Home l Redaksia l Forumi l Rreth Nesh l Arkiva l Kontakt l E-Mail l Login l Regjistrohu

 

 
Grupi Parlamentar
Presidenti
Parlamenti
 Seksionet
 Planet
 Lidhje
lGazeta TemA
lVoice Of America
lBBC Online
lDeutsche Welle
lQIK
lPanorama
lNewsWeek
lTime
lWashington Times
lWashington Post
lNew York Times
lWall Street Journal
 Kryeredaktor Bledi Kasmi

Aktualitet

Deri nė vitin 2013 parashikohet realizimi i disa objektivave nė terma afatmesme dhe afatgjata

Qeveria italiane, 30 milionė euro pėr zhvillimin e ndėrmarjeve tė vogla e tė mesme nė Shqipėri

Nė shtator, sektorit privat tė SME-ve, do t'i shtohet dhe njė fond i ri, njė financim prej 30 milionė euro nga qeveria italiane, nė kuadėr tė strategjisė sė zhvillimit tė SME-ve deri nė vitin 2013, ēka rrit mundėsinė e mėtejshme tė zhvillimit tė tyre. Ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme (SME) vlerėsohen si nxitėse tė rritjes sė nivelit tė punėsimit dhe indirekt, nė uljen e nivelit tė varfėrisė. Nisur nga kjo shkallė rėndėsie, SME-tė janė pėrfshirė nė njė program zhvillimi tė shpejtė 5-vjeēar tė ministrisė sė Ekonomisė, qė synon rritjen e konkurrueshmėrisė sė SME-ve nė vend dhe nė tregjet rajonale. Deri nė vitin 2013, parashikohen realizimi i disa objektivave nė terma afatmesme dhe afatgjata, ku si ndėr mė kryesorėt pėrmenden rritja e numrit tė tė punėsuarve 5% nė vit, rritja 15% e numrit tė ndėrmarrjeve nė vit, rritja e kreditimit dhe e aftėsisė mikrokredituese gjatė 4 viteve me 3-4 herė mė shumė, si dhe ngushtimi i vazhdueshėm i sektorit informal. Nė 2007 ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės ka nisur zbatimin e dy programeve tė reja nxitėse, tė garantimit tė eksporteve dhe tė konkurrueshmėrisė, ndėrsa do tė nisė kėtė vit dhe programi italian pėr SME-tė. Pėrmes programeve, ministria e Ekonomisė ka planifikuar mbėshtetje pėr reduktimin e mėtejshėm tė barrierave burokratike, mbėshtetje pėr kompanitė eksportuese me grante pėr rritjen e konkurrueshmėrisė, pėr kolateral pėr kreditė bankare, etj. Kėshtu, programi pėr mbėshtetjen e rritjes sė konkurrueshmėrisė sė kompanive eksportuese, po vijon edhe kėtė vit, pėrmes njė fondi buxhetor prej 25 milionė lekė. Krahas tij, njė fond tjetėr po pėrdoret pėr mbėshtetjen buxhetore pėr linjat e kreditimit tė SME-ve. "Programi synon qė tė inkurajojė bizneset e vogla dhe tė mesme si dhe mikrondėrmarrjet drejt zhvillimit nė kuadėr tė hapjes sė tregjeve, si njė sfidė reale qė duhet tė pėrballojnė ato vetė", ėshtė shprehur zėvendėsministri i METE-s, Eno Bozdo. Avantazhet qė afrojnė vetė SME-tė, kundrejt bizneseve tė mėdha, qė mbeten ende numerikisht tė vogla, detyruan ministrinė e Ekonomisė, qė njė vit mė parė, tė niste njė program qė synon zhvillim tė shpejtė dhe tė qėndrueshėm tė tyre. Pozicioni i SME-ve brenda sektorit privat, i rreshton nė pozicion primar nė drejtim tė njė zhvillimi tė qendrueshėm ekonomik. Ato zėnė 99,5% tė numrit tė pėrgjithshėm tė bizneseve ndėrmarrje private aktive.

Kontributi i sektorit SME vlerėsohet nė rreth 66% nė punėsim

Kontributi i sektorit SME vlerėsohet nė rreth 64% nė PBB dhe nė rreth 66% nė punėsim. SME-tė ndikojnė nė pėrmirėsimin dhe efikasitetin e tregjeve tė brendshme, pasi pėrdorin mė mirė burimet financiare dhe njerėzore, krahasuar me firmat e mėdha tė bizneseve, por dhe nxisin dhe zhvillojnė konkurrueshmėrinė mes sektorėve dhe tregjeve. Pėrgjatė viteve tė fundit, rritja e SME-ve si sektor, ka pasur qėndrueshmėri, ēka tregon se mbetet ndėr mė kryesorėt nė ekonominė shqiptare. Kėshtu gjatė vitit 2007, numri i bizneseve tė reja u rrit me mbi 15.000 tė tilla, ndėrsa numri i pėrgjithshėm, nė rreth 80 mijė. Sipas strukturės sė punėsimit, SME-tė me 1-80 punonjės, zėnė mbi 99 % tė ndėrmarrjeve aktive nė Shqipėri. Numri i ndėrmarrjeve me mbi 80 tė punėsuar arrin nė rreth 500 kompani, ndėrsa numri i kompanive me mbi 250 tė punėsuar, rreth 60.

 

 

Pėrfundon Ballkaniada e 12-tė e Matematikės, njė medalje Argjendi dhe katėr Bronxi pėr nxėnėsit tanė

Fituesit e medaljeve

1. Tedi Aliaj Medalje Argjendi Fier

2. Sindi Shkodrani Medalje Bronxi Vlorė

3. Disel Spahia Medalje Bronxi Shkodėr

4. Arbeg Gani Medalje Bronxi Elbasan

5. Arnold Spahiu Medalje Bronxi Tiranė

Nė qytetin e Vlorės u zhvillua pėr herė tė parė nė vendin tonė Ballkaniada e 12-tė Matematikės pėr nxėnėsit deri nė moshėn 15 vjec. Pjesmarrės nė kėtė eveniment, tė parin nė qytetin bregdetar, ishin 71 nxėnės nga 12 shtete tė Ballkanit, Shqipėria, Maqedonia, Greqia, Qipro, Rumania, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjė-Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia, si dhe njė grup nga Kazakistani, i ftuar tė jetė pjesėmarrės nė kėtė olimpiadė.Kėtė vit nxėnėsit tanė patėn rezultatet mė tė mira nė kėto 12 vjet dhe rrėmbyen 1 medalje argjendi dhe 4 medalje bronxi, duke lėnė prapa nxėnėsit e Maqedonisė, Qipros, Malit tė Zi dhe Bosnje Hercegovinės. Ndėrsa si grup ekipi ynė i matematikės zuri vendin e gjashtė. I pranishėm nė ceremoninė pėrmbyllėse tė kėtij aktiviteti, ishte edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencės Genc Pollo, i cili pėrshėndeti pjesmarrėsit dhe shpėrndau disa dhurata simbolike nxėnėsve kampionė nė matematikė.

"Ne jemi krenarė, u shpreh Ministri Pollo, -qė olimpiada e matematikės u mbajt nė Shqipėri. Ne jemi krenarė qė olimpiada e matematikės ballkanike u mbajt nė Vlorė dhe qė tė gjithė patėn mundėsi tė tregojnė talentin e dhe punėn e tyre. Jam i kėnaqur, si Ministėr i Arsimit dhe Shkencės sė Shqipėrisė tė shikoj qė Shqipėria qė ka dalė nė kėtė ballkaniadė shumė mė mirė sec ka dalė mė pėrpara, ėshtė njė shenjė e qartė progresi, por gjithsesi kjo ėshtė njė garė dhe nė garė ka gjithmonė nga ata qė fitojnė dhe ata qė humbasin, por miqėsia dhe shpirti i garės ruhen kur janė nė balancė njėra me tjetrėn. Tė tilla gara do tė zhvillohen besoj nė Ballkan pėrsėri nė Shqipėri nė tė ardhmen e afėrt dhe shpresoj qė mikėpritja e siguruar nga vendasit do tė jetė nė mos kjo mė e mirė."

Skuadrat e vendeve pjesėmarrėse ishin tė pėrbėrė nga 6 nxėnės, tė cilėt janė pėrzgjedhur nga olimpiadat kombėtare respektive tė matematikės.

Juria pėrbėhej nga udhėheqėsit e nxėnėsve tė vendeve anėtare dhe kėtė vit u kryesua nga profesor Llukan Puka.

Konkurrimi nė matematikė zgjati dy ditė por eventi synon qė krahas vlerėsimit dhe shkėmbimit tė vlerave nė fushėn e matematikės, ti shėrbejė edhe njohjes sė vendeve organizatore dhe krijimin e njė frymė bashkėpunimi nė rajon. Pjesė e kėtij aktiviteti ishin edhe veprimtari tė tjera qė kanė si synim njohjen e kulturės, tė traditave dhe vlerave tė qytetit.

 


Home l Redaksia l Forumi l Rreth Nesh l Histori l Kontakt l E-Mail l Login l Regjistrohu
© Copyright 2005 Rilindja Demokratike. WebMaster Eugene Kryez.