

 

Intervista, kreu i AMF-sė, Elizabeta Gjoni: Rregullohen kompetencat midis Financave dhe Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare

Raportet e veēanta qė vendosen nė Ligjin pėr sigurimet e detyrueshme tė transporteve

Projekti i ri pėr tregun e sigurimeve tė detyrueshme nė sektorin e transporteve synon tė vėrė rregull nė kėtė fushė. Nė njė intervistė pėr gazetėn "RD", kryetarja e Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare, Elizabeta Gjoni ėshtė shprehur se njė ndėr risitė e kėtij projekti kanė tė bėjnė me futjen e produkteve tė reja tė sigurimeve tė detyrueshme, si pėr mjetet fluturuese (avionėt), mjetet lundruese dhe sigurimin e pasagjerėve me mjetet e transportit publik. Ndėrkaq, Gjoni vė nė dukje se Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare do tė jetė autoriteti shtetėror dhe pėrgjegjės pėr zbatimin e kėtij ligji, i cili pritet tė hyjė nė zbatim nė muajin shtator tė kėtij viti. Projektligji, sipas Gjonit merr nė konsideratė direktivat e Bashkimit Europian nė fushėn e sigurimeve tė detyrueshme, si dhe ėshtė mbėshtetur nė ligjet mbi sigurimet e detyrueshme tė Kroacisė dhe Bullgarisė.

-Zonja Gjoni, pse u bė e domosdoshme hartimi njė ligji nė fushėn e sigurimeve tė detyrueshme pėr sektorin e transporteve?

Ky ėshtė njė ligj, qė megjithėse tani prezantohet ai ėshtė rrahur me juristėt e kompanive tė ndryshme dhe janė konsideruar tė gjitha ēėshtjet qė ka nxjerrė tregu deri tani, apo qė janė tentuar tė draftohen mė pėrpara. U bė i domosdoshėm qė tė hartohet njė projektligj jo vetėm thjesht sė ligji ekzistues ėshtė ai i '92, sepse njė ligj teknik mund tė ekzistojė dhe pėr vite me radhė, por kemi zhvillime intensive tė tregut si njė treg i ri, kemi njė domosdoshmėri tė harmonizimit dhe tė pėrmirėsimit tė arkiteksturės komplet tė strukturave tė sigurimeve. Falė arkitekturės sė sigurimeve ne kemi autoritetin e mbikėqyrjes, kemi byronė, kemi Ministrinė e Financave, kemi autoritetet e Transportit, autoritetet e Policisė pėr aksidentet, si dhe njė sėrė profesionesh tė tjera siē janė vlerėsuesit, agjentėt, aktuarėt, tė cilėt kanė njė raport tė caktuar me njėri-tjetrin. Nė kėto kushte ndėrtimi i njė strukture qė tė funksionojė sa mė mirė ka rėndėsi tė madhe pėr njė funksionim tė madh tė tregut. Ligji pikėrisht tenton tė krijojė raporte fare tė qarta ndėrmjet tė gjitha palėve qė bėjnė pjesė nė tė.

-Ēfarė mund tė na thoni pėr organizimin dhe funksionimin e kėtij ligji, cilat janė ristė qė pritet tė gjejnė gjatė zbatimit tė tij?

Njė vėmendje tė veēantė i kushtohet organizimit dhe funksionimit tė byrosė. Nuk ėshtė njė ndryshim thelbėsor, sepse kuptohet qė ėshtė akti rregullativ i Kėshillit tė Byrove qė udhėheq punėn e saj, megjithatė pėr funksionet e tjera qė ka mundohet qė tė specifikojė mė mirė organizimi dhe funksionet si nga pikėpamja e drejtimit, nga pikėpamja e burimeve tė financimit dhe tė funksioneve tė tyre.

-Njė faktor tjetėr i rėndėishėm ėshtė sidomos, aktualizimi, pasqyrimi i direktivave tė Europės, cilėt janė disa prej tyre?

Pėrspektiva e vendit tonė pėr tė hyrė nė Europė sjell nė mėnyrė tė detyrueshme qė ne tė bėjmė njė apbiditim tė tė gjithė kuadrit ligjor me direktivat e Europės. Pavarėsisht se tani nuk janė obligative ne synojmė t'i parprijmė dhe aq mė tepėr nė problemet teknike. Gjithashtu synohet qė tė futen edhe disa koncepte tė reja, sepse vetė zhvillimi i tregut gati 10-vjeēar bėn tė mundur qė tė futen disa koncepte tė reja, tė cilat do tė shikohen mė tutje.

-Ku ka konsistuar baza ligjore qė ėshtė pėrdorur nė hartimin e kėtij projektligji?

Baza ligjore qė ėshtė pėrdorur pėr hartimin e kėtij projektligji kuptohet qė ėshtė kuadri ligjor ekzistues nė kėndvėshtrimin e gjerė qė nga kodet bazė qė ekzistojnė, si nga ligjet qė lidhen me tė, transportet dhe tė tjera, gjithashtu dhe ato tė financave apo tė sigurimeve. Udheheqja ndaj direktivave tė europės, tė cilat pėrmenden edhe nė relacionin pėrkatės. Gjithashtu jemi orientuar edhe ndaj ligjeve tė vendeve, tė cilat sapo janė futur apo abditojnė tė gjithė kuadrin ligjor pėr tė hyrė ne Europė.

-Cilat janė disa nga risitė qė sjell ligji ri nė kėtė sektor?

Risitė qė sjell ligji kanė tė bėjnė nė radhė tė parė me zgjerimin e objektit. Deri tani ai ka qenė i kufizuar nė automjete, tani ai zgjerohet edhe me produkte tė reja. Njė ndėr produktet ėshtė Qendra e Informacionit, pėrmirėsimi i infrastrukturės, eficienca dhe harmonizimi i arkitekturės sidomos vihet theksi tek zbatueshmėria.

-Ēfarė mund tė thoni nė lidhje me zgjerimin e objektit nė ligjin e ri?

Nė lidhje me zgjerimin e objektit pėr herė tė parė vihet theksi, sigurimin e detyrueshėm dhe i pėrgjegjėsive ligjore pėr pronarėt e avionėve, apo pronarėt tė anijeve me njė definicion shumė tė qartė sė kush futet tek anijet apo tek mjetet lundruese.

-Ju keni pėrmendur njė risi tjetėr tė kėtij projektligji, atė tė sigurimit tė detyrueshėm tė pasagjerėve. Si duhet kuptuar kjo?

Sigurimi i detyrueshėm tė pasagjerėve sikundėr edhe nė transport publik shtrihet nė njė gamė tė gjerė tė transportit, siē ėshtė i renditur qoftė nė urban, interurban, taxi, trenave etj.

Nė lidhje me qendrėn e informacionit pavarėsisht se kėtu ėshtė njė praktikė tashmė e filluar ne e dimė qė ėshtė njė kėrkesė e direktivave evropiane, pėr ndėrtimin e Qendrės sė Informacionit. Njė gjė e tillė nė ligj mundohet qė tė artikulojė tė gjitha kėrkesat bazė, funksionet dhe detyrimin pėr tė futur imputet dhe jo vetėm nga shoqėritė e sigurimeve, por edhe nga institucionet e tjera pėr tė bėrė rakordimin e tė dhėnave siē janė drejtoria e Transporteve, Policia Rrugore apo Autoritet e tjera.

-Pėrmirėsimi i infrastrukturės sė dėmeve pėrbėn njė ndėr objektet krysore dhe njė ndėr risitė e cila nuk ekzistonte nė ligjin e kaluar, sepse siē dihet ne kemi njė nivel shumė tė ulėt tė pagesės sė dėmėve, diēka mė shumė pėr kėtė?

Ėshtė e vėrtetė qė kjo ėshtė vėnė re aq mė tepėr nė kėtė segment motorik. Tashmė pėr kėtė sektor tentohet me akte nėnligjore, praktika tė vetė kompanive pėr tė zgjidhur kėtė ngėrē. Pra synohet vendosja e standardeve direkte nė kėtė ligj ku vihen detyrime mbi mėnyrėn e trajtimit nga ēdo pikėpamje lidhur me procedurat qė duhen ndjekur pėr trajtimin e dėmėve. Ne shpresojmė qė zbatimi i kėtij ligji tė sjellė njė ndikim direkt nė shlyerjen e dėmeve nga ana e kompanive.

-Cili ėshtė koncepti i ri qė futet mes shoqėrisė dhe palės qė dėmtohet?

Duke konsideruar kėrkesat dhe nga vetė tregu pėr tė futur idenė e rimbursimit tė drejtpėrdrejtė pra qė klienti kur ndodh dėmi mund tė drejtohet tek kompania, e cila ka tė bėjė me sigurimin me pėrgjegjėsi tė drejta. Pra krijohet hapėsira ligjore qė sigurimi tė mbetet njė pėrgjegjėsi ndaj palėve tė drejta, por gjithashtu me ligjin e ri krijohet mundėsia qė nė bazė marrėveshjesh ta mbėshtesin kėtė iniciativė duke shfrytėzuar edhe eksperiencėn e vendeve tė tjera.

-Lidhur me konceptin e dėmit moral?

Futja e konceptit tė dėmit moral ka si tė thuash terminologjinė vet, por qė nė thelb ka dėmin moral. kėtu futen procedurat, afatet, tė cilat pėrfshijnė tė gjithė trajtimin e dėmeve nė thelb. Pėr sa i pėrket harmonizimit tė arkitekturės duke u pėrqėndruar mė shumė tek byroja, vihen raporte tė drejta pėr fuqinė nė nxjerrjen e akteve nėnligjore, pėr rregullimet, pėr kompozimet e byrosė. Kėtu ka dy alternativa ku shoqėritė e sigurimit mund tė gjykojnė mė drejtpėrdrejtė nė hartimin e saj.

-Atėherė cilat janė disa nga pėrpjekjet e bėra nė mėnyrė qė ligji tė jetė sa mė i zbatueshėm?

Janė bėrė njė sėrė parashikimesh nė mėnyrė qė ligji tė mos mbetet thjesht i hedhur nė njė letėr. Janė njė sėrė nenesh, tė cilat mundohen qė tė sigurojnė zbatimin e artikujve tė ligjit. Pra janė pėrmirėsuar, fokusuar dhe detajuar mė mirė sanksionet, penalltitė apo trajtimet dhe ajo qė ėshtė pėr t'u theksuar se objekt sanksionesh nuk janė vetėm shoqėritė e sigurimit, por tė gjitha subjektet qė lidhen me tė, edhe qytetarėt.

-Ēfarė pritet me fillimin nga zbatimi tė kėtij ligji?

Ne presim tė kemi njė ulje tė numrit tė pasiguruave qė operojnė nė treg. Tė shtrihet sigurimi i detyrueshėm edhe nė fushėn e aviacionit, anijeve. Kur themi anije definicioni ėshtė shumė i qartė. Njė efekt dhe impakt shumė i rėndėsishėm ėshtė pėrmirėsimi nė sjelljen dhe trajtimin e dėmeve nga shoqėritė pėr njė shėrbim sa mė tė mirė. Rritja e efektivitetit tė strukturave tė ndryshme nė bashkėpunim, pra janė standardizuar marrėdhėniet, mbrojtja mė e mirė e interesave tė konsumatorėve sidomos nėpėrmjet trajtimit tė procedurave tė dėmeve dhe kuptohet pėrqasja me direktivat evropiane, standardet nė kėtė fushė.

-Kur pritet tė hyjė nė fuqi ky ligj?

Kuptohet se brenda kėtij viti ky ligj pritet tė hyj nė fuqi. Ai do tė kalojė procedurat e zakonshme. Pėr dy javė ne presim komentet nė faqen tonė tė internetit ėėė.amf.gov.al , qė nė njė periudhė kohore sa mė tė shkurtėr tė arrijmė ta realizojmė ta fusim nė fuqi. Mendojmė qė ėshtė e mjaftueshme njė periudhė 2-javore pasi ky ėshtė rrahur dhe konsultuar me specialistė tė kompanive tė huaja dhe rrah tė gjitha ēėshtjet qė ka nxjerrė tregu deri mė tani.

Pėrgatiti: Drita Ēokaj

 

 

Ministri i Drejtėsisė rrėzon pretendimet mediatike pėr pėrplasje institucionesh

Alibeaj: Gjyqtarėt qė shkelin ligjin, nuk do tė tolerohen

Ministri i Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, ka hedhur poshtė dje pretendimet mediatike tė ngritura kohėt e fundit pėr pėrplasje tė institucionit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe Ministrisė sė Drejtėsisė pėr ēėshtjen e procedimit disiplinor pėr tre gjyqtarėt e Gjykatės sė Apelit Ushtarak. "Duke marrė shkas nga materialet informuese qė disa media televizive dhe tė shkruara kanė transmetuar ditėn e djeshme, por edhe tė sotme, do tė doja tė bėja me dije realitetin se si qėndron ēėshtja e marrėdhėnieve institucionale nė lidhje me ēėshtjen e shqyrtimit tė procedimit disiplinor tė gjyqtarėve pėr rastin kaq tė njohur prej jush. Sė pari, do tė doja t'ju thosha se gjithēka ėshtė pėrhapur me anė tė valėve mediatike dhe do ta konsideroja dezinformim keqdashės, trillim tė sė vėrtetės, qė besoj se segmente tė caktuara, tė cilat nuk kanė qėllime tė qarta ligjore dhe morale qė procedimet disiplinore ndaj shkelėsve tė ligjit, qofshin ata dhe gjyqtarė, t'u shkohet deri nė fund", ka theksuar Alibeaj nė fjalėn e tij. Mė tej, ministri i Drejtėsisė shprehu bindjen qė konsiderata tė tilla, si pėrplasja me institucione tė tilla si Ministria e Drejtėsisė, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė janė krejtėsisht inekzistente. Institucione tė tilla dhe individėt qė ushtrojnė detyra tė tilla janė nė pėrputhje tė plotė dhe korrekte me urdhėrimet ligjore. Realiteti, tha ai, ėshtė fare i qartė dhe lehtėsisht i kuptueshėm nga kushdo. "Prej Inspektoriatit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė ėshtė ngritur njė grup pėr tė kryer verifikimin nė lidhje me njė ēėshtje gjyqėsore, e cila ka marrė edhe njė lloj pėrsosmėrie, ėshtė kryer besoj nė mėnyrė korrekte gjithė verifikimi, ėshtė rezultuar qė prej gjyqtarėve konkretė, emrat e tė cilėve janė bėrė tė ditur pėr tė gjithė median dhe gjithė publikun, se kėta rezultojnė me shkeljet ligjore tė pretenduara. Sipas ligjit dhe sipas taktikės sė kristalizuar nė bashkėpunimin midis Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe Ministrisė sė Drejtėsisė, ky material i ka kaluar ministrit tė Drejtėsisė qė prej ditės sė pardjeshme dhe nė mėnyrė urgjente ky material ėshtė studiuar nga Ministria e Drejtėsisė dhe ėshtė nisur procedimi disiplinor", vijoi mė tej Alibeaj duke theksuar se qė para dy ditėsh materiali u ėshtė dėrguar personave pėr t'u inspektuar dhe verifikuar. Ėshtė detyrim si i Inspektoriatit tė KLD, ashtu edhe tė Ministrisė sė Drejtėsisė pėr tė marrė tė gjithė observacionet nga ana e tė inspektuarve dhe tė verifikuarve, tė cilėt do tė japin pretendimet e tyre nėse kanė njė afat prej 10 ditėsh dhe nė pėrfundim tė kėtij afati, ministri i Drejtėsisė do tė prononcojė dhe masėn konkrete tė procedimit disiplinor. Ministri Alibeaj shprehu besimin se situata tė tilla nuk duhet tė karakterizohen nga ngutja, por duhet tė karakterizohen nga maturia, duke garantuar tė drejtat e gjyqtarėve, por duke e respektuar nė mėnyrė serioze ligjin. "Ndėshkimi duhet tė jetė nė atė masė sa ēėshtja, delikatesa, rėndėsia dhe graviteti i ēėshtjes". Njė afat 10 ditor, tha ai, ėshtė minimal, do tė jeni tė ftuar tė ndiqni edhe mbledhjen e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, ku do tė shqyrtohet nė themel pėrgjegjėsia e gjyqtarėve qė kanė shkelur ligjin.

- Zoti ministėr, ėshtė e vėrtetė qė ka njė konflikt mes jush dhe KLD pėr sa i pėrket edhe faktit qė ka dy grupe inspektimi nė gjyqėsorin shqiptar, dhe nėse ka, pse?

Pyetja e dytė ėshtė nėse ka vėrtet njė konflikt mes jush dhe Shoqatės kombėtare tė Gjyqtarėve?

Nuk ka kurrfarė konflikti midis kėtyre institucioneve, sepse situata ėshtė e rregulluar me ligj. Do tė thotė qė Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė ėshtė ai qė vendos mbi pėrgjegjėsinė disiplinore tė gjyqtarėve, ėshtė organi, gjykata e gjyqtarėve. Ministri i Drejtėsisė, nė bazė tė ligjit, ėshtė i detyruar tė nisė procedimin disiplinor, tė bėjė verifikimin dhe tė saktėsojė masėn konkrete qė do tė merret ndaj gjyqtarit nė rastin konkret. Duke qenė se situata rregullohet me ligj, termi konflikt ėshtė i huaj pėr gjithė kėtė situatė.

- Atėherė pse duhet t'ia kujtonit ju zotit Spahia, nėnkryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, se pikėrisht jeni ju autoriteti pėrgjegjės?

Kjo nuk ėshtė ēėshtje kujtese as e individėve me emra konkretė, kėtu bėhet fjalė pėr institucione qė nuk kanė emra, ka njė KLD, anėtar i tė cilit ėshtė edhe ministri i Drejtėsisė, ka dhe njė ministri Drejtėsie qė do tė kryejė dhe kryen verifikimet dhe kryerjen e detyrės sė saj sipas ligjit. Pėr kronikė po ju sqaroj qė verifikimi i kryer nga ana e KLD nuk pėrmban, siē edhe ligji e kėrkon, qė tė prononcohet ky institucion pėr masėn konkrete. Ky ėshtė njė detyrim qė duhet ta marrė pėrsipėr ministri i Drejtėsisė dhe do ta bėjė deri nė fund. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, nė seancėn qė do tė ketė, do tė shqyrtojė ēėshtjen, do tė shqyrtojė dhe propozimin e ministrit tė Drejtėsisė dhe nė fund do tė vendosė.

Nė lidhje me pyetjen e dytė nuk ka kurrfarė dhe s'ka se si tė ketė asnjė lloj konflikti tė ministrit me gjyqtarėt, sepse janė dy institucione qė janė tė ndryshėm, certifikojnė dhe analizojnė ēėshtje ligjore tė ndryshme. Ministri i Drejtėsisė, nė lidhje me raportin qė ka me gjyqtarėt, tė organizuar qoftė nė konferencė, qoftė edhe nė shoqata, ka vetėm njė detyrim qė tė gjitha shėrbimet gjyqėsore qė duhet tė jenė ndaj gjyqtarėve nė kryerjen e detyrės sė tyre, si gjyqtarė duhet tė ngrihen nė standardin mė tė lartė pėr t'ua bėrė punėn dhe jetėn mė tė lehtė gjyqtarėve nė vėnien e drejtėsisė. Ministri i Drejtėsisė ėshtė duke punuar dhe duke marrė pėrgjegjėsinė konkrete qė kėtė shėrbim ta ngrejė cilėsisht mė lart.

- A bėhet procedim disiplinor pėr gjyqtarė pėr njė ēėshtje qė ata e kanė gjykuar dhe qė ėshtė ende nė Gjykatėn e Lartė?

Sipas Kushtetutės dhe sipas Ligjit "Pėr organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqėsor", dhe sipas praktikės sė konsoliduar edhe tė Gjykatės Kushtetuese nė ēėshtjet qė ka shqyrtuar, kufiri i vetėm limitativ pėr verifikimin e njė ēėshtje gjyqėsore nė funksion tė pėrgjegjėsisė sė gjyqtarėve ėshtė kur vendimi ka marrė formė tė prerė dhe vendimi merr formė tė prerė gjatė gjykimit nė apel, dhe pėrgjegjėsia e gjyqtarėve tė shkallės sė parė dhe gjyqtarėve tė apelit pėrfundon nė kėtė moment, dhe ėshtė ky momenti qė duhet tė fillohet verifikimi. Nuk ka asnjė lloj pengese pėr rastin konkret nė shqyrtimin e kėsaj ēėshtjeje, nė aspektin administrativ. Gjykata e Lartė nuk gjykon mbi gjyqtarėt, por gjykon mbi ligjin dhe nuk gjykon mbi faktet. Faktet janė ato qė shqyrtohen ose nga Gjykata e Shkallės sė Parė, ose nga Apeli, qė do tė thotė se pas Apelit, i vetmi institucion qė do tė mund t'i verifikojė administrativisht do tė jetė Ministria e Drejtėsisė ose Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, sipas rastit.

Blerina TOSLLUKU

 


Home l Redaksia l Forumi l Rreth Nesh l Histori l Kontakt l E-Mail l Login l Regjistrohu
© Copyright 2005 Rilindja Demokratike. WebMaster Eugene Kryez.